Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: vdiq aktori i madh Agim Qirjaqi

| E enjte, 01.04.2010, 08:57 PM |


VDIQ AKTORI AGIM QIRJAQI

 

E përgatiti Halit Bogaj

 

Më 28 mars të vitit 2010 , në moshën 60 vjeçare, vdiq aktori i madh  Agim Qirjaqi ,i cili realizoi role të llojllojshme filmore dhe teatrore.U lind në Kolonjë dhe pas kryrerjes së shkollimit profesional filloi të punonte në Teatrin Kombëtar•Bëhet shumë i njohur përmes filmave’’Rrugë të bardha’’/Profesori/në regjinë e Viktor Gjikës dhe ‘’Lulëkuqet mbi mure’’/Drejtori i shkollës/në regjinë e Dhimitër Anagnostit.Me këtë të fundit e fiton çmimin e parë në Festivalin e dytë të filmit në vitin 1977.

 

Duke e çmuar dhe dashur sëtepërmi profesionin e tij ai bëhet edhe regjisor i disa telefilmave në Televizionin shqiptar, mes të cilëve ishte edhe filmi artistik’’Dorina’’/1980/. Gjatë këtyre viteve ai vazhdon punën e pandalshme edhe në disa filma të tjerë, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit të tij në Teatrin kombëtar në vitin 1981.Ai ishte njësoj i suksesshëm si në rolet dramatike edhe në ato komike.Jepte mësim edhe në Akademinë e arteve .

 

Në vitin 1989 trajnohet me regjisorin Xhorxhio Strehler në Teatrin e Romës dhe Milanos,  ku qëndron dy vite të tëra, për t’u kthyer sërish në Teatrin kombëtar dhe për ta vazhduar regjinë në mënyrë edhe më profesionale. Ndonse vazhdonte të mbante kurse , ai merrej edhe me regji.Sidomos shquhet pjesa teatrore’’Rikardi i tretë’’/1992/, për ta vazhduar me një pjesë të Arrabelit për të cilën e fiton çmimin ‘’Aleksandër Moisiu’’.Gjithashtu mbetet i paharruar edhe me dramën ‘’Armiku i popullit’’ e Henrik Ibzenit.

 

Krahas veprimtarive të theksuara më lart ai angazhohet edhe jashtë skensë si përkthyes i disa dramave. Ai merrte pjesë edhe në Këshillin drejtues të Buletinit të Teatrit kombëtar, duke u bërë edhe bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëatre të artistëve të Teatrit/1992/, kurse në sezonin  2002-2003 ishte drejtor i Teatrit kombëtar.Filmografia: Rrugët e bardha, Lulëkuqet mbi mure, Dimri i fundit, Radiostacioni, Skëterrë 43, Në prag të lirisë, Apasionata, Tela për violinë, Rrethi i kujtesës, Stolat në park, Misioni përtej detit, Nata e dymbëdhjetë, Viktimat e Tivarit, Dasma e Sakos, Kolonel Bunkeri, Parullat, I dashur armik dhe Kronik ëprovinciale.

 

Në filmin’’Rrugë të bardha’’, në regjinë e Viktor Gjikës dhe sipas skenarit të Vath Koreshit, bëhet fjalë pëlr vullnetin e një të riu i cili dëshiron ta rregullojë linjën telefonike natën e vitit të ri në mënyrë që njerëzit t’i këmbenin urimet me njëri tjetrin.

 

Personazhi kryesor vdes i ri nga të ftohtit dhe acari për të cilin ndjejmë dhembje të madhe.

 

Në filmin’’Lilëkuqet mbi mure’’ Qirjaqi interpreton me mjeshtëri të madhe rolin e drejtorit të shkollës,duke na lënë përshtypje të fuqishme me rolin e tij plastik.Në film ka mbetur i paharruar roli i drejtorit  në një jetimore kur jep urdhëra për t’i fshirë disa parulla komuniste të shkruara kundër fashizmit.Edhe ‘’Dimri i fundit’’është një film tjetër i shkëlqyer në të  cilin Agim Qirjaqi luan njërin ndër rolet e tij kryesore.

 

Edhe në filmin’’Radiostacioni’’, sipas veprës së Ismail Kadaresë dhe skenarit  të shkrimtarit, Agim Qirjaqi aktron një rol të paharruar. Në film bëhet fjalë për riaktivizimin e një radiostacioni në Tiranë kah fundi i luftës së Dytë botërore. Teuta bëhet spikerja e parë e Shqipërisë së lirë.

 

Edhe në filmin’’Apasionata’’Qirjaqi ka një rol të paharruar.Filmi është realizim artistik , i prodhuar nga Kinostudioja’’Shqipëria e re’’në vitin  1983.Motivi kryesor i Sonatës së famshme’’Apasionata’’e Ludvig Van Betovenit nga një punim i thjeshtë diplome në dashurinë e Mirës/studente e pianos/ dhe Arturit/student i pikturës/.

 

Edhe në filmin’’Tela për violinë’’bëhet fjalë për muzikën dhe një violinist të ri i cili e ka marrë shumë seriozisht konkursin e pranmit në Akademinë e arteve të bukura.

 

Në filmin’’Rrethi i kujtesës’’në të cilin Qirjaqi luan një rol interesant, bëhet fjalë për një grua e cila kthehet në Shqipëri pas një largimi njëzet vjeçar, por e cila tani është me një kujtesë krejtësisht të humbur.Gruaja e sëmurë kishte qenë viktimë e nazistëve të cilët e kishin shfrytëzuar atë për një instrument në trurin e saj për t’ia humbur kujtesën, por Margariata duke u nisur nga dashuria e madhe ndaj vendit dhe të afërmeve të vetë dhe nën kujdesin vigjilent të mjekëve, shërohet tërësisht.

 

Në filmin’’Misioni përtej detit’’ Agim Qirjaqi aktron rolin kryesor në të cilin bëhet fjalë për katër partizanë që zbarkojnë në një ishull grek përtej detit. Ata e kanë dënuar dikë me emër fals, por i cili mbante mbi supet e veta krime të rënda lufte.Misioni ishte shumë i vështirë për t’u realizuar, madje edhe rrezikohej për dështim të plotë.

 

Agim Qirjaqi aktroi edhe në filmin’’Viktimat e Tivarit’’ në të cilin kujtohen ngjarjet e pas luftës së dytë botërore kur në qytetin Tivar të Malit të zi partizanët e Titos i pushkatojnë mijra shqiptarë.Përmes figurave filmore paraqiteti edhe politikani i asaj kohe Ali Shukrija i cili ishte ndër gjakpirësit më të mëdhenj të popullit të tij i  cili në dënimet drakonike politike ndaj shqiptarëve kishte qenë përherë prokuror i zgjedhur nga regjim i serbosllav.

 

Aktori të cilin e portretizojmë në këtë shkrim biografik luan edhe në filmin’’Dasma e Sakos’’në të cilin ngjarjet fantazmogorike vijnë përmes kujtimeve mesjetare.Në këtë film aspirata e vetme njerëzore është liria.

 

Edhe ‘’Koloneli bunker’’i regjisorit Kujtim  Çashku është ndër filmat më të çmuar në të  cilin laun aktori Agim Qirjaqi.Koloneli Bunker është një parabolë politike mbi të cilën regjimi paranoik terrorizoi me dekada popullin e vetë. Është viti 1974 dhe tipi Stalinian i qeverisë Shqiptare që ka tjetërsuar virtytin e gjithë qyteteve të botës tërhiqet brenda një lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto një ushtarak profesionst njihet si “Kolonel Bunker”.

 

Në filmin’’Parullat’’Qirjaqi prapë aktron drejtorin e shkollës, kur ngjarjet zhvillohen në vitet e diktaturës komuniste në një shkollë të fshatit.

 

Edhe I  dashur armik është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 2004, dhe leshuar ne vitin 2006 edhe ne Gjermani. Eshte xhiruar ne Tiranë  dhe Shkodër . Regjizori ia ka dedikuar filmin gjyshit te tij. Personazhi i Harunit bazohet mbi kete karakter real, kurse është i paharruar edhe Hetemi i  A.Qirjaqit.

 

Filmi "Kronikë provinciale" është një bashkëproduksion i realizuar mes "Albimazh" Loreta Mokini (Shqipëri), "8 et Plus" Didier Couedic (Francë), "Revolver" Paolo Maria Spina (Itali), me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Fondin e Jugut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, në të cilin  edhe A.Qirjaqi ka një rol.