Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xun Çetta: Për një spiun në Parlamentin Gjerman dhe për një realitet që nuk e din opinioni në Kosovë

| E diele, 28.03.2010, 03:09 PM |


Për një spiun në Parlamentin Gjerman dhe për një realitet që nuk e din opinioni në Kosovë

 

Nga Xun Çetta

Xun26@hotmail.com

www.info-cetta,blogspot.com

 

Sa zhurmë po bëhet për një agjent shërbimi sekret të vendit në Gjermani i cili është instaluar në poste apo vende të ndryshme pune !!!.Po ta marrim me mend se sa agjent të shërbimeve të huaja jo vendore janë instaluar në vende të ndryshme pune në Kosovë ku nuk përjashtohet mundësia te kemi edhe jo pak deputet të këtyre shërbimeve. Pra sikur të pasqyrohej ky realitet,do të ishte një bombë në kokat e qytetarëve naiv të cilët nuk dinë gjë se çfarë i është bërë dhe mjerisht po vazhdon ti ndodh Kosovës. Jo vetëm qytetarët naiv në këto punë,por mjerisht në disa mandate apo ligjeslatura të para të kuvendit të Kosovës pas lufte kanë ndodhur lëshime aq të rrezikshme dhe të vrazhda sa që as vet deputetet nuk kanë ditur gjë. Ja vetëm dy raste të dy natyrave në po këtë fushë veprimi :

 

1. Dihet dhe është shkruar e lexuar mjaft edhe pse u ndaluan publikime të tilla për format se si tenderi për instalime të ndryshme në objektin e Kuvendit të Kosovës i është dhënë një firme qe menaxhohet nga shërbimet Maqedone dhe kështu u zbulua fakti se i gjithë objekti deri edhe tualetet në atë objekt kanë qen të përgjuara fal instalimit çfarë ka bërë ajo firmë.

 

2. Dihet edhe pse nuk është shkruar kurrë për skandalin e E.Mail adresave të secilit deputet,ku nëse vizitonim Ueb faqen e Kuvendit të Kosovës dhe shkoje tek deputetet,nen foton e deputetit lajmëronte miu për trusjen e kontakt -E.Mailit të deputetit. Më vite të tëra shumica e deputetëve jo vetëm nuk kanë pas qasje në internet por nuk dinin se çfarë është E.Mail adresa.

 

Ne i kemi shkruar ndonjërit deputet varësisht kush kënd ka njohur apo për ndonjë trajtim tjetër problemi,por deputeti të cilit i kemi shkruar nuk ka qenë pronar i asaj E.Mail adrese as që ka ditur se ka E.Mail adresë në emrin e tij e lere më ta din kodin personal ???. Këtë realitet nuk e din opinioni e as shumë nga ju qe tani po lexoni,mjerisht janë hjekur ato E.Mail adresa spiunimi dhe akoma sot jo pak deputet të manipuluar nuk dinë se sa E.Mail letrat e tyre i ka lexuar ai i cili i ka hapur ato posta elektronike deputetesh...

 

Këtë që tani e bëj publike e kam të verifikuar më shumë se një rast  dhe kam has që deputeti të jetë ndier keq,shumë keq kur u zbulua se deri ku ka shkuar manipulimi i deputetëve.

 

Unë nuk mund të mos e them një realitet të hidhur i cili po dhemb,po dhëmb shumë e për më keq aj realitet po vazhdon mbi Kosovën të cilën po e zhbëjnë shërbimet e huaja me politikan vendor por tërësisht servil,përfiter dhe karrierist të pa skurpulltë në politikë.

 

Falë këtyre praktikave Kosovës i kanë hyrë në borxh në të kaluarën,vendor e nderkombëtar,i hynë borxh në këto procese dhe po vazhdojnë që pamëshirshëm ta tjetërsojnë Kosovën nga prona e vet,nga kombi,nga tradita,gjuha e kultura dhe vet vlerat morale si njeri,atje po tjetërsojnë njeriun !!! e kjo nuk ka si të mos gjeneroj konflikte të përhershme nen atë qiell.

 

E keqja pjell të keqen,të gjithë këta më politika e shërbimet e veta i kanë borxh Kosovës a vet Kosova e plagosur nga këto politika nuk po mund të dali nga borxhet  çfarë ka pas ka dhe vazhdon të ketë para pjellës se vet besnike,pra para bijve dhe bijave që kanë bërë dhe nuk ndalen se vepruari për Kosovë. Zoti në qiell dhe njeriu normal në tokë e kanë vështir ta besojnë se do shkon gjatë kjo praktikë.

 

Tani po ndihem si i tepruar deri në monotoni,por dje në facebook ishte një temë mbi nacionalizmin dhe patriotizmin se si shpjegohen këto në Kosovë ? ku komenti im i cili do lidhet edhe me këtë temë këtu  ishte :

 

Nacionalizëm i sëmur   madje tmerrësisht i dëmshëm është kur improvizon patriotizmin që nuk e ke pas kurrë,për kunrazi ke luftuar në qeliza atë dhe tani për ta mbuluar krimin çfarë i ke bërë kombit,fillon dhe pa kontroll gjoja urren ish pushtuesin dje të cilit i ke shërbyer pa ditur se kah po shkon kombi përkatës. Ky ,,nacionalizëm”është katastrofa e proceseve,është bllokim i politikës së jashtme si dhe helmim e politikës dhe mardhënieve të brendshme.

 

Kjo vlen ekskluzivisht për ,,nacionalizmin Shqiptar” në Kosovë,,nacionalizëm” ky të cilit po i shohim sherrin,duke u çfaqur si i tillë ky ,,nacionalizëm”  e cili më në fund po krijon identitetin  e vet si komb  Kosovar për ta përplasur Kombin shqiptar në konfuzitetët e radhës edhe në shekullin e ri.