Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naim Bajrami: Letër e hapur drejtuar institucioneve tona...

| E enjte, 18.03.2010, 10:48 PM |


Letër e hapur drejtuar institucioneve tona, Qeverisë , MASHT-it, BSPK-së dhe SBASHK-ut në Prishtinë

Nga Naim Bajrami

Me këtë letër të hapur duke pasur presionin e shkollave të llapit,antaresisë së gjerë kemi vlerësuar se u bënë gati 2 vite që nuk ka pasur ndonjë ngritje të pagave për mësuesit tanë. Paga  e mësuesit sot është me e vogël se e çdo punëtori qoftë atyre që punojnë edhe me shkollim fillor.
Sa për krahasim një punëtor pastrues në PTK ka diku 400 deri në 500 euro me beneficione te tjera,rruga,ushqimi,paga e 13,ndihmesa për përgatitjen e dimrit (lendeve djegëse),ushqimit etj. Nga një hulumtim që kemi bërë si Sindikatë Komunale e Arsimit në Podujevë paga e një mësuesi për të përballuar koston e jetës duhet ta ketë 500 euro,duke mos i llogaritur gazetën ditore,teatrin,filmin,vikendet,shëtitjet me fëmijët e tyre,kafet ditore sepse keto mësuesi nuk ka për ti paguar. Është shumë brengosëse edhe paga e dyfishtë e ministrave dhe deputeteve tanë,që shumica prej tyre kanë punuar në arsim dhe çka është me kryesorja kanë dal nga mësuesi që kanë mësuar alfabetin e 36 shkronjave dhe që e injorojnë shumë arsimin dhe mësuesin e tyre .Problemi tjetër qe neve si sindikate dhe mësues është që mësuesi po injorohet pikërisht nga qeveritaret tanë. Sepse ne nuk jemi kundër ngritjes se pagës as për policinë e as për shëndetësinë por provimi është dhënë pikërisht nga mësuesit tanë te vyeshëm dhe i vetmi institucion qe ka dhënë provimin në ditët me të vështira është arsimi dhe arsimtarët,bashkë me nxënësit tanë, bijtë dhe bijat tona që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ndihmesë të veçantë kanë dhënë në këtë proces edhe prindërit. Krahasimi është se edhe policia edhe shëndetësia na ikën me pagë(me shkollat e mesme). Vërejte   jonë është që ligji i arsimit nuk zbatohet në Kosovë e as kontrata kolektive që është nënshkruar nga qeveria,MASHT-i dhe Sindikata .Në ligjin e arsimit të miratuar ne Kuvendin e Kosovës në 2002-ën shkruan që komunat janë përgjegjëse për organizimin e transportit të arsimtareve udhëtare e që nuk bëhet,përpos Prizrenit dhe Prishtinës. Kështu thotë neni 22.2 e që aës për së afërmi nuk zbatohet.
Në Komunën tonë të Podujevës po na përcillet numri i tepërt i arsimtarëve si ne vitin e kaluar që ishin 74 punëtorë.
Në këtë vit tash 6 muaj nuk kane marr page diku rreth 30 punëtorë arsimor. Ky ka ardhur si rezultat i gabimit të Qeverise MASHT-it që urdhëruan ngritjen e paraleleve për shkollat e mesme ,por ato paralele nuk financohen nga urdhëruesit.  
Tjetër dobësi nga 35 nxënës  sa pranohen në konkursin e rregullt,rritet numri deri në afër 60 nxënës,si p.sh Sami Frashri Prishtine e gjetiu.
Nga urdhrat e kuvendarëve,drejtorive komunale,ministrave por këtu kanë pësuar fëmijët e mësuesve,atyre që nuk kanë njerëz në Qeveri dhe nuk kanë para.
Është zvogëluar numri i punonjësve të arsimit dhe se fundi jemi të detyruar të ngremë zërin e arsyes që urgjentisht të procedohet ligji i punës në Kuvend,ligji i sigurimit shëndetësor përndryshe SBASHK-u në Podujevë do te reagoje konform statutit dhe rrethanave të krijuara në bashkëpunim me kryesinë dhe antarsinë e gjerë nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës sonë. Shpresojmë dhe besojmë letra jonë do të ngrejë zërin e arsyes dhe besimin që ju kemi dhënë Kuvendareve tanë. 
Komuna e Podujevës vazhdimisht ka qenë ndër komunat që vazhdimisht Kryeministri Thaçi dhe Ministri Hoxhaj kanë vizituar vetëm gjatë fushatës zgjedhori. Kjo Qeveri nuk është përkujdesur aspak për mësimdhënësit e llapit. Në shumë raste kemi pasur probleme me këta mësimdhënës duke mos u paguar për punën që bëjnë, për shkak se nga MASHT-i quhen si mësimdhënës të tepërt. Të gjithë jemi dëshmitar se çfarë po ndodhë në shkollat tona, në një klasë ka nxënës aq shumë sa që për një mësimdhënës është shumë vështirë që të menaxhohet ora ashtu si duhet. Të zhgënjyer dhe të mashtruar ndjehen mësimdhënësit të cilët që nga shtatori i këtij viti janë duke punuar pa paga.  Ne  mësimdhënësve kohë më parë na pati premtuar kjo Qeveri se çdo shkollë do të piset me kompjuter. Ky ka qenë edhe njëri nga premtimet e shumta të kësaj Qeveria. Sot as edhe një shkollë në Komunën e Podujevës nuk është e pajisur me kompjuter përveç disa kompjuterëve që ju shërbejnë vetëm drejtorëve të shkollave. Jemi në shekullin e zbulimeve të mëdha teknologjike, sistemi i arsimit në vendet e rajonit dhe më gjerë është shumë fish më i avancuar se sistemi i arsimit në Kosove. Kosova ka stagnuar shumë në reformimin e sistemit arsimor, MASHTI ka shpenzuar miliona euro të taksapaguesve të qytetarëve tanë në emër të reformës, nuk është bërë asgjë përveç që është deformuar sistemi arsimor. Ne si SBASHK dega në Podujevë së shpejti do të dalim me në thirrje për mësimdhënësit që të ngiten pagat e tyre dhe të krijohen kushte më të mira për punë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç pagave të majme të cilat  po marrin ata kanë shpërblyer vetën edhe me pagën e 13-të pastaj morën shuma marramendëse në mënyrë retroaktive, sikur na qenkan kuvendarët tanë ata të cilët janë më meritorët për lirinë e këtij vendi. Kanë harruar kontributin që kanë dhënë mësimdhënësit në të gjitha proceset që po kalonte Kosova. Ne jemi dëshmitar se si kjo Qeveri dhe ky Kuvend i Kosovës po e shterojnë për ditë e më shumë kazanin e përbashkët të të gjithë qytetarëve.

Autori është kryetar i SBASHK-ut
 Dega në Podujevë