Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Neki Lulaj

| E shtune, 20.03.2010, 01:51 PM |


Neki Lulaj 

DËSHMORËVE  TË KOMBIT

(Brigada heroike 131”Jusuf Gërvalla”me gjakun e bijëve më të mirë të popullit shkroi Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës)

Deçan,sofër e madhe,nderë i bujarisë
ti kurrë su pajtove me këlyshët e Serbisë,
gjithëmonë ti armiqëve, ua pagove “datën”,
luftove me bishat që ikën nga Karpatët. 

Në Kaçanik u ndie tërmeti dhe jehoi kushtrimi,
kur shtiu me armë, mbi bisha,ai Nagip trimi,
i betuar në tokën,djersën dhe në gjakun e Dardanisë
luftëtari Nagip Cacaj lajmëtari i lirisë.

Mbi plagët e hapura të lëngatës shekullore,
karvani i bardhë i rinisë kosovare,
nga qielli pikoi një meteor me  melodi përjetësije,
kur Himë Mushkolaj, hidhët mbi tankun e asaj ushtrie.!

Mbi heroizmin bujarinë dhe krenarinë,
Diamant nga thellësija e Oqeanit të Qetë
Isa Kuqi një trim luftëtari  i rrallë 
që Nënë,Kosovës, ja patë dhënë një Besë dhe një fjalë. 

Retë e bardha stolisin në Deçan qiellin,
etje lirije,e vrerë urrejtje shpërthen nga Valdeti,
mbi virtytët e dashurisë për liri dhe Atdhe,
Valdet Kuqi,thonë s’ka vdekë, por jeton me ne.!

Lëshon qielli retë, gurgullon Lumë bardhi ,
mbi armiq barbarë kur sulmon Bajrami,
ai tregoi heroizëm , trimëri dhe pavdekësi,
Bajram Gogaj,në Deçan sot nderë e krenari.

Vdekja lindë kësi trimash me kujtime të paharruara,
emri i Brigadës “Jusuf Gëvalla” është emër i ndëruar,
para tyre mbretron krenaria, forca dhe një vullkan guximi
Lavdi ju deshmorë,e  me fat ju qoftë bashkimi!


Atdhe i shtrenjtë atdhe i shenjtë

Atdhe më falë,
që ta këtheva shpindën,
me dhembje prilli,
e mujta frikën,
me mall që digjte,
si kripa mbi plagë,
ecjën nuk e dija se
ku kam për ta ndalë.!

Atdhe,më falë,
se me ndjeku frika
nuk ika me dashje
por më përzunë
do bisha,
burojshin nga faqët
liqene të thella ,
dhembje  të pa shuara
për do varre të reja.

Atdhe më falë
se të lashë t’plagosur,
por edhe të boshatisur
pa loket buzë votrës,
etje e mall në  zemër
barta unë për ty 
atdhe ti je kënga ime,
për çdo melodi.

Atdhe ti je parajsë,
me plotë lule bore,
je djep i heronjëve
je vatër e dëshmorëve,
je kënga më e bukur,
ti për çdo shqiptar,
je vendi më i shenjtë
për çdo atdhetar.........!


Shqiptarët komb liridashës

Shqipëtaret si komb liridashës,
kundër të huajve rrespekt dhe mirësi
grindavecë ata ndërmjet vetit
të shtypur të nënçmuar nga të huajt me padrejtësi.

Të sjellshëm të ndershëm për fqinjësi,
urë pa gojë për ziliqarë,
të tradhtuar,të mashtruar dhe të nënçmuar ,
vetëm ,e vetëm pse jemi shqipëtar.

Haga dhe Sërbija me plotë kriminel lufte,
Satarapi Millosh ,ngordhi por si një bishë,
por ka lënë plotë Millosha të tjerë
që urrejtjen mbi shqiptarët,e kanë në gjak, e kanë në gjen.

Legjenda e Aleksandrit maqedon, është harruar,
kur pushtoi tri të katërtat e botës
edhe pse Evropa atëherë qe zemëruar,
por ajo kriminelëve prapë ja u shtroi sofrën!

Skënderbeu legjendari,që la emër në histori,
nuk ishte pushtues ai trim luftëtari,
por mbrojti me nderë një shqiptari,
kundër turqve dhe orrlave të zi..!

Shife çka bënë sot Edvin Rama....,
me një grusht komunistesh të kuq,
i ka rrënjët në Moskë, Beograd dhe Athinë,
duan me e mbyllë Shqipërinë me “puç”

Sërbia satanike është minierë mëkatsh ,
çka bartë ajo në stomakun e saj,
konflikte ,luftëra,masakra , plagë e varre
për Evropën e përkëdhelur është si gjithnjë..?

Sllavët karrshi Evropës hile madhe,
sillën bash sikur të ishin dasmor,
Lepe,peke ju sllavë si të doni,
pa plotësim kushtesh do të hyni në Evropë

E drejta dhe jeta e të vegjëlve ,
biznis i majëm nëpër kancelari,
duke përkrahë interesat e të fortëve,
gjithëmonë popujve të vegjël ju bënë tradhëti.


EVROPËS HILE MADHE

Ti Evropë ke hile të mëdha,
që e mbanë Sërbinë në gji,
me plotë masakra e varre masive
këta xhelatë Ballkani,pse t`pëlqejnë ty.........?

Thonë se miqët i krijon natyra,
kur në “gjen” kanë diç të përbashkët,
n`çka e lakmon Serbinë katile,
a me luftëra e masakra njërëzish.!

Këndellu Evropë demokratike,
Mos përkrahë sllavët e Karpateve,
Se viktima dhe xhelati,
Kurrë s`darkojnë prej një pjate

Korrigjojë gabimet tuaja,
ikë nga skëterri,mëkati e shko në parajsë
ribashkoj trojet e shqiptarëve
Se që një shekull na i ke ndarë.

E atëherë ti do të jeshë e lumtur,
kur e shef se u ribashkue shteti
si Gjermania perëndim e lindje,
s’krisi topi as nuk u bë kiameti..........!

Lejojë t`ribashkohën vëllezërit e një gjuhe,
të një kombi dhe të një besimi,
korrigjo historinë, e vjetër
padrejtësinë që e bëri Berlini.


Mos më thuaj

Mos më thuaj se
u dogja,
me mall zjarri
nga Atdheu,
mos më thuaj se
u lodha,
kur ishe
krah i djathët në
UÇK-ën

Mos më thuaj se
edhe dhembja,
sherohët me ngushllim,
mos më thuaj se
edhe shpirti
i lënduar,
aq lehtë
mud të gjenë
shërim....?

Mos më thuaj se
edhe plaga
don një kohë,
për kurim
kurrnjë herë mos më thuaj
se s``la gjurmë
në trupin 
tim.

Mos më thuaj prapë
ti harrojë,
kullat tona të djegura
në flakë e tym,
po të lutëm mos 
ma kujto
rrugëtimin e dhunshëm
për në strehim 

Mos më thuaj që
t’harrojmë shpejtë
ata që
lumenjët na i trazuan.
mos më thuaj të lutëm
kurrë
ti zëmë miq
të rinjë
ata të cilët
që një shekull
na shkaktuan.
dhembje e robëri
dhe mjerim.