Dita e verës
E di, edhe pse kërkon nga unë që të kërcej nga Ura e Gurit. E di. Vetëm, ende është heret. Veroren ma kanë lidhur nyje për dore dy poete në Elbasan, për "Ditën e verës". E mu ato dy bukuroshe duhet të ma zgjidhin, pasi të më pastrojnë nga mëkatet. Edhe atë, Ditën e Shëngjergjit... Njeri tjetër nuk guxon se, prishet magjia. Veroren, ato do të ma zgjidhin dhe do ta hudhin nga Ura e Gurit, në Vardar. E di Ti se, unë jam plot mëkate... Mëkate... Vetëm Vardari mund t`i lajë, shtrydhë nën Urën e Gurit... E unë kur do të lahem nga mëkatet, do t`i zbres armët nga Rrapi dhe do t`i hip Gjokut...
Vështirë pa ty ndizet qiriri... Pihet vera... Shkruhet poezia... Edhe hëna e plotë nuk del mbi Liqe... Vështirë pa Ty përcillet Nata... Ditën e pres nën Rrap... Natën e përcjell matanë maleve…E shoh Liqenin... Dallgët... Etje kam... Etje... Do ta pi edhe Oqeanin se, nuk më ngiu Deti...
E zgjoj veten mes dy shtambave me verë. Këmbadoras e hap dritaren. Matanë hekurave fle Liqeni. Trembem. Vrik e vrik kthehem në shtrat.
- Po, kush të dërgoi Ty?!
- E kush deshe ti të më dërgojë?!
- Zoti... Njeriu nuk dua të të dërgojë, ngase nga ai nuk pranoj dhurata...
- Atëherë, mua më ka dërguar Zoti... Kthehu në shtrat!...
Xhindosem edhe njëherë mes librave... Shtambave me verë... Qiririt që më rri ndezur natë e ditë mbi kokë... E nis luftën...
E nis ashtu siç e kam adet. Nga dy
shtamba me verë t’i pi përvjet...
E diel, 21 mars 2010. Dita e par? e pranver?s. Mëngjes, kur e bëra punën e parë me mend gjatë jetës sime, pastrimin e vetes me ujë të ftohtë - akull. U shkunda nga mendimet e rrezikshme… Ëndërrat e tmerrshme që më ndiqnin me vite e vite… Mëkatet mbi shpinë, që sot kisha vendosur t`i hedh nga Ura e Gurit, në Vardar. Rrugës e piva një shtambë me verë dhe u nisa këmbë, deri në mes të Urës. Vendin e shenjtë, ku Mikja para se të ikte për në Prishtinë, kishte shprehur dëshirë që unë të kërcej bythekrye në hurdhë. O Imzot, ia plotësova dëshirën. E pash? dall?ndyshen e par? duke fluturuar mbi lum?. E hoqa veroren që dy bukuroshe ma kishin lidhur për “Ditën e verës” në Elbasan dhe e hodha në Vardar. Ja, qyqe, në vend të vetes e hudha veroren nga Ura e Gurit… Në fund, edhe një lutje:
Imzot, më diferencuan neokomunistët
që dashuri bëjnë me Ebu Xhehlin
e përhapin SIDËN në Shtëpinë Publike.
Përditë dezinfekohem nga Virusi
verë të kuqe pi te Pazari Grave
ballë për ballë Eb Xhehlit,
imam në mesin e kryehoxhallarëve
që ngrenë dolli, dehen me lëngje
Shejtanin e vrasin me eshtra.
E heqin vallen më shpallin të marrë
ngase e shava dje Pushtetin.
E shaj sot, do ta shaj nesër!
Pasmesnate kthehem në shtëpi
Rrospitë e Ebu Xhehlit
dorë më dorë më hedhin mbi çatia
pak para agimit më dhunojnë
mes librave…
Duartrokitje… Edhe një!... Edhe një!... Edhe një!... Jo. Mjaftë e keni një, se ndodh të hani dru… Dru… Dru…
Dikur, i ngrita të dyja duart lartë drejt? qiellit dhe bërtita: Heu, unë jam i lumtur!… I lumtur… E hudha barrën në Vardar… Asgjë nuk kam më mbi shpinë… Asgjë… As pasuri… As shtëpi… As miq… As armiq… As Mike…
Dhe, fluturova në Baba Tomor…. Atdheun e Perëndive…Tyrbe… Shtratin e Cucës Boheme me dy shtamba verë… Një qiri… Varrin tim me libra…