| E marte, 30.03.2010, 09:23 PM |
Neki Lulaj
Në Beleg afër Deçanit
(Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të masakrës së Belegut)
Mami ! Unë kam frikë.
Biri i nënës,xhani i nënës!
hesht,mbahu..-
qetësohu e,qëndro!
Jemi të rrethuar në Belegun tonë-Nëno.!
Mami,pse ? kështu ne jemi të rrethuar!
Pse po lehin,këta ujqër të tërbuar.
Biri im,shpirti im ,xhani im, hesht.
Se ne jemi të rrethuar,jemi të robëruar.
Mami! Pse kërcënohën këta në gjuhë të huaj.?
Pse janë kështu të armatosur?
Nga ne çka janë duke kërkuar.?
Unë asgjë nuk jam duke kuptuar.?
Biri im ,xhani im.
Ne jemi në vatrat tona, në shtëpinë tonë,
ne Belegun e rrethuar,
nga këta shovenist gjaksorë,
në këtë fund marsi,
të vitit 1999.
Mami.! A do t`na vie në ndihmë UÇK-ja,
po biri im po xhani im!
Mami! ja shiko edhe gjyshin,edhe gjyshën,
e paskan lidhur me pranga,
unë jam shumë i shqetësuar
jam shumë i dërmuar
Mami! unë jam shumë i frikësuar.
Mami! a e dinë Babi.që ne jemi të rrethuar,
a e di ai që neve janë duke na munduar,
e kur do të vie Babi me UÇK-ën,
shpejtë biri im ,shpejtë xhani im.
Ai do t’i ndjekë këta ujqëri të uritur,
Ai do t’i vrasë këta njerëz te çoroditur.
Mami! a po përkundem ne të gjithë
Në të njejtin djep,
46 burra,gra,plaka,fëmijë e pleq,
apo Belegut të Deçanit, po i shkruajmë një histori,
Mami! ndoshta do të na vrasin,
por ne do të jetojmë gjithnjë.
Mami ! ne s`do të vdesim kurrë
as,ata,as ne,as ti as unë
Mami! ne s`do të vdesim kurrë
As ata, as ne, as ti, as unë
Nënës sime
Sonte nënë,
e njoma syrin
me lot malli
nga mërgimi.
Sonte nënë
unë nga largësia,
u çmalla me ty
nga largësia.
Sonte nënë,
mua më iku gjumi
më erdhi tek Ju
atje buzë Lumi
Sonte nënë,
më fluturuan ëndërrat
erdhën tek ju
e mu ngjallën shpresat
Se në odë të burrave,
do t´më gjej agimi
në atë odë t´madhe
ku u lidhë besa e kushtrimi.