| E diele, 21.03.2010, 10:00 PM |
Kety Bercaj ka lindur në
Përveç piktures, ënderra e saj është edhe poezia. Pjesë e shpitit të saj prej artisteje.
Përgatiti: PILO ZYBA
" PER TY"
Per ju te ndritshem-sy gruaje dhe buzeqeshje rrezatuese,
per ty, qe magjepse endrrat mes yjeve dhe qiejve,
per ty, qe me entuziazem deshirat ti ngrohi zjarri i sekreteve,
per ty, dhe bukurise tende: ti je pasqyre e shpirtit tim,
per ty, une shkruaj poezi dhe kenge pa fjale,
"melodi te muzikes shurdhuese dhe heshtje dramatike"
per ty!
" NATE"
Sonte per ty do te vallezoj
nen tingujt e heshtjes ...
pa thene asnje fjale!
Nuk do t'jem vetem
ajo do t'me shoqeroje...
derisa mengjesi te sbardhe.
Ne enderr sonte s'te pash dot,
ti iken...k'thehesh...
dhe prape vjen nate!
KUJT ?
Zili i kam "ata" qe para meje te takuan,
zili i kam trendafilat qe aromen tende m'bartin,
zili kam fotografin, i cili do bej "art" me imazhin tend
me lekuren e lemuar dhe floket e brishte,
fytyren e zbehte, ajo,aty, -do gjej pavdekshmerine.