| E merkure, 24.03.2010, 10:55 PM |
“Histori e dhimbshme,e pashkruar, por e paharruar”
Nga Vehbi Klaiqi-Dardanë
Përshëndetje të gjithë klaiqëve kudo që janë.
Ndoshta e keni lexuar nismën në Klaiqi.com. nëse jo, lexonie! Iniciativën e kemi nisur; unë, (Vebi Klaiqi, jurist nga Dardana, Ganimet Klaiqi, nga Dardana,me vendbanim në Gjilan, gazetar i “Kohës Ditore”dhe publicist, Nexhat Sahiti (Klaiqi),veprimtar nga Gjilani në Zvicër,me përkrahjen e të gjithë juve.
Deri te ideja kanë ndikuar shumë shkaqe:po i përmendi vetëm disa:Jemi familje e madhe,bujare,me të kaluar të hidhur por të ndritshme,i kemi qëndruar armikut për ballë brez-pas brezi. Jemi të shpërndarë në të gjitha trojet ku frymohet e flitet shqip,madje edhe me larg si në Turqi, Maqedoni e gjetiu. Kam dëgjuar se kushëri nga gjaku e fisi janë ngatërruar duke mos u njohur në mes veti,janë dashuruar të rinjët gjithashtu nga mos njohja. Nuk po përmendi emra. Ndoshta ju ka ndodhur apo keni dëgjuar edhe ju. A nuk është kjo arsye që na obligon të bëjmë një monografi.Të takohemi,pasi që po hyjmë në shekullin e dytë të ndarjes. A nuk është kjo një rinjohje madhështore?Besoj se te gjithë klaiqët i preokupon dhe gëzon një gjë e tillë. Kemi kushte,shkollarë,vullnetar,për bërjen e projektit realitet. Urdhëroni,kyçuni,ndihmoni,mos hezitoni,e kemi për vete dhe familjet tona,jo për emër,nam,a …
Kam menduar projektin ta titulloj: Klaiqi dhe klaiqët. Ju thërras edhe një herë nga zemra: kush posedon prova materiale,dëshmi te kohës se hidhur, kush njeh familje me prejardhje nga Klaiqi, te shkruaj, të njoftoj. Te bashkuar jemi më të fortë dhe ju bëjmë ballë më lehtë sfidave të kohës.
Ja disa te dhëna baze nga “Dëbimi i shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit dhe vendosja e tyre ne Kosove 1878-
Vendbanimet ne dardane dhe Gjilan,ku ka te vendosur klaiq:
Eshte ne interest e projektit qe ti nxjerrim shenimet per te gjitha keto familje,duke perfshgire numrin e anëtarëve,strukturat kualifikuese dhe vënbanimet e tanishme te tyre.
Ne vazhdim (nese nuk ju merzis),po jap disa te dhena nga libri:”Novobrdska Kriva Reka”e autorit dr.Anastasije Urosheviq,botuar ne Beograd me 1950.Autori shkruan se shenimet I ka mbledhur ne periudhen 1929?30 dhe I ka dorezuar per botim Akademise Sebe te Shkencave me 1935,por libri për herë te parë u botua me 1950.
Ja disa venbanime ku autori shënon se ka takuar familje muhagjere nga Klaiqi.
1. Hajkobillë (komuna e Prishtines):1 shpi klaiq e ardhur nga Ratkoceri I Jabllanices,fq.86 e librit,
2. Zajqec (komuna e Kamenices):1 shpi klaiq gjithashtu e ardhur nga Jabllanica.
3. Cfirce,1 shtei klaiq,
4. Gmice,2 shpi klaiq,
5. Tyxhec,2 shtepi dhe
6. Meshine,1 shtepi.
Ne vazhdim disa te dhëna dhe toponime qe përmend autori e qe ndoshta janë me interes për lexuesin e nderuar:
Ne bregoren “Kulinova” ose “Gradishte” ende gjenden themelet e nje qyteti te lashtë.Thote se kete qytet (mendon ne Kamenicen) e kane ndertuar serbet dhe se gurët i kanë sjellur nga Domoroci prej “dorës në dorë”.Me 1946 Kamenica kishte 46 shtëpi,kryesisht serbe. Kamenica ishte e vendosur buzë përroit te Rubocit. Familja e fundit turke e cila u shpërngul nga Kamenica thote te kete qene ajo e Imer Spahiut e cila u shpërngul në Gjilan, gjysmën e dytë te shekullit te kaluar.
Gmica:fshat malor shtrihet ne brigjet e prroit te Gjyrishecit.
Toponimet:”Kodra e shkaut”,Ara e Bales”,”Kodra e Korqes”,”Lugu i Luaqes” etj.
Përmendet vendbanimi te kisha të cilën pretendon ta përshkruaj te besimit orthodoks dhe thotë se i përket Sveti Petkut (këto janë pallavra të historianit te njëanshëm serb).
Ne Gmicë familjet muhagjere vijnë nga Serbia me 1876.
Është në interes ti kërkojmë rrënjët tona, prandaj ju ftoj për bashkëpunim, posaçërish është me interes hulumtimi i këtyre rrënjëve nga miqtë në Kokaj dhe diasporë.
Kontributi i juaj është i mirëseardhur ! me nderime Vehbi Klaiqi