Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Pergjigje Perparim Hysit, diten e Novruzit

| E marte, 23.03.2010, 08:04 PM |


PERSHENDETJE DITEN E NOVRUZIT

 

Perparim, o bir myhibi

Edhe une jam Bektashi,

Po Pegasit, nuk i hipi

Novruzin kremtoj ne shtepi.

 

Jo thjesht ne fe, bektashiu

Po dhe bir i dervish nderit

Nga ata qe i perfshiu

Koha e derbirder Enverit.

 

Kjo fe shume patriotike

Ky sekt islam liberal

Kjo lidhbese, fole mike

Eshte betim e ideal:

 

Per cka me te mire ne bote

Per paqe e njerezi

Per dhunti e hireplote

Per Atdhe, per Shqiperi.

 

Ndaj zemre, ta kthej urimin

Te gezosh shendet dhe jete,

Sa me shpejt e nisesh udhtimin

Shoqeria po te pret.

 

LUANI, nga Vlora