| E shtune, 27.03.2010, 04:28 PM |
Eriola Musaraj ka lindur në qytetitn e Vlorës, ka mbaruar universitetin në degën ekonomik dhe punon si në këtë profesion.Por si do të shikoni dhe vetë pasi të lexoni poezitë e saj, ajo bie në sy për talentin, mënyrën, dhe ndjeshmërinë e thellë.Ndërtimi, këndvështrimi i veçantë dhe shprehja e tyre me art mendoj se e bëjnë poezinë e saj të ndahet nga shumë botime që sot mbushin faqet e librave dhe gazetave. Ç’do lexues që mërr në dorë këtë poezi, e ndjen veten pjesë te artit të kësaj vajze të talentuar.
Pilo Zyba
VAMPIR
Të ftoj përmes frymëmarrjes brenda
Të më hysh.
Përziejmë shikimet që çastin përpinë,
Dhe zërin tënd në dënesjet e mia ta mbys.
Një ndjesi e tërbuar në vena më rrjedh,
Afsh, turbullim, përcjell për tek ty.
Ti gjak të valuar nga trupi më nxjerr,
Teksa etshëm thith dëshirë, në trup, buzë dhe sy.
Vampir që më thith njerëzoren,
Thyen të llogjikshmen dhe më shndërron çmenduri.
Tani që fatet bashkë i ndërruam,
Më thuaj, ç,quhesh ti?!
Tek ti epshet me ekstazë u ngopen
Por etja
Sërisht kafshomë, natës ti falemi
Të jap e të marr nektar ëndrrash dua.
LËRMË TË TË THEM: TË DUA!
Lërmë të ë them: Të dua,
Këtu mes perëndimesh harruar.
Teksa shikimet e tua të turpshme
Mbi kraharorin tim kanë pushuar.
Lërmë të të them: Të dua,
Dhe pse tani valët po puth.
Se ndoshta nesër ky det dashurie
Shpirtrat me afsh s’do të na i mbushë.
Lërmë të të them: Të dua,
Këtë çast ku dita thyhet në mbarim.
Ku unë dhe ti jemi një e vërtetë
Yje që lindin si shpresa në zgjim.
Lërmë të të them: Të dua,
Lërmë ta gdhend skulpturë këtë ndjenjë.
Që ti të kesh ç’të marrësh me vete
Përtej të tashmes ku unë s’do të jem.
Lërmë të të them: Të dua,
Se ndoshta nesër do të jetë vonë.
Jeta nuk dihet ku do të na hedhë
Nga ëndrra mos zgjohemi e ky çast na shkon.......
PA TITULL
Shpirti im sonte nata digjet,
Yjet shuhen në përqafim.
Puthjet, prekjet, pëshpërimat
Drejt hënës nisen n’mërgim.
Butësisht damkosin rërën
Trupat tanë të mpleksur keq.
Gjurmët e dëshirës sonë
Vala tutje i tërheq.
Sonte s’ka botë por veç hapësirë,
Univers ëndrre që na fton.
Afshi yt në afshin tim
Një galaktikë të re zbulon.
Sonte s’ka kohë, janë veç dy shpirtra,
Ngatërruar zemrat në një premtim.
Flakërojnë qiej e ndezin natën
Tek përbetohen për dashurinë.
O i shtrenjti, miku im,
Ndjenjë që zemrës rrjedh si lumë
S’di si s’shuhem e lumturuar
Kur më thua: Të dua shumë!
S’di si s’vdes nga prekja jote
Ndizem, shuhem, prapë e prapë.
Mbetem peng i ndjenjës time
Krahët e tua më bëhen lak.
Kometa që digjemi nëpër qiej
Zjarr që veçse zjarrin do.
Më shkrumbon frymëmarrja jote
Digjem e s’të them dot: Jo!
Ky kataklizën nuk njeh më ndarje
Tej këtij bashkimi s’ka më asgjë.
Pa qënien tënde nuk ka më unë
Shkrihen hapësirat e bëhen një.
Thahen dhe lotët nëpër puthje
Kjo luftë e ëmbël dhimbje s’njeh më.
Le të klithë bota teksa digjet
Ne le të duhemi pa zë.........