Vizitë Përçmuese
Nga Gani Qarri
Kohët e fundit jemi dëshmitar të shumë ngjarjeve dramatike,për shqiptarët dhe gjendjen e tyre,ekonomieke, të drejtat e tyre të mohuara politike e kombëtare,të cilat i detyrojnë Shqiptarët për shpërngulje kaq masive,duke krijuar radhë marramendëse emigrimi me përmasa të pabesueshme deri në Shqetsim vërtet trishtues,për kohë kaq të shkurtër, dhe këte përgjat gjithë vijës së trojeve tona të banuara me Shqiptar si në luginën e Preshevës ashtu edhe në Iliridë,që kalonë shifrat e dhjetramijrave,Shqiptarësh të emigruar në shumë vende Europiane,si Zvicrër,Gjermani,Belghjikë e ku jo tjetër,e deri në Vendet skandinave.
Por,sikur të mos mjaftonte vetëm kjo,dhe sa e sa probleme të tjera kombëtare,ësht tepër zhgënjyes fakti i paaftësisë së faktorit politik Shqiptar,që ta kuptojë dhe marrë seriozisht problemin e gjnedjes së vërtet përmes së cilës po kalon Kombi ynë.
Të habit edhe fakti i mosbrengosjes së tyre-fare,për kët gjendje të rënd,madje komoditeti dhe forma e palejuar e qëndrimit të tyre të papërgjegjësi me theks të veqant sjellja dhe veprimi i këti faktori politik Shqiptar,me inferioritetin dhe servilizmin e tyre të pa turpshëm deri në përulje, para të huajve,të cilët të dëshprojnë deri në pabesueshmëri të përvajshme, edhe me qëndrimin e tyre, aspak Diplomatik!
E tillë,për mendimin tim, ishte edhe vizita e parapakë ditëve të Ilir Metës në Beograd,i cili gadi sa sna bëri të qajmë me lotë,nga përmallimi i ti i tepruar ndaj udhëheqjes serbe.
Bile,Ilir Metës as nuk i mjaftonte,përshëndetja e ti, dorë me dorë me Tadiqin, por nga nostalgjia e thellë që tregonte,edhe ngutej ta shtërngonte me të dy duart,sikur të kishte frikë se do ti shqitej ,i „dashuri“ i shumëpritur, ndaj të cilit tregoi më shumë se mallë,madje edhe më tepër se që ia lejonin normat e një takimi diplomatik,të cilin kishim përshtypjen se sikur mos të zhvillohej ngjarja para syrit të kamerave,do ti hudhej në qafë serbit Tadiq,si një „ARSHIK“ i djegur nga përmallimi i pritjes së „stërzgjatur“, takim, të cilin kush e di që kur e ka ëndrruar Ilir Meta,me të puthura dhe përqafime,deri në QULLOSJE- idilike,me ministrat serb!
Zot ruana, nga zjarri i dashurive të tilla,kaq të flakta!të cilat mund ta dëmtojnë edhe Shëndetin, e pjestarve të Popullit Shqiptar.
Një Dashuri të tillë kaq të thellë,ne e mendonim vetëm në mes të ish partive simotra-komuniste; Shqiptaro-jugosllave të ushtruar tradicionalisht nga komunistët,shqiptar, por se edhe Ilir Meta ka një nostalgji të tillë,kaq të madhe,me ndikim kaq emocional e cila përpak, gati sa nuk e rrëzoi në dy gjunjët,për tia marrë “PAHTIN” Tadiqit në Beograd, kurr deri më tani,nuk e kishim besuar.Por ja që njeriu sa rron, mëson,thonë.Ndaj, ja që ra ky mot dhe u pamë….thotë populli.(„i paditur“)
Dihet,tanimë botërisht,se Miladin Popoviqi,Dushan Mugosha,etj. lanë gjurmë të pa shlyera DASHURIE tek si vllezërit e “idealeve” komuniste në Shqipëri, e pse jo edhe në Kosovë dhe gjith andej viseve të pushtuara nga serbët.Por, se edhe sot e kësaj dite,pas edhe kaq shumë vitesh të kaluara,të paraqitet në mënyrë kaq inferiore,servile dhe deri në përulje,një Ministër i Shqipërisë së Pavarur,shqiptarët,kët kurr se kanë dëshiruar dhe sinqerisht,kët as që kanë mundur ta besojnë,shqiptarët e viseve të pushtuara.
Por më e keqja mbi të gjitha,ësht se disa nga udhëheqësit shqiptar, duke mos mundur të jetojnë dot,pa vllezër idealesh-social-komuniste,në takimin me Tadiqin,mjerisht Ilir meta,inauguroi edhe Fabrikën për prodhimin e një malli të dyshimtë-kontaminues, ala-serbçe dhe falso,të një komuniteti të ri në Shqipëri,i cili kurr as që ka egzistuar,por që do të jetë ndoshta fatal për të gjithë ne, në të ardhmen,duke i prerë shiritin inaugurues me ministrin e jashtëm serb,që nga Beogradi.
Dhe,rreziku qëndron aty,se shqiptarët pothuajse, gjithmonë nëpër kohë të dëshpruar
nga udhëheqja zhgënjyese “shqiptare” dhe ,duke mos përjetuar ata vetë, robërinë sllave,lehtësia e të perceptuarit të gjërave,dhe varfëria e skajshme,por edhe duke mos par rrugëdalje nga kjo varfëri e gjatë,janë të detyruar që për përfitime sado pak materiale dhe „benificionesh-minoraitare“,të entuziazmuar edhe nga sihariqet e Ilir Metës,të paraqiten edhe të tillë,me emra serbësh,madje nuk duhet harruar se edhe disa emra sllavësh ishin kultivuar jo pa bollëk,që nga periudhat e mjaltit të dashurive partiake të komunistëve shqiptaro-jugoosllav,gjë që nuk godet njejtë me forcën e saj-piklluese sikurse mbi të pushtuarit dhe ish të pushtuarit, nga sllavët deri edhe në këto kohët, që vetë i jetojmë.
Por ,Ilir Meta nuk kërkoi as një kusht nga serbia,sikur për q`do gjë të ishte fajtor Shqiptari,madje ai shkoi aq largë sa që premtoi edhe përmbushjen e të gjitha dëshirave ,serbisë,deri edhe atyre më absurdeve që nga hulumtimi i së ashtuquajturës „shtëpi e verdhë“ e deri te shpikja e minoritetit deri më tani inegzistent,në Shqipëri.
Ne jemi dëshmitarë të ardhjes së disa „malazezve“ shqipfolës,nga rrethina e Shkodrës të cilët gjatë kohës së pushtimit,pushteti i milosheviqit i pati vendosur në disa fshatra përgjat rrugës Gjakovë-Pejë,por për serb nuk kemi dëgjuar kurr,se paska patur ndonjëherë në Shqipëri.
Ndaj,shembullt të tillë të shprehjes së dashurisë,me premtime kaq të forta shtetërore,të një Ministri të jashtëm dhe Zëvendëskryeministri të Shtetit Shqiptar,për përmbushjen e gjithë Fontanës së dëshirave serbe, deri në përulje ndaj sllavëve,nuk ke askund tjetër në Europë.
Madje sipasë asaj,që shofim në media,edhe udhëheqësit shtetëror nga Afrika e varfër,nuk tregojnë shkallë të tillë përulje,edhe kur ndihmohen me të madhe nga vet Amerika apo Europa.Bile deri te Presidenti i Haitit,i cili nga sa kemi parë,më të dobët as në dukje e as në veprime,nuk kishte se si të ishte ndryshe,por edhe ashtu siq ishte dhe mu në ditët më të vështira të kaosit total,shtetërorë dhe Humanitar në Haiti kur europianët dhe Amerika duheshin ta ruanin,jo vetëm Aeroportin ku shkarkoheshin ndihmat humanitare për Haitianët e dëmtuar nga tërmeti,por edhe rrugët e Kryeqytetit Porto-Prancë,fliste për pak Krenari Kombëtare.
Vallë,a mundë ti duroj Populli ynë Shqiptar-kështu, edhe mëtejë mbi shpinën e tijë të krrusur nga pesha e rënd e mjerimit shoqëror e social,varfëria e skajshme,pasiguria,smundjetë,papunësia,korrupsioni pushtimi dhe emigrimi masivë për kafshatën e gojës,për vehte dhe Familjen,edhe "inovacionet" e shpikura, të ministrit nga vizitat egzaltuese,duke i fabrikuar-Ortak të pa qenë,të cilët sipas traditës së sjelljes së tyre të përgjakshme,të dëshmuar disa herë në gjithë ish -jogosllavinë ,nëpër vite,nesër do të kërkonin „hise“ më të madhe se sa vetë ata,duke rrezikuar kështu edhe ardhmërin e fëmijve tanë,me luftëra për territore në të ardhmen?!Vallë a sësht ky luks i tepërt për shqiptarët?!
Zot ruaje Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë,nga bijtë e sajë bukshkalë!