Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arsim Halili: Mbahet përurimi i librit ''Mbresa vrojtuese'', autor Bilall Maliqi

| E shtune, 20.03.2010, 01:18 PM |


MBAHET   PËRURIMI I LIBRIT 
“ MBRESA VROJTUESE” AUTOR BILALL MALIQI 

Nga Arsim Halili

Në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, ditën e shtunë më 13.03 2010,autori Bilall Maliqi, kishte organizuar përurimin e librit të tij të dymbëdhjetë, i titulluar “Mbresa vrojtuese”- Kritikë letrare.  Për të nderuar autorin dhe fjalën e shkruar shqipe, kishin ardhur poet e dashamirë të shumtët fjalës, jo vetëm nga Presheva, por edh nga Bujanoci, Medvegja, Kumanova , Gjilani etj. Mirëpo për fat të keq edhe pse redaktori i librit ishte nisur z.Nexhat Rexha- poet dhe kritikë letrar,policia e kishte kthyer, gjë për të cilën e kishte zbehur pak agjendën e këtij përurimi. Përurimin e përcollën edhe mediat elektronike  dhe të shkruara nga Presheva dhe Bujanoci.
Hapjen e këtij përurimi e bënë moderatorja, Majlinda  Sejdiu, duke i uruar të pranishëmve mirëseardhje. Fjalën e merr poeti gjilanas z .Hysen Kqiku, i cili flet për strukturën e librit 
Libri  “ Mbresa vrojtuese”është dëshmitar për shtigjet  që i ka synim Bilall Maliqi dhe ato synime i shef  të hapura  dhe nëpër  to ec duke shpaluar përkushtim dhe mbi të gjitha zell  dhe mbi të gjitha suksese. Vepra e radhës, e cila na fton për ta lexuar, për  të lëçitur  “Mbresa vrojtuese”është vepër e parë me kritikë letrare në historinë e krijimtarisë  në reliefin e  Kosovës Lindore. Bilall Maliqi në këtë vepër shtjelloi  dashamirësinë dhe admirimin për krijuesit e veprave të tyre.  Të flasësh apo të shkruash për veprat e shkrimtarëve,madje edhe të atyre që  kanë bërë emër me stilin dhe qasjen artistike të veprave nuk është lehtë as pa përgjegjësi. Bilalli ka qenë i vetëdijshëm për këtë.
Titujt kryesor dhe nëntitujt si: Prekje hyjnore, dashuria si  koncept, rrëfimi poetik,figuracioni,  heshtja e plagës, ndërtimi poetik i figurës, cili është kërkimi përditshmërisë, kohë shirash, legjendë-temat, simbolika poetike, patriotizmi si frymëzim,frika nga liria, krenaria e kullave, poezi me liri, përkushtimi, rrëfime poetike etj. Bilall Maliqi është njohësi mirë i poezisë, i figurave dhe i gjetjes ndjenjës kyçe që motivon krijuesin për të bërë varg, vjershë   dhe vepër.
Vepra “ Mbresa Vrojtuese” sot po i merr krahët e fluturimit nëpër lexues i qoftë me fat rrugëtimi, përfundon referencën e tij z. Kqiku
 Me gjithë mos prezencën dhe ndaljen pa të drejtë në kufi  të redaktorit të librit “ Mbresa Vrojtuese” z. Nexhat Rexha,megjithatë fjala e tij ishte prezente aty, referimin e z. Rexha e lexon  poetesha e re nga Presheva Qëndresa Jakupi,ku ndër të tjera thekson:
Libri i  Bilallit  Maliqi “ Mbresa vrojtuese”është rrjedhe rezultat i një përvoje të rëndësishme  në fushën e poezisë dhe të prozës. Autori i këtij libri kohë pas kohe i përkushtua edhe studimit letrar.
Bilall Maliqi veprën “ Mbresa Vrojtuese”e ka sistemuar në bazë të përmbajtjes  brendshme të tyre dhe gjatë shqyrtimit ka arritur të depërtoj në mesazhet e tyre dhe pastaj ato i ka rrumbullakuar në unitetin metodologjik, duke i dhënë fuqi artistik fjalës së shkruar në të.  Libri përbehet me këtë strukturë të ndarjes së kapitujve : Përsiatje vlerash, Hulli nëpër vargje I , Hulli nëpër vargje II, Muzikalitet nëpër kohë, dhe Nevoja për zgjedhjen e .dilemës. në esencë, ai ka sprovuar mbresat e tija duke e aktualizuar vlerat e brendshme të këtyre veprave të marra në shqyrtim, gjithë një me peshoren e përjetimit të arritjes për një komunikim sa më të mirëfilltë. Përfundon së lexuari referencën e Nexhat Rexhës, zonjusha Qëndresa Jakupi.
Arsim Halili, paraqitet me referencën  të titulluar “Ekuivalenca mes dy libra  me kritik letrare”, ku është bërë një analizë krahasuese,  ku është trajtuar se çka  kanë të përbashkëta dhe të veçanta libri” Mbresa vrojtuese” dhe libri “ Armiq pa dashje” nga autorët Bilall Maliqi dhe Shpend Topallaji.
Për diskutim rreth librit paraqiten:Sadete Presheva- poete, prof, Rexhep Abazi- veprimtar nga Medvegja, Idriz  Sinani- kryetar i Forumit Ndërkombëtar  për  Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni me seli në Kumanovë, Prof  Zegjirja Fazliu, ku të gjithë diskutuesit folën fjalë miradije edhe për librin edhe për autorin si dhe duke i uruar shëndet dhe vepra tjera në të ardhmen. Për fund fjalën e merr autori i librit Bilall Malqi i cili falënderon të pranishmit referuesit, pjesëmarrësit në përurim dhe mediat elektronike e të shkruar. Me kaq merr  fund ky tubim  përurues me shpresë që nga autori do të kemi risi tjera krijuese.