BILALL MALIQI
TEK GURI NDARËS
Në dypikëshin e shqipëruar
Ende korbat lodrojnë
Tmerrësisht lojën e vjetër
Aty u rreh stinëbardha
Me ndalesë
E ndarje shpirti
Mjegulla e karpateve
Nxinë pamëshirë
Nënqiellin tonë
Heliografin e çrregulluan
Tani dielli rrezet
I shpërndanë të grimcuara
Tek guri ndarës
Ta ndalën hovin
Për ta thënë
Mbresën vrojtuese
Miku im Nexhat
Korbzinjtë fjalëmirën
S’mundën ta ndalin
Mbresa jote
Theu kufirin e çelikosur
E erdhi bashkë me mikun tuaj
Ku në fytyrën e tij
Lexova dhembje
Ofshama shpirti
Eh miku im
Deri kur ky shekull
Do të prodhojë turp
Në cep të Evropës…?
Një ditë korbat do të ikin
Gurin me këlyshët
Që lëpirë kishin kocka
Do t’i varrosë koha…
Heliograf-(vegël e posaçme që mat zgjatjen e ndriçimit të diellit).
Në pikën kufitare shqiptaro-shqiptare
Më 13 mars 2010 policia serbe
nuk e lejoi mikun tim të jetë në një promovim libri
në Preshevë...