S’TË LEJOJ M’I BA SHUMË VJET !
Joni i vogël nji ditë
Te gjyshja shkoi për vizitë
N’dhomë i pa në fotografi
Kur gjyshi e gjyshja kishin qenë të ri.
Ua, kjo këtu je ti, gjyshe!
Po atëherë paske qenë ndryshe!
Atëherë paske qenë e mirë *
Hiç pa rudha në fytyrë!
-Gjyshe, pse tash dukesh kështu,
Du vërtetë me m’ tregu?
-Kur isha e re rrudha s’ kisha
Këto vijnë nga vjetët, të pastë gjyshja!
-A do t’tregoj si ndalen vitet?
Në ditëlindje, kur torta qitet,
Fiki qirinjtë shpejt e shpejt
Dhe kështu vitet, ndalen krejt!
Edhe gjyshi me m’pasë dëgju,
M’i ba shumë vjet s’e kisha leju
Pra, ty s’të lejoj m’i ba shumë vjet
Gjithmonë e re ti du me mbetë!
_______________
* lexo: e bukur
Sami ISLAMI
Londër, 14 mars 2010