Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Fjala e përfaqësuesit të Konsullates së Kosoves në Singen

| E hene, 22.03.2010, 10:08 PM |


Fjala e përfaqësuesit të Konsullates së Kosoves në Singen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Zëvendëskonsulli në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Ymer Lladrovci,nderoi me praninë e tij pjesmarrësit e mbramjes- Koncertit bamirës në Singen të Gjermanisë i cili u organizua me daten 19. Mars 2010. Ai në fjalën e tijë me këte rast falenderoi nikoqirin, grupin Gastmahl me udhëheqësen e saj zonjen Frede Möhrle sëbashku me shtabin e emergjences dhe këshillat e saj për oragnizimin e kësaj mbrëmje që i dedikohet mbledhjes së ndihmave për Shkodrën. Zotëriu Lladrovci tha ndër të jera me këtë rast se „ ndihem i nderuar që jam sonte këtu për të dhënë kontributin tim te vogël për Shkodrën e madhe.“ Ai e vlerësoi lart idenë dhe punën e organizatorëve dhe shtoi se „me këtë organizim që po bëni sonte jo vetëm që po e ndihmoni financiarisht Shkodrën, por si mergatë po i jipni edhe një mesazh kuptimplot gjithë botës shqiptare, duke dëshmuar se shqiptarët pavarësisht largësisë gjeografike nga atdheu fatin e tyre e kanë të lidhur përgjithmonë me të, në fatkeqësi dhe në gëzim ata gjithmonë kanë qenë e do të jenë bashkë. Këtë gjë e dëshmon historia jonë e vjetër dhe ajo e re. Mërgata shqiptare të paktën 2-3 shekujt e fundit është

dëshmuar si një pjesë tepër vitale e etnisë dhe kombit shqiptar. Ishte mërgata shqiptare në Itali, arbëreshët që erdhën deri në ditët tona të pathyeshëm me gjuhën dhe tiparet e tyre etnike, që dha impulset vendimtare dhe të fuqishme për Rilindjen tonë kombëtare, e cila duke u frymëzuar nga humanizmi europian bëri që Shqipëria dhe shqiptarët të shkundnin nga qenia dhe jeta e tyre ndryshkun e pushtimit të gjatë otoman dhe atdheu i tyre të rifitonte të plotë atë që kishte qenë në shënjestër për t’u zhdukur: identitetin e tij të patjetërsueshëm europian. Dhe në gjithë këtë histori dihet se ç’rol të madh luajti Shkodra, inteligjencia dhe njerëzit e saj. E ndodhur larg atdheut, mërgata shqiptare ka zhvilluar një sensibilitet të jashtëzakonshëm për fatet e tij, prandaj saherë që është kërkuar prej saj të jep për Vatrën, ajo nuk ka ditur të kursehet. Ndihma e saj ka qenë financiare atëherë kur me para mund të rregulloheshin gjërat, politike kur atdheu dhe rrethet patriotike e kërkonin këtë ndihmë dhe, në fund, edhe ushtarake atëherë kur atdheu kishte nevojë për ushtarë dhe komandantë. Mbrëmja e sontme e dëshmon më së miri këtë që sapo e thash: instinkti etnik për të ndihmuar Nënën është ruajtur i paprekur dhe i fuqishëm si në kohërat e lashta.“

Për bashkatëdhetarët që punojnë dhe jetojnë ne Singen dhe rrethinë, por edhe për ata qe në këte mbramje udhetuan edhe nga qytetet me te largëta dhe nga Zvicra e Belgjika prania dhe fjala e perfaqësuesit te Konsullates së Kosoves u reflektua si dhuratë e ngrohtë e shtetit të tyre i cili qysh tani dhe ne te ardhmen do te hapëroi bashkë me individin dhe dhe komunitetin në përgjthësi. Këte mbramje kushtuar Shkodres e mundësoi zotriu Muhamet Misini me personelin e tij në Restorantin e njohur për dasmat shqiptare " Südstern " në Singen. Ai ndjehet shumë i lumturë dhe i nderuar me pjesmarrjen e zëvendes Konsullit të Kosovës, dhe bashkpunimin me grupin Gastmahl që ne radhet e veta ka perfaqesuesit e shumë vendeve te botës, e te cilet i dhanë ngjyrë, hijeshi dhe kuptim kësaj mbramje qe dotë mbetet gjatë në kujtimet tona.