Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Teki Dervishi: Shqipëria e Bashkim Finove

| E marte, 30.03.2010, 09:57 PM |


Shqipëria e Bashkim Finove

 

Shkruan: Teki Dervishi

 

Me këtë shkrim, analeve nga qarkullon meridianëve politik, i jap një arsyetim Qeverisë së Greqisë, duke dashur t’ia bëj me dije pse Tirana zyrtare nuk ka bërë notë diplomatike shtetit sekular ortodoks, me rastin e demarshit të gardës elite të armatës greke me shfrimet “do të pimë gjakun e derrave shqiptarë”.

Zoti Papandreu, ja pse hesht Tirana Zyrtare, dëgjoni!

Kur njeriu kujton elitën politike të Rilindjes Kombëtare, që i printe shtetformit të Shqipërisë, e cila asohere (si dhe sot) rrezikohej nga Evropa, kohën kur një grusht intelektualësh shqiptarë arritën t’i sfidonin Evropës, e cila konkretisht (në shumë konferenca dhe kongrese) planifikonte ta zhbënte Shqipërinë nga faqja e dheut, sot, njëqind vjet më vonë, shqiptarëve të okupuar po u prijnë surrogatë antikombëtarë, që janë vendosur në krye të pushtetit si trashëgimtarë të shtetit të Stalinit udhëhequr nga Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha, shtetit të cilin e fituan Rilindësit tanë, me gjakun e miliona martirëve. Kjo falangë e sotme gjithnjë më qartë po shihet se e ka vënë në tezgë pazari greko-serb shitjen e Shqipërisë, që po e arrijnë me ndihmën e EULEX-it.

Edhe një herë, si shumë herë më parë, formacionet ushtarake elite të shtetit të Greqisë (sekular) Ortodokse, në kremtimin e përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti, demonstruan atë që gjatë stërvitjeve ushtarake, ushtrojnë idealet historike të kësaj ushtrie për të pirë gjakun e “derrave shqiptarë”. Kjo është mirënjohja tradicionale greke ndaj kontributit që dhanë shqiptarët në themelimin e shtetit grek!

Pra, këtu nuk është fjalën për shovinizimin historik zyrtar ushtarak dhe politik të shtetit aktual grek kundër shtetit shqiptar. Dua të flas për qëndrimin shtetëror politik që Tirana zyrtare mban ndaj një ekspansioni të përhershëm hegjemonist politik të Greqisë kundër Shqipërisë, që më së miri u pa në pranverën e vitit të tmerrshëm 1998, në vizitën parazgjedhore të Papandreut shokut Edi Rama. Sa më shumë që Serbia dhe Greqia cenojnë dhe shkelin rëndë territorin dhe subjektivitetin e sovranitetit të shtetit nacional shqiptar, elita politike (komplet) e Tiranës koncesionojnë “marrëdhënie miqësore” me Serbinë dhe Greqinë, në favor të ruajtjes së “paqes” (dhe sipas urdhrave të mbrojtësit të kësaj “paqeje” që quhet KFOR) me ata që pretendojnë të pinë “gjakun e derrave shqiptarë”, me ata që e mbajnë të okupuar më shumë se sa gjysmën e territorit nacional shqiptar në Ballkan!

Zoti Papandre, mos u ngushëllo… mos se, ky është shteti i Bashkim Finove dhe Namik Dokleve, shteti i meskinit spiun i EULEX-it Ilir Meta, si dhe shteti i kipcave të tij, që i gjejnë në të gjitha partitë politike të Shqipërisë, deri te PD-ja. Të gjithë janë një brumë, bij të Enverit dhe bastardë të Nexhmijes dhe të Alisë, shegertë (mercenarë, vrasës të kombit me pagesë, pasanikë të revolucioneve “demokratike”) liderë të tipit të Noriegës, që kontrabandën me narkotik e konsiderojnë si politikë nacionale, lakej të UNMIK-ut dhe hyzmeqarë të BE-së. Lexuesi ynë mund të habitet nga karakterizimi i kësaj falange që po punon për zhbërjen e shtetit shqiptar dhe vendosjen e tij nën protektoratin e BE-së, (kolonizimin e tij nga grekët dhe serbët) me të cilët këta kanë marrëdhënie të mira, sipas këshillave të urta të shokut Zhak Shirak, Solana dhe ndonjë inkuizitori tjetër nga përplot elita politike e BE-së.

Zoti Papandreu! Mos u relakso kur shikon kabinetet e kastravecëve arrivistë të demokratëve ish-komunistë ortodoksë në Tiranë, si dhe mercenarëve tu socialist të Namik Dokles! Këta janë barkcullakët e “promovimit të demokracisë” që themeluan “pluralizmin” duke mos pasur brekë nën pantallonat e tyre. I keni blerë lirë! Hidhi sytë pak edhe nëpër faqet e historisë! Vetëm gjatë kohës së Gjergj Kastriotit dhe më vonë gjatë Rilindjes Kombëtare, shqiptarët janë udhëhequr nga elita politike. Në të gjitha “rastet” e tjera Shqipëria ka pasur elitë kuislingësh në shërbim të turkut, të grekut, të serbit. Por, Shqiptaria nuk u zhbë dhe nuk do të zhbëhet kurrë më! Shqipëria nuk gjendet në kabinetet kuislinge të ballabanëve. Shqipëria quhet Popull Shqiptar! Këtë popull nuk mund ta ndalojë më, si edhe gjatë historisë, asnjë komplot ndërkombëtar, siç është ky i fundit i BE-së.

Ata që e kanë bërë dy herë Shqipërinë, do ta bëjnë edhe së treti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëri hyjnor i drejtësisë politike! Drejtësia planetare quhet - USA. Populli i vetëm antik në Evropë quhet - Shqiptar! (Bota sot, 29 mars 2010)

 

Për ZSH: Ilir Kosova dhe Baki Ymeri