| E diele, 21.03.2010, 11:37 AM |
Dita e Novruzit*
Nga Përparim Hysi
Erdhi Dita e Novruzit edhe unë jam bektashi
Dhe me mëndje,dhe me zëmër,jam atje:në Shqipëri!
Unë Pegazin kam shaluar dhe purtekën nuk ia ndaj
Jam aq shumë i përmalluar;mu në fshat frymën e mbaj
Qëngjin pirës ther babai dhe unë shpretkën ha të gjallë
Pse më duket se në hell jam vënë vet aty,mbi zjarr?!
Se jam larg nga vëndi im;larg e larg:në fund të botës!
Por ka ikur fluturim,shpirti im në ballë të odës?!
Ku janë mbledhur miq e shokë se është Dita e Novruzit
Unë po gati jam "ulok",si t'më zënë ethet e gushtit.
Dua të jem në vëndin tim,të festoj me shokë e miq
Miq ta dini shpirtin tim?!Shpirtin unë e kam eksiq.
Në mos jam aty me trup,unë,mes jush,jam me shpirt
Bashkë me ju po kthej një kupë për të gjithë bektashitë
Me ju bashkë po e festoj këtë ditë kaq të shënuar
Që nga larg ju uroj:-T'ma kaloni të gëzuar!
*Enkas për tëpërshëndetur të gjithë bektashinjtë e Shqipërisë kudo që ndodhen.