Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Sanaj: Letër Komisionit të programit dhe të statutit të FDBK!

| E enjte, 18.03.2010, 10:36 PM |


Letër Komisionit të programit dhe të statutit të FDBK!

Nga Ndue Sanaj, oficer

Jam Ndue Sanaj, me profesion ushtarak, me grade Kolonel, sot në pension, jam Kryetari i Shoqatës «Atdhetare-Dukagjini», me qendër në Shkodër.

Lindja: Kam lindur ne fshatin Gjuraj te zonës se Dukagjinit, me 1 shtator 1943, vendbanimi në qytetin Shkodër.

Rrite: Jam rritur në Lezhë dhe në Tiranë.

Arsimi: Kam përfunduar këto nivele arsimore, ose kualifikimi: Shkollën mesme ushtarake “Skënderbej”, ne vitin 1962; Shkollën e bashkuar te oficerëve ne vitin 1964; Akademinë e Shtabit te Përgjithshëm ne vitin 1970; kam kryer disa kurse kualifikimi: për zbulues, ne Tirane, ne vitin 1967, për zgjidhjen dhe drejtimin e konflikteve ndëretnike ne Ankara ne vitin 2000.

Përgjegjësi: Janë disa, por veçanërisht Komandant Brigade Këmbësorie ne Has, ne vitin 1979-1982, dhe Shef Shtabi Divizioni ne Shkodër ne vitin 1998-2001. Ne vitin 2001 kam dale ne lirim dhe ne vitin 2003 kam dale ne pension, po ne këtë vit jam zgjedhur Kryetar i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, me qendër ne Shkodër.

Gjendja civile: Jam i martuar me Veneranden(Verën) dhe kam tri vajza.

***

P ara disa ditëve, behësh thirrje për te votuar, qe te behet nje referendum, me qellim: Bashkimin e Kombit, dikush për Shqipërinë e Madhe, dhe dikush për Shqipërinë Natyrale. Nga disa ngacmime te brendshme, jap nje prononcim: “Miq! Kush jeni ju qe bëni thirrje te tille? Te dali Lideri dhe grupi i tij i punës, se nuk i vret kush, me program euro-atlantik dhe jo me mentalitete anadollake dhe antievropiane si Gafuri. Unë do te jem nder ushtaret e pare te bashkimit Kombëtar, te Shqipërisë Natyrale”.

Këtë qëndrim, për Gafurin e mbajta nga nje Letër Qarkore, me titull “Letër adresuar popullit shqiptar”!, e cila ka mundësi te jete e datës 12 mars 2010, dhe ne kapitullin e dyte dhe te trete theksohet: “… te Evropës Plake …”, “… urdhrat e Evropës Plake …”, “… Përballë padrejtësive te reja dhe te vjetra qe po i bëhen popullit shqiptar nga Evropa Plake nuk duhet heshtur, nuk duhet ulur kokën, por duhet vepruar me organizim aktiv, …”. Këto përcaktime ndaj Evropës, pjese e secilës jemi gjeografikisht, por jo me standarde, dhe qe bëhen përpjekjet për te arritur ato standarde, te cilat do te na bëjnë pjese se saj aktive, ne analizën time nuk janë me vend. Ato na çojnë gati nje shekull prapa, e te tjera e te tjera.

Dje, mora nga interneti Programin e Frontit Demokratik te Bashkimit Kombëtar(FDBK), e printova dhe e lexova me vëmendje, për te cilin jap këto mendime:

            Se pari, nxjerr përfundimin, se ato nocione qe janë shkruar ne letër, nuk janë nocione te Komisionit te hartimit te këtij programi dhe te Udhëheqjes se Kësaj Lëvizje Mbare Kombëtare. Duke u nisur nga përmbajtja e Programit, deklaroj, se: Jam Ushtar i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar dhe te rreshtohem ne FDBK, deri sa te kem frymën, dhe ne qofte se do te arrihet ky bashkim sa te jem gjalle, nuk do te ketë ndjenje gëzimi me te madhe te jetës sime. Besoj se ai do te realizohet se shpejti.

Se dyti, ne mënyrë modeste ju jap disa sugjerime:

1- Pa drejtësitë historike qe i janë bere vendit tone, nuk duhen trajtuar si te vetmet ne Evrope. Padrejtësi historike ka ne hapësirën gjeografike te Polonisë, te Hungarisë, te Rumanisë, te Çekisë, te Francës, Gjermanisë e te tjera. Popullit Shqiptar i është bere padrejtësi e madhe, e jashtëzakonshme dhe këtë padrejtësi duhet ta vendosim o sot o kurrë.

2- Te paraqitet harta e Shqipërisë Natyrale, duke përcaktuar: Sa % e shqiptareve mbesin jashtë këtij kufiri natyral; sa % e pakicave fqinje përfshihen ne popullsinë shqiptare dhe te cilave kombësi ju përkasin, me qellim mbrojtje te realizmit te misionit qe ka marre përsipër kjo Lëvizje.

3- Shqiptaret ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Greqi dhe ata qe do te mbesin ne territorin e Serbisë, te parashikohen përpjekjet qe për çështjen shqiptare te organizohen ne nje formacion politik te vetëm, me qellim qe secila formacion politik i Republikave përkatëse te fitoj, ata te jene faktor qeverisës, dhe jo te behet si deri me sot, duke ju kundërvu njeri tjetrit, shqiptari kundër shqiptarit, se ne këtë mënyrë, ata  formacionet politike qeverisës do te sjellën sipas qeftit te tyre kundër interesave shqiptare, siç jen sjellë deri me sot.

4- Shqiptaret kudo qe janë, janë te besimeve te ndryshme: kryesisht islame, ortodokse, katolike. Këto te tria janë shumica dhe baze e besimit ne popullatën mbare shqiptare. Nuk e di, se kush është përbërja e udhëheqjes se kësaj Lëvizje, por komisioni i hartimit te Programit dhe te Statutit, është i përberë nga 5 vete te besimit myslimane!!! Pse? A nuk ka asnjë shqiptare te besimeve te tjera, qe e done kombin e vete, qe është pjese e këtij Kombi dhe është i dhenë për ti shërbyer çështjes Kombëtare deri ne sakrificën me sublime? Unë, them PO. Beni përpjekje te ruheni nga ajo qe quhet diskriminimi fetar dhe krahinor, se është e dëmshme, jo vetëm për kauzën e kësaj Lëvizje mbare Kombëtare, por për gjithë çështjen Shqiptare për te tashmen dhe te ardhmen. Te mos behet si ne kohen e monizmit, qe nuk kishte asnjë te besimit katolik ne Byronë Politike dhe sot ne Qeverinë Sali Berishës nuk ka asnjë asnjë te besimit katolik ministër.

5- Udhëheqja, Lideri  kësaj Lëvizje, Gafur Adili, duhet te bëhen përpjekje qe forumi përkatës te jete struktura e vetme për ndërkombëtarizimin e çështjes se Bashkimit Kombëtar. Sigurisht nuk është e lehte, por mendoj se vetëm ne këtë mënyrë do te njohin te tjerët qëllimin e drejte te kësaj Lëvizje dhe gradualisht te detyrohen, ne qofte se nuk duan dhe sigurisht nuk është e lehte te duan, te ulen dhe te pranojnë zgjidhjen e çështjes shqiptare përfundimisht. Kjo qe them është e ndërvarur nga dy qeveritë: e saj te Kosovës dhe e Shqipërisë. Çështja Kombëtare është e cilësuar ne Kushtetutën tone te Re qe ju e keni cilësuar(nuk kemi pse i drejtohemi asaj te vitit 1928), dhe mendoj se kud?rshtimet nuk do te jene te vështira.

***

Duke ju uruar FAQEBARDHE ne Misionin e Madh, ju kërkoj  ndjese për mendimet modeste qe ju paraqita, por qe janë te shpirtit.

Me respekt

Ndue Sanaj

 Shkodër, me 16 mars 2010