Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Shokët

| E diele, 28.03.2010, 07:37 PM |


SH O K Ë T

 

Nga Luan Çipi

 

Jam ulur e shkruaj për shokët e mi të fëmijërisë, tani moshatarë, mbi 70 vjeçar, që mblidhen të festojnë bashkërisht, përvjetorët e lindjes.

Njëkohësisht nga kompjuteri po dëgjoj Enriko Karuzon. Muzika e harmonizuar dhe e përshtatur, shoqëruar me instrumente dhe teknikë bashkëkohore, është regjistruar në një CD-i me 150 këngë, që i solli Llazari nga Kanadaja, dhuratë nga i biri, pas një vizite turistike atje. Magjepsem nga zëri dhe muzika me këngët e zgjedhura. Ato, perla të gjenisë njerëzore, kanë ngadhënjyer prej qindra vjetësh dhe nuk harrohen, sa të jetë njerëzimi Ato ngelën të pavdekshme, se u krijuan dhe u hodhën në letër nga njerëz të talentuar e të kujdesshëm, vetëm nëpërmjet 7 notave muzikore. Kështu veprojnë edhe peshkatarët e mençur e guximtarë, që nxjerrin brilantet nga thellësia e oqeanit.  Po të liheshin atje, në errësirën e ftohtë, askush nuk do mrekullohej prej tyre.

Po shokët e mi të vegjëlisë, vlonjatë të mbledhur në Kryeqytet, nuk janë brilante vezullues? Secili e ka shkrirë jetën, sipas mundësive që pati, për Atdheun, Vlorën, shoqërinë dhe familjen e vet. Në shenjë respekti dhe dashurie për ta, po mundohem të shkruaj, për secilin, ndonjë karakteristikë dashamirëse mos’harrimi:   

 

U lindën të gjithë në Vlorë

Këta shokë të vegjëlisë,

Ndaj u lidhëm dorë për dorë,

Si  në fillin e tespisë.

 

Më i moçmi  ish Ymer Veshi,

Atdhetar dhe luftëtar.

Vet jeta i buzëqeshi

Mban kudo një vend të parë.

 

Pranë tij rrinte Pip Papaj,

Me pension nga Berluskoni.

-S’doni kafe?- Pini çaj

Të ëmbël, me lëng limoni!

 

 

Për krah i qëndron Laveri,

Mesaplikas, mjaltë e kripë,

Që s’u nda nga revolveri

Dhe kapela “republikë.”

 

Krenar na bën Lul Golemi

Pedagog, akademik.

Si nuk i shteron “mademi”

Shkencëtarit simpatik.

 

Ç’të them për Niko Gjyzarë,

Njeriun me shpirt brilanti,

Dinjitoz, si dhe më parë

Bujar, paqësor, si  Ganti.

 

Ja, doktor Sadedin Gjoka.

“Merakli”,  humanitar.

Ç’vlera do na kishte koka

Pa dhëmbët margaritarë?

 

Duro Mehmet Mustafaj

Shkëlqen nga Hor’ e Vranishtit .

Kandil i mbushur me vaj,

“Gjyshi” penën s’ja ndan gishtit.

 

Poetin të gjithë e duan

Delikat, si lule shelgu,

Mediton, kujton e shkruan

Krejt i freskët Irfan Bregu.

 

Axhem Gjonaj, energjik

Optimist e zemërdet,

Kur e kthen labçen me grykë,

Sikur ka në grykë gërnetë.

 

Perlat Rama, tym e flakë,

Gjoksin ja shpalos veriut,

Me kulturë Manxhar-Polak,

Ka kërkesat e të riut.

 

Sezaiun e Hoxhatë,

Fjalë pak e bëma shumë,

Pranë e kemi, dit’ e natë.

Mos pandehni se fle gjumë.

 

Diplomati Piro Veshi,

I urtë, i mençur, i dlirë.

Thoni, nuri, kujt si qeshi,

Kur u njoh me të më mire?

 

Nga Papajorgjët Llazari

Duket më autoritari;

Në ballë qëndron, hovardari,

   Me ofiqe Kryetari.

 

Një cep na e zë Harilla

Dashamirës, shok i rrallë;

Për mendime dhe këshilla:

Filozof, Sokrat i gjallë.

 

Milto Shuka nisi, shkoi

Brodhi Botën, ku nuk qe,

Më pas u ul, libër shkroi:

“Edhe ne ishim atje.”

 

Nela Moskon, kur dëgjoni,

Kafja u duket e athtë.

Vret e pret “ekstremi  i djathtë”

Si, dikur, Kollokotroni..

 

Herët, dielli sa ka çel,

Vangjel Kuqi rrugën merr.

-Jo kafe, një “Kaçurel”,

Unë s’ jam si ca të të tjerë.

 

Lili Dodi, “statistika”,

Ndrit, si diell, që akujt shkrin,

Mendjen mban nga Amerika,

Sytë - te malet Apenin.

 

Ky Xhoxh Bitri, inxhinjer

Më shum ri në Itali,

Vjen e duket nganjëherë,

Kafen e do me raki.

 

Reshat Kripa  gishtin tund,

Si i ri dhe i moshuar,

Na jep kënaqsi t’ pafund

Poezit duke kënduar.

 

Edhe Dusho Dushaj Ftera

Hiqet e flet si vlonjat

Aqsa Sabavet Ymeraj

Thote: Boll, ti, mos e zgjat.

 

Vlonjat është Nexhat Mersini,

Nga, kapso, fshati Çeprat,

Insiston Vasillaq Ndini,

Që për sport flet ditë e natë

 

Të gjithë vijmë e zëmë qoshet

Ngrohtësi, vatër me zjarr;

Qyfyre dhe muhabet

Si në Vlorë, vite më parë.

 

Flokët na janë zbardhur, mustaqet me thinja.

Vijnë Kudret Arapi dhe Tajar Bonjaku,

Herë Taulla Bimua, herë Fatosh Voshtina

Kreu gjithnjë ruhet, në krye më plaku.

 

Rrijmë të mbledhur tok, burri karshi burrit,

Si  në Topana, si në Muradie

Si  pranë Monumentit, te Sheshi Flamurit,

Si në Pisorrugë, si në Çerekçie,

 

Si te Kali Trojes, te Sheshi Kateqit,

Te Vapori Mbytur a mes te dy Mole

Te Bishti Kalldremit, te Furi Meleqit

Te Pusi Mezinit, në Kume, në Çole.

 

Njëri është ” Babaçja”- Doktor Sadedini,

Tjetri është “Agaçja”- i Bimashi, Taulla,

Janë të gjithë të mirë, s’kini ku ti vini,

Njeri shok mbi shok, tjetri vëlla mbi vëlla.

 

 

 

DURO MEHMET MUSTAFAJ

 

Profesioni gazetar

Është vlerësuar përherë

Unë Duron kam ndjerë e parë

Publicist, mbi shumë të tjerë.

 

Analist, që plot guxim

Gjithë jetës shqipen shkroi,

Vepra letrarësh të rinj

Nxiti, ndreqi, redaktoi.

 

Bashkohës me Driteronë,

Kadarenë dhe Arapin,

Në plejadë me ta qëndron,

Në një start e nisën vrapin.

 

T’i mbledhësh shkrimet e vjetra

Bëhet një mullar me letra,

T’i qëmtosh, t’i ribotosh,

S’të del koha t’i lexosh.

 

Dhe si gjysh  ka plotë ide

Që ndër vite iu mëkuan.

Mos kujtoni se po fle:

Mediton, ndreq edhe shkruan.

 

Jo se unë kam parandjenjë

Shoh e njoh “ vijën e dorës”,

Kam besim: Do të shkëlqejë

Pleqërisht, Durua i Vlorës!

 

Dorshkrimi në punim

Me intrigë e dashuri,

Vrasje, ndarje e bashkim.

 “Mrekullia në shkëlqim.”

 

O poeti ynë me vlerë,

 Bashkmoshatarët në Vlorë,

Dhe njëqind libra të tjerë

Të urojnë në përvjetor.