Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adem Berisha: Poezi nga libri ''Krenaria dhe pikëllimi''

| E diele, 28.03.2010, 02:59 PM |


 

Adem Berisha

 

 

KUR ZOTI BËRI BOTEN

 

Kur zoti bëri boten

me plot mrekulli

i fali kësaj të veçantën

që quhej ILIRI.

 

I fali tokë e det

dhe shumë begati,

i fali edhe një kalá

që sot e quajnë SHQIPËRI.

 

Dhe në shqip ai porositi

që shqiptarët ta kuptojnë,

token dhe det’n e tyre

me çdo kusht ta mbrojnë.

 

Bëhuni tha të vyeshëm,

të dashur e humanë,

po e deshët ju veten,

unë gjithë me ju do të jam.

 

Dojeni tha njëri tjetrin

siç doni edhe veten,

dojeni gjithë çka ‘u fala,

ju duhet të gëzoni jetën.

 

Ju fala edhe tri fé

me një zot përmbi,

kjo s’është hendikep

por është begati.

 

Ju dhashë gjergja e skëndera,

pjetër buda e naima,

qëndrojnë lartë këta si skiftera

dhe shkëlqejnë porsi vetëtima.

 

Unë ju dhashë dhe shumë azema,

shumë adema dhe ibrahima,

që për të mirë ishin emblema

vetë i zgjodha këta  për trima.

 

 

 JEM’  KRENARË QË   . . .

 

 Kurrë nuk ishim arnautë,

 kurrë nuk ishim as “shiftarë”,

 kurrnjëherë nuk qemë hajdutë

 jem’ krenarë që jem’ shqiptarë.

 

 Kurrë të huajën nuk lakmuam,

 e për t’onen derdhem gjak,

kurrë askënd nuk e sulmuam

gjithë na u desh të marrim hak.

 

Kurrë varreza nuk shkatërruam,

shishen “mbrapa” nuk e shtiem,

kurrë askënd nuk e dhunuam

s’e turpëruam kurrë shqiptarinë.

 

Martinoviqtë e “vdiqët” tjerë

krejt çka munden inskenuan,

vollën helm e vollën vrer

më në fund turpshëm dështuan.

 

Gjithfarë emrash na adresuan

që mbarojnë me “ist” dhe “ist”,

dhe më në fund nuk hezituan

qe të na quajnë kanibalistë.

 

Mirëpo, edhe zoti vetë ka thënë

që kjo tokë askujt s’i falet,

askush në shpinë këtë nuk e solli

nga Urali as nga Karpatet.

 

Krejt ku bukës i thonë bukë

e krejt ku ujit i thonë ujë,

le ta di dhe zoti vetë

s’do të sundojë më kurrë i huaji.

 

 

RRJEDHË QË KA NJË FUND

 

Qysh se u shpërbë Iliria

në vazhdimësi e deri n’ditë të sodit,

jo kurrë turri nuk iu ndal

vuajtjes, tmerrit e as eksodit.

 

Qysh nga koha e Bizantit,

qe nga Roma dhe Turqia,

gjithë mëkatet që këtu ndodhen,

s’erdhën vetë por nga Serbia.

 

Asnjëherë kjo nuk ish vetëm,

për t’i prerë shumë degë të mia,

krah i djathtë i Serbisë ishin

plakë Evropa  dhe Rusia.

 

Ishin Londra e Berlini,

ish Versaji e Shën Stefani,

qe bekuan shumë padrejtësi

rëndë e paçin këta djalë mbas djali!

 

Padrejtësi baras me krimin

të mallkuar edhe prej zotit,

ua kanë bërë këta të gjithë shqiptarëve

duke i ndarë n’gjashtë shtete të sodit.

 

Dhe, në prag të shekullit njëzetenjë

kur këto vargje unë i shkrova,

ndodhi prapë eksod i rinj

pa shqiptarë desh të mbes Kosova.

 

Por, kur don Zoti me t’shpëtuar

nga stuhia që s’di të ndalet,

Billi e Toni janë dakorduar

këtij përbindëshi më të mos i falet.

 

Qe kjo tokë të mos mbes pa zot,

bijtë e sajë t’i mbajë në gji,

nënat më të mos derdhin lot

përgjithmonë këtu të ketë liri.

 

Na të  bijtë e këtij nenqielli

kurrë këto të mira s’i harrojmë,

sa të jenë toka e të rrezojë dielli

Bill e Blerin do t’i kujtojmë.

 

Më në fund t’i lutemi zotit

një dëshirë qe të na e plotësojë

për Amerikën me miqtë e sodit,

ndihma e Tij kurrë të mos mungojë.

 

 

BIJA E SOVRANIT

                                

E dalë nga gjiri i popullit

të Kosovës nënë,

me nderë dhe krenari emrin

Ushtri Çlirimtare e mbanë.

 

Me emblemë të UÇK-së në krah

e flamurin Kuq e Zi,

anë e  kënd Kosovës

lufton për liri.

 

S’e ndal shiu as bora,

s’e tremb gjylja e topit

kurrë nuk i dridhet dora,

mbesës së Gjergj Kastriotit.

 

Nuk i trembet vdekjes,

nuk i trembet varrit,

është kjo luanesha,

bija e Adem Jasharit.

 

Përpara i ka vënë vetës

detyrë të shenjtë madhore,

Kosovën të çlirojë

këtë tokë të shtrenjtë arbërore.

 

Popullit i ka dhanë besën

kombit i është zotuar

Flamurin Kuq e Zi

nga dora për të mos e lëshuar.

 

Të jep gjithçka nga vetja

gjakun e rininë . . .

Eu, . . . Zoti e bekoftë ore!

mbi të gjitha e kishte Lirinë.

 

Dëshmorëve që ranë për liri,

të rënë për të mos vdekur,

populli do u këndojë lavdi

me dashuri e respekt të paepur.

 

 

DESHMORIT TË RËNË

 

Edhe shqipja e malev’ tona

lakmi të kishte ty o trim,

çka është frika kurrë nuk dije

Ti për ne je udhërrëfim.

 

Si rrufe që vije prej qiellit,

si vetëtima që shkrumbon,

vdekja jote shumë e hershme

zemrat tona na i përvëlon.

 

Jo, për ju unë nuk kam vdekur,

në zemrat tuaja rrënjë kam shti,

siç kam qenë, i tillë kam mbetur

tash jam lule në pavdekësi.

 

Kurrë për mua mos derdhni lot

as harenë mos e ndaloni,

zemrash të juaja nuk ndahem dot

gjithë me mua do të bashkëjetoni.

                                                 

Shokët këngën të mos e ndalin,

le të këndojnë si në ditë të mira,

veç nga ‘i pikë lot le të ma falin

bashkë kaluam ne kohëra të vështira.

 

 

DRITAT QE NUK FIKEN

 

Ai m’kujton Azemin,

Ajo më kujton Shotën,

vepra e të cilëve

pat mahnitur boten.

 

Dinin çka kërkonin,

për te edhe punuan,

dinin të luftonin

për atdhe u flijuan.

 

Vepra tyre e ndritur

kushtuar atdheut

rrënjët i ka të thella –

nga kohë e Skënderbeut.

 

Fehmiu edhe Xheva

Yje të Lirisë do të mbesin,

në zemrat e këtij populli

ata kurrë s’do të vdesin.

 

Si dëshmorë të Lirisë

të Kosovës nënë,

në historinë e lavdishme

vend të merituar kanë.

 

Porositë që na kanë lënë

në vend do t’i çojmë,

mësimin edhe punën

kurrë nuk do t’i lëshojmë.        

                  

Populli por edhe koha

tash nga ne kërkojnë,

Kosovën tonë të dashur

shpejt ta lulëzojmë.

 

Mos të humbasim kohën

të shtrenjtë porsi flori,

populli le ta ndiej

se jeton në liri.

 

 

M A L L K I M

 

Mallkuar qofshin  këta idiota,

kaq të pa shpirt si mund të jenë?

i marrtë lumi e i lëshoftë toka

të mos e ndotin më tej dhenë.

 

Kurrë kënaqësi mos përjetofshin,

për jetë qofshin të mallkuar,

si është më zi jetën kalofshin,

zoti i bëftë pluhur e gurë.

 

kurrë mos paçin shend e verë,

fara e tyre mos u shtoftë,

jeta për ta u bëftë skëterrë

dheu mbi varr i rëndë iu qoftë.

 

Këta edhe token e shëmtojnë

si stërnipa të Kainit,

në... djall të mallkuar ata le të shkojnë

qe t’ua lëshojnë frymën njerëzimit.

 

Të gjitha mëkatet që kanë bërë,

gurë në qafë n’atë botë i paçin,

kurrë mëshirues për ta mos pastë

që nga koka tua heq saçin.

 

Këta u djegshin e u përvëlofshin

e mbi dhé mos dalshin më,

të gjithë u zhdukshin nga kjo botë

kurrë mos paçim më punë me ta.