| E hene, 29.03.2010, 09:57 PM |
BASTARDHIMI I NJË TRADITE
Dy fjalë për revistën letrare “Jeta e re” nr. 1 2010
Nga Ali D. Jasiqi
Botimi i numrit jubilar të revistës letrare “Jeta e re: vitin e kaluar në 60 vjetorin e saj ,për të cilën çuan pluhur një diletante dhe dy të “kopleksuar” , e zgjoi nga gjumi, për të mos thënë se e tronditi udhëheqësin “Njësisë së revistave” të cilit iu përkujtua se nuk mund të rrijë në gjumë dhe të heshtë daljen e revistës më stazh më të gjatë të se vetmes revistë letrare shqipe “Jeta e re”. Dhe fill pas kësaj bëri emërimin e redaksisë dhe filloi përgatitjet për aktivizimin e revistës,duke menduar se do të vazhdojë traditën e botimit të se njëjtës. Dhe si rezultat i gjithë kësaj këto ditë doli numri 1 për vitin 2010 i “Jetës se re”,për të cilën e kemi fjalën në këtë shkrim. Dhe për habinë tonë në editorialin e titulluar “Jeta e re nis një jetë të re” pos tjerash shkruan edhe disa pohime sipas të cilave redaksia e emëruar bëri publike disa të dhëna që nuk përkojnë me realitetin, përkatësisht me faktet reale . Kështu që në fillim redaksia do të shkruaj edhe ketë sihariq “Menjëherë pas kompletimit të stafit, në adresë të redaksisë (çfarë adrese?) vërshuan tekste ( dhe urime) nga shkrimtarë të mirënjohur nga Kosova,Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Holanda, Franca, Kanadaja etj(siç ?), disa prej t’i cilëve t’i botojmë në këtë numër...” I kërkuam këto shkrime nga vendet e përmendura dhe në fund e pamë se përveç disa shkrimeve nga shkrimtarët e Shqipërisë, të marra nga interneti, gjetëm vetëm shkrime të autorëve nga Kosova dhe shkrime të përkthyera nga gjuhet e huaja. Dhe numri i shkrimtarëve të përkthyer është sa ai i atyre shqiptarë, gjë që nuk ka ndodh asnjëherë në praktikën e deritashme të kësaj reviste. Madje përkthimet, përkatësisht shkrimet e përkthyera, qofshin nga proza, poezia, drama apo edhe studimeve e kritikes letrare u paraprijnë shkrimeve origjinale (?!). Nga shkrimtarët kosovarë revista të ndara sipas gjinive letrare sjellë punimet në Prozë të Rxhep Qosjes,Zejnullah Rrahmanit,Sali Bashotës, Gëzim Aliut ,në Poezi të Agim Vincës,Blerina Rogovës,Adil Ollurit,ndërkaq me Kritikë dhe Ese botohen punimet e Ramiz Kelmendit,Shefkije Islamajt,MIlazim Krasniqit,Osman Gashit dhe Avni Alija ,pra gjithësejt 12 autorë aq sa është edhe numri i autorëve të huaj.
Me kot redaksia përpiqet ta bind lexuesin se “Duke qenë falënderues mirënjohës ndaj kryeredaktorëve të mëparshëm të “Jetës se re”jemi përpjekur që edhe në dizajnin e ri t’i ruajmë shenjat identifikuese të revistës në brendi dhe në ballinë, por natyrisht duke e pastruar nga elementet ideologjike,siç ka qenë, për shembull ,stema me qiriun në mes të librit të hapur e rrethuar me kurorë.(nënvizimi ynë-A.J.).
Ne realitet as ky konstatim nuk qëndron, sepse nga tradita pesëdhjetë vjeçare e dukjes teknike të revistës nuk ka mbet asgjë prej gjejë. Nëse kjo redaksi mendon se traditën e përben vetëm vitet e fundit të daljes së saj, madje as kësaj nuk i janë përmbajte, atëherë kjo do të thotë të mohosh punën pesëdhjetëvjeçare të bërë për mirëvajtjen e revistës. Madje çka është edhe më absurde në faqen e parë shënon se ky është viti i LXI i daljes se reviste e në realitet është viti i LXII. Në popull thuhet ka hy në vitin x, kur i mbush vitet e plota. Këtë të paktën është desh ta dinë redaktorët e rinj të revistës në fjalë.
Kurse konstatimi për elementet ideologjike demantohet mu në faqet e këtij numri, më konkretisht në shkrimin e Ramiz Kelemndit ( dorën në zemër ky autor i përtyp disa herë të njëjta gjëra, shih për këtë shkrimet “Unë, ai i “palltos” se Esadit” “Jeta e re” nr 4 1999 dhe “Letërsia kosovare doli nga mëngët e Esad Mekulit” “Jeta e re”nr 1 2010) , i cili pasi thekson se sytë i barisin mbi kopertinën e numrit të parë të revistës vazhdon “Me ndalen menjëherë mbi atë emblemë simbolike dhe aq domethënëse, mbi librin e çelur dhe flakën e ndezur mes faqeve të tij, në numrin 1 nën te,vendvotimi Prishtinë dhe, se fundit-vitin 1949 “(nënvizimi ynë – A.J.)
Nga kjo shihet qartë se sa e kufizuar është redaksia e tanishme e kësaj reviste ,e cila nuk di të dalloj atë që është simbolike dhe e qëlluar nga elementet ideologjike ,sepse këtu nuk kemi të bëjmë farë me kurrfarë elementi ideologjik, por fjala është për simbolin e shkrimit çfarë është bishtpena që shkruan libra nga e cila do të dali flaka si shenje e jetës në vazhdim,si shenjë që jep dritë e dituri,por ç’ tu besh dallkaukëve që nuk i kuptojnë gjëra elementare,
Shkojmë më tutje:me fjalinë “Deri në vitin 1999 faqet e saj janë mbushur me letërsi dhe atdhetari,kurse tash duhet të përfillim dinksionin e Konicës se letërsi dhe atdhesi janë dy gjera”kjo redaksi e mohon punën pesëdhjetë vjeçare të redaksisë,ashtu siç e kishte hedhë poshtë Konica veprën e Naim Frashërit me konstatimin “1. ish mendje-ngushtë;2 kish një karakter vullgar (nër të tjera vullgarësitë,bëri këtë:u martua me te ven’ e vëllait);3 se ish një zëro i çlëlqyer në fushë të letrave (nënvizimi ynë- A.J.)(nuk la njëzet vjersha që një njeri me shije të hollë të jet’ i zoti t’i këndoj pa merzitë”)...
Në fund të revistës është dhenë edhe ky shpjegim :”Botimin e financoi Ministria e Kulturës,Rinisë dhe e Sporeteve”. Sipas shkrimeve të shtypit ditor kjo ministri akoma nuk i ka nda mjetet për veprimtarinë botuese. Është e vërtetë se Këshilli i Librit ka mbajt mbledhje, madje pa pjesëmarrjen e kryetarit të tij, dhe i ka propozuar ministrit listën e veprave që do të duhej financuar, por ministri akoma nuk e ka finalizuar këtë ide,çka do të thotë se pa nënshkrimin e tij nuk është asgjë e realizuar. Madje kjo redaksi u ngut ta beje edhe promovimin e botimit, në të cilin u dëgjuan fjalë të mëdha e pompoze, çfarë nuk na ka rastit t;i dëgjojmë asnjëherë me parë. Të gjitha këto janë bërë me qellin që ministri të vihet para aktit të kryer, pra që të firmosi vendimi për financimin e revistës, pavarësisht nga bindja e tij. Të shohim se a do të bie në këtë grackë ky ministër.
Numrin në fjalë e botoi NSH Revistat Rilindja me drejtor Demë Topallin kurse redaksia përbehet nga këta emra :kryeredaktor: Ag Apolloni, alias Agim Teneqja,redaktor përgjegjës: Gëzim Aliu dhe redaksia :Gonxhe Boshtrakaj, Agron Y. Gashi, Avni Alija dhe Adil Olluri.