| E marte, 30.03.2010, 09:19 PM |
Gani Qarri
Dëshmorve
Se Ku ata lindën apo ku jetuan
Për Dëshmorët nuk pati kurr rëndësi
Për Atëdheun dhe kombin e tyre u flijuan
Që edhe Shqiptari të jetojë në Liri
Të përndjekur nga pushtuesi
Disa patën ikë edhe në mërgim
Por në momentin që filloi lufta
Ata në Atdhe,u kthyen për ç`lirim
Bomba e vuajtjes sa shpërtheu
Në trojet Shqiptare u dha Kushtrimi
Thirrja e Atdheut luftëtart ktheu
Të gjithë si një,Trim pas Trimi
Nën të lutem na i bëj hallall
Mundimet me të cilat na ke rritur
Se në mërgim,zemra na ësht kallë
Për kët Kushtrim të shumë pritur
Nga q`do anë të Shqiptarisë
Dëshmor t`kombit në luftë kishte
Në q`do betejë ku ata luftonin
Atdhe i tyre, aty ishte
Para se të vdisnin lanë porosi
Që q`do ndasi të mënjanohet
Se vetëm bashkimi ynë bën fuqin
Me të cilin Liria jonë fitohet
Ndaj Veprës së madhe të Dëshmorve
Dhe për jetën që dhanë për Liri
I lehtë ju qoftë dheu i Atdheut
Dhe rënies së tyre, për herë LAVDI
Kënga e të Dëbuarit
Çamëria jonë e bukur
Që gjithmonë,shkëlqen si Ar
Na thuaj moj,a s`je përmalluar
Për bijtë e tu Shqiptar?
Këngën kur t`këndojmë
Vehten dotë se mbajë
Për Qamërinë tonë
Zhgrehemi gjithë në vajë
Ty ne kurr s`të lamë
Na ndoqën me dhunë
Jo që deshën Qamët
Grekëritë na DËBUNË
Dhe kurrë su lejuam
Qamërinë për ta parë
Se pushtuesi grek
Ndaloi q`do Shqiptar
Vendet Qame të Bukura
Me fusha dhe dete
Të banuara me Qamë
Fshatra dhe qytete
Kështu ishte dikur
Por ndryshe ësht sot
Në Qamërinë e pushtuar
Përzier këng dhe lot
Në gjith botën mund të shkosh
Por jo edhe në Qamëri
Për shqiptarët Autokton
Kjo ësht Tragjedi
Në mes të Europës
Mu në Qamëri
Dhe sot ndalojnë grekërit
Qamët për tu kthy
Sa të drejtë ka Europa
Kur flet për Demokraci
Derisa s`lejohen Qamët
Të kthehen në Qamëri
A smjaftuan Torturat
Vrasjet dhe Dëbimet
Që dhe sot në këto kohëra
Të jenë n`fuqi NDALIMET
Të drejtë kthimi kanë të gjithë
Kudo qoftë në botën mbar
Përse të ketë përjashtime
Vetëm për Qamët Shqiptar ?!
Kur do vijë ajo ditë e bekuar
Që edhe për Qamët të ketë Drejtësi
Dhe të gjithë Shqiptarët e Dëbuar
Ti kthehen Atëdheut në QAMËRI
Se Qamëria jonë e bukur
Që gjithmonë,shkëlqen si Ar
Nëpër kohë kërkonë pa reshtur
Bijtë e sajë Shqipëtar .
Zhgënjimi
Një Popull si ne shqiptarët
Që Bashkimin e kombit ëndrron
Për ditë e më keq ai zhgënjehet
Nga sjelljet e politikanve kameleon
Qësht gjithë kjo fushatë e egër anë e mbanë
Kaq e kamufluar në histori,e tillë e pa parë
Vallë me vetëdije luftojnë,politikanët e sotëm
Për zhbërjen e Shtetit dhe Kombit Shqiptar
Asesi ta kuptoj ky Popull i mjerë
Vendimin e turpshëm « Parlamentar »
Për ngritje memorialesh pushtuesve
Në Zemër të Shtetit Shqiptar
Dhe grishjen për fabrikim sllavësh
Aty ku kurr nuk pati,në Mëmën Shqipëri
Derisa edhe më tej gjysma e Kombit
Ende sotë dergjet nën robëri
Edhe pse mjerisht Flamujt e serbisë
Veriun e vendit të Dardanisë sundojnë
Parlamentarët e Shtetit të Kosovës
Kundër ndoj shamije aty këtu luftojnë
Besimi i Popullit me të drejtë ësht humbur
Madje në të gjitha trojet ku jetojnë Shqipëtar
Me këso përfaqsuesish në luft për përfitime
Smund të ket ardhmëri as përparim Kombëtar
Cyrih,30 Mars 2010