| E merkure, 31.03.2010, 08:58 PM |
NËNË SHQIPËRI
Nga Tivari në Çamëri
me Prekuple e Manastir,
nëtëve me hênë e diëve pa diell
NËNË SHQIPËRI
fëmijët t'kanë thirrë.
Kur t'kullonte gjiri gjak,
djepat tunde nê shtrêngatë.
Tokën mbushe me të vdekur
synxjerrë e trupmekur,
sofra e zbrazë kurrë s' të ka mbetur
Dyrrah, Shkup, Siparunt e Ulpianë
kuçedrat t' i kafshuan me dhëmbë,
për to s'lëshove lot as gjëmë,
sa herë re
prapê u ngrite,
në çdo betejë namin rrite,
shtatin dhembja ra forcoi,
besa e armikut gjithmonë të tradhëtoi.
Moj e lashta Nënë Shqipëri,
Evropa në Berlin e në Londër
të la pa dy krahë;
Çamërinë në Jug
Kosovën nê Veri;
eshtrat nën dhe e mbi dhe
sikur i thonê: shtriga plakë ku je!
Zgjohu nga gjumi
sa s'tê mori lumi!!!
Bruksel, 1994
EDHE NJË GUR NË PLAGË
(Nê ditë qê u dha lajmi se në truallin e Universitetit
të Prishtinës, afër Bibliotekës Kombëtare u vu gurthemeli i kishës serbe)
Edhe njê gur në plagë me kryqin mesjetar
helmin sllav e bartë në eshtrat shqiptare,
shesheve të së lashtës Ulpianë;
këmbana karpatiane nesêr do të gjëmojê,
djajtë edhe të vdekur nga varret t'i zgjoi,
rreth pop Pavlit
t'i rrefehen zotit tê tyre shkatërrimtar
për rrugën gjithëkombëtare që shkel në gjak e varr.
Peshkopi Arsinej ngr kokën nga qielli,
gurin e lagur me ujê "të shenjtê"
e lêmon në truallin ilir
ëndërron nê mes tê kryqeve
të shohë hënë e diell!!!
MALLI TË PJEK E DIELLI KURRË S'TË NXEH
Si fluturat pas shiut me krahët e plagosur
treteshim qiellit që kurrë s'e kisha parë,
ma avion ikum prapa diellit
burra, gra e fëmijë
si t'ishim të pagojë e pasy.
Zhurma gëlltiste vajet e fëmijëve,
të zbehura dukeshin fytyrat e të rinjeve
për fatin që na priste në rrugën e madhe
përt t'i dhënë jetë mërgatës qindvjeçare.
Atje ku dimër e verë malli të pjek,
dielli kurrë s'të nxeh
me djalë e nip i huaj je,
me vajzë e mbesê farë e zezë.
Ah, moj çupë e bukur e ti, o i bardhi çunak
qiriu i jetës suaj veç në Atdhe lëshon flakë,
drita e shshndritjes me rritjen tuaj
s'është as sa një shkëndijë nê dhe të huaj.
Mimoeën në Bruksel e pashë,
që shqip s'di të flasë.
Si ajo janë një klasë,
është një shkollë:
a thua edhe sa vjet
bëhen për një U N I V E R S I T E T ?!
PO MË KËRKUAT
Papritur,
pa e ditur
mësova emrin tim të çoroditur!
Po më kërkuat në emër të vërtetë,
në dhe të huaj
s'më gjeni përjetë.
KËNGA PAMBARIM
Është kêngë e vjetër sa kjo tokë,
herë lëshonte shtat si nuse në shtrëngatë,
herë rrudhej nê male sikur t'ishte plakë.
Fushë-varreve i shëronte plagët,
tek djepi prapë jehonte ditë e natë,
rrugën kurrë s'e ndali as në fishekzjarre,
fyellin pse e shoqëron dhembshêm në Veri.
Kjo këngë e vjetër me shumë melodi
për çdo gjeneratê ishte këngë e re,
më e dashura e më e zjarrta për Atdhe.
Kënga pa mbarim jeho me çiftelinë,
myku t'u bie pajeve sot në tokê,
dhëndurët t'i harrojnë
rrugët nëpër botë.
NATA
Nata është pjellë e ëndrrave
dhembjet
si erën me breshërin i përpjek,
pritjeve shtatin ua rrit
si flutura krahët nektar i lëshon në dritë.
Nata gjithmonë s'është e zezë,
zemrat shgpeshherë flakê i ndez
dhe mbjell farën e gëzimit
pas tretjes së lules së kujtimit.
Nata me orë të gjata
lind shpresa,
rrit shtrëngata.
"Klithmë e këngë"(Tiranë, 1996)
Nga Jusuf Zenunaj