| E enjte, 25.03.2010, 09:28 PM |
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Familjes Alimusaj, Strellc
Suedi/Stockholm 25 mars 2010, - Në emër të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, në emër të antarësisë së saj të gjërë dhe në emrin tim personal, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Alimusaj, për humbjen e njeriut më të dashur të tyre, Prof. Nimon Alimusajn. Lajmi për ndërrimin jetë të Prof. Nimon Alimusaj ishte i papritur dhe tronditës për ne. Ai, ishte dhe mbeti njeri ndër figurat qëndrore më të respektuara në Strellc, Deçan me rrethinë, e po ashtu në Kryesinë Qëndrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar si njeri i vlerave të larta kulturore, arsimore dhe kombëtare. Prof. Nimon Alimusaj ishte dhe mbeti miku im i cili la mbresa të shkëlqyera gjatë aktivitetit dhe veprimtarisë sonë të përbashkët me në krye Kryetarin e parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Puna dhe vepra e Prof. Nimon Alimusaj do të nderohet për jetë e mot sidomos kontributi i tij maksimal që e dha për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Familja Alimusaj në këto qaste dhembje duhet të ndjehet edhe krenar për më të dashurin e tyre duke ditur se ishte njeri i vërtyteve të larta njerëzore.
Bekimi dhe mëshira e Zotit qoft në shpirtin e tij.
Zoti e bekoft familjen Alimusaj.
Në emër të Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi:
Hysen Ibrahimi, kryetar i Kryesisë.