| E shtune, 27.03.2010, 07:56 PM |
KALOSH ÇELIKU
MUROSJA E MIKES NËN RRAP
PËRPARA “ILIRISË”
Dhjetë ditë e dhjetë netë kam ndejtur në Liqe. Ditën e njëmbëdhjetë dola në breg, i vesha brekët dhe u ktheva në dhomën time me libra. E ndeza një qiri dhe e hapa një libër. O Imzot, mes dy shtambave me verë e pash varrin tim. Mikja rrinte gati me kaci në dorë. E priste xhenazen time, të cilën s`kishte kush ta hipë në qerre, pas Çuke sjelli mes varreve. Nusja me pashterkë të kuqe, më shkruante epitafin:
Vera dhe Mikja gjithë jetën
e varrosën nën Rrap.
Zonjën Vdekje - Nuse
e takoi në Voskopojë
që përpak e dhunoi në varr.
Edhe kësaj radhe ia hodhi
Për çudi lindi në Korçë.
Dhe, për Ty ngriti dolli…
Papritmas cingërroi telefoni:
- Hë, ta prisha gjumin?
- Jo, jam i zgjuar. Gjithmonë dua Ti të ma prishish gjumin. E di pse, ngase nuk dua Zonja Vdekje të më gjej në gjumë.
- Ëhë, do të thuash të të gjej unë në shtrat. Po, a e di ore i mjerë se unë t`i përzë të gjitha xhindet. Një hajmali ta vari përqafe, deri në fund të këmbëve…
- E di, po nuk trembem. Nëna qysh si fëmijë më ka varë hajmali përqafe... Edhe një pare metalike në ballë... Ditën e verës, verore. Për Shëngjergj, ngjyenim edhe vezë të kuqe... Njëzetë... Tridhjetë... Pesëdhjetë… Ende pa u zgjuar nga shtrati na i skuqte bythët me degë thane... Edhe na stërpikte me ujë…E dini, pse?! Jo, nuk e dini. Që të bëhemi të forte si thana…
E zgjidh veten nga shtrati dhe fluturoj mbi çatia. Një dritare rri hapur gjithë natën e gjatë krah me krah. Edhe një dritë... Qiriri... Ndodhë, edhe dy shtamba plot me verë, që mezi presin t`i shterë deri n? agim. Ngadalë e fus kokën, mes poezive ku rrokulliset Shkrimtarja. E ka lidhur veten me vargje dhe pret ta zgjidh unë me magji... Kaçakçe i futem në dhomë dhe e çmendi në mes të librave. Gjithë natën e gjatë ia përzë xhindet dhe të nesërmen e varros pranë varrit të Baba Shehut...
- E kuptuat tashti si rrokullisen shtambat me verë… Shkruhet poezia...
Librat e rreziksh?m...
- Po...
- Atëherë, çka prisni, pini verë!... Rrokullisni shtamba me ver?!... Bëni
dashuri mbi varrin e Baba Shehut!...
- Jo, se na shqep dru Nusja me pashterkë të kuqe...
- Edhe Nusja me pashterkë të kuqe është shterpë... Baba Shehu duhet t`ia
përzë xhindet mbi varr... Edhe njëherë... Edhe njëherë... Edhe njëherë... Në fund, një shpullë bythëve: me shëndet!... Hi-hi-hiii...
Gati për çdo javë shkoj në vendlindje, Kërçovë. Qytetin ku i kam ngulur rrënjët, ndërsa degët i kam lëshuar në Shkup. E bëj një ikje nga Qyteti i qyqeve… Bërlloku… Pesë ditë pune, lufte me penë, dhe dy ditë të mia që i kaloj në rrugë e kafene për t`u takuar me personazhet e librave…
Gjithë ditën e gjatë i kërkoj nëpër Qytet. Ua zgjas dorën, përshëndetemi pse jo edhe të pimë nga një kafe. E takoj Plakun me abetare, që bërtet në mes të Qytetit se u ka ra Ujku nd?r dele. Rrëzohet në asfalt pas një kontejneri, duke hedhur konzerva të zbrazëta me të cilat i ka mbushur xhepat e gunës. Xha Cutin, që bën plane për zgjidhjen e çështjes shqiptare, që dy lidershipat tanë, me mjekëra e pa mjekëra do t`ia kishin lakmi. Dhe, mikun tim Poet i “çmendur”, me të cilin gati çdo të shtunë pimë kafe dhe ndërrojmë mendime…
- Eh, miku im, më thotë: ti vetë deshe të bëhesh shkrimtar. Edhe unë e nisa me
poezi, po e pash se është punë e kot?. Ti vazhdove të shkruash libra, ndërsa unë të krijoj pasuri…
- E po, kështu e ka lum miku, i përgjigjem. E kam shkruar edhe një libër të ri, a
do të ta jap që ta lexosh në shtëpi?
- Jo, ngase më vret Shtrigani i Allahut. Mjaft më, për librat tu edhe në burg kam
hëngër dru… Dënime… E unë kam grua… Fëmijë…
- Kush ta ka ndërsyer frikën?!
- Miqtë. Rrufjanët që më ndjekin këmba-këmbës. Thonë, se ti me libra ua
rrezikon vendet e punës… Dashnoret… Nënën Parti… Shtetin…
- E di, o mik. E di, edhe në Prishtinë ua rrezikova përpara Universitetit…
“Bozhurit”, te shkall?t e Teatrit Komb?tar…
- Megjithatë, unë kam vendosur, kurrë më të mos shkruaj libra… E dua veten…
Gruan… Fëmijët…
- E di, nuk e luan topi… Vendim i mençur, o mik…
- Vetëm, mos harro! Edhe për ty kam gjetur një zgjidhje…
- Hë?!…
- Vëllaçko, në Amerikë kur isha ta kam gjetur një grua milionere… E gjeta për
vete, por më vonë e kuptova se ty të duhet më tepër, ngase ti shkruan libra…
Qesha me mikun tim Poet, që shkolla e mesme na mbante krah për krahu...
Studimet n? Prishtin?... E shi tashti, jeta na kishte hedhur si lecka në rrugë. Mikun tim Poet edhe në megrim, e më vonë edhe në burg… Çmenduri… Që të dy që dikur turreshim nëpër redaksi me ndonjë poezi ose tregim në xhep, e shi sot turreshim nj?ri pas bukurosheve milionere e tjetri pas personazheve t? librave. Dy rrugë të kundërta në jetë, dhiare për të cilat kishim ëndërruar me vite e vite. E kishim zvarritur veten ferrave të vendlindjes e podrumeve t? Prishtin?s për të hipur në majë...
O Imzot, rrugë të rrezikshme nëpër Natë… Errësirë… Çati mbi të cilat na shqepnin dru xhindet… Nusja me pashterkë të kuqe që na hudhte majë lisave… E pak para mëngjesit na kthente në shtrat ta vazhdojmë gjumin… Ëndrrat e tmerrshme në jetë, që na kishin vënë pusi pas çdo porte… Zgjimi.
Ikë e shiko mbrapa. Herë pas here i ngreja me dorë pantollonat që më bienin udhës. Frika më turreshte pas këmbëve. Matanë kufirit e lidha Gjokun, të pushoj pak nën hije. E nxorra nga çanta shtambën e vogël me uiski, që gjithmonë e mbaja me vete të shuaj etjen. E ngrita me fund. E kuptova se asgjë nuk kisha marrë me vete, veç Rrapit që e bartja me vete nga vendlindja, në Prishtinë, Shkup… E shi tashti edhe matan? Atdheut…
U tremba. Sytë i hapa ngadalë dhe shikova së pari tavanin, pastaj përreth librat… Pijet alkoolike nëpër dhomë… Frikë… Djersë të ftohta…
- Hë, a u zgjove, më shkundi nga kjo ëndërr, miku im shkrimtar?
- Po. Mezi shpëtova nga përndjekjet e Grave me dy shamia për brezi…
- Po, më duket flet jerm?!...
- Jo. Ëndërr të tmerrshme kam parë gjatë kësaj nate…
- E kuptova. Gjatë kohë të kam ndejtur mbi kokë. Gjithë natën ke folur jerm.
Kokë e këmbë ke qenë i larë në djersë…
- E pse nuk më zgjove nga gjumi?!
- Mu dhimbe. Tek tashti në mëngjes u binda se ndodhesh mes Tre zjarreve...
- Megjithatë, vështirë e ke të më kuptosh se, ti nuk ndodhesh nën lëkurën time…
- E di, po a do të rrish edhe sonte, pije kemi edhe për një vit…
- Jo. Në një shtëpi ku shoh ëndërr të tmerrshme, nuk e kaloj më edhe një natë…
O Imzot, sa e kisha dashur këtë Qytet! Dhjetë vjet me gjithë studime i kisha kaluar podrumeve të tij e rrugëve me baltë. Jetën më të bujshme të rinisë sime e kisha kaluar nën Rrap, përpara “Bozhurit”. Kujtime… Dashuri… Ëndërra e vrapime drejtë ardhmërisë… Lirisë… E shi sot, më dukej e tepërt vetëm edhe një natë… Edhe atë, një natë e çmendur mes verës dhe Mikes, që kësaj radhe e murosa tek Rrapi, përpara “Ilirisë“, duke ia lënë një gji jashtë për poetët, që nuk ikin nga Atdheu …