| E shtune, 27.03.2010, 11:13 AM |
Linda Fejzaj
Poezia e Linda Fejzajt bie në sy për freskinë, këndvështrimin, dhe në mënyrë të veçantë për analizën e brëndshe të mendimit. Shquhet për modestine e saj në varg dhe në jetë.
Pilo Zyba
DËSHIRË
Nje jete te tere renda pas teje,
dhe bota me dukej veshur ne rubin,
te shihja naten kur tek yjet shkoje
kur puthje henen gjithe shkelqim...
Ah,te kisha krahet e pulbardhes
tek ty do rendja gjith gezim,
sterkalat,te benim fjale dashurie
mbi dallge te vallzonim,gjer ne agim...
Ne krahet e tu ,ti te me merrje
e bashke te niseshim per fluturim,
un fjongo e bardhe qe prek endren
ti fjongo e kalter qe prek mbrekulline.
Vegim lozonjar,s'me le te mbyll syte
se vec prane teje gjumi me ze,
o puthje e gjate qe tret kaq mistere...
ne oqeanin tend do mbytem e sdal me...
KËRKOJ VETEN
Mes dhimjeve te viteve
kerkoj vehten diku,
as vet s'e di perse
as vet s'e di se ku.
Kerkoj ne erresire
me hijen time te luaj,
te qaje...te qeshe...
te eci dhe te vuaj...
Kerkoj ne horizonte
kerkoj por s'gjej gje
mos valle ne hijen time
nuk jam as une me???.........
NËNA
Ne reren e detit qe puthet me vale,
me lapsin magjik po shkruaj nje fjale
kjo fjale magjine e bukur shperndan,
therret "NENE" si simfoni anembane....
Nga kjo fjale dhe dielli mallengjehet,
"NENE"therret dhe e puth me rrezet,
Natyra me dritat verbuese,
plot mall,ty nene therret me zerin e saj...
Une lumturohem nga kjo gje e rralle,
qe buron nga shpirti yt i bardhe...
nga thinjat e tua qe derdhen si ar
NENE te them gjithmon qofshe e bardh...
ti me dhurove jete...drite...bukuri...
ti me dhe ndjenje ...me bere njeri...
ne kete dite te bekuar dua te te uroj...
TRISHTIMI...
Une ,ti dhe trishtimi,
Te ulur ne prehrin
e vetmise
Idete dhe mendimet
e mia,
Vorbull ne mendjen
e dashurise,
Ne zemren e saj
te pafajshme,
U struka padashur
nje dite
Ne syte e perlotur prej dhimjes
Ngeca
Aty pabesia me zuri
prite
Qeshte e me pas
ngerdheshej,
Dhe krifen e arte tundte lehte,
Si hipnoze vepronte
mbi trurin,
Mendjen ta conte tek
rete
E mjergulluar teresishte prej ndjenjes
AJO,
mendje me nuk punoi
S'me erdhi keq per
mendjen.
Por per zemren e gjore.
Qe me nuk diti
te dashuroj...