DËSHMI KRONOLOGJIKE HISTORIKE
KONTINUITETI HISTORIK I LËVIZJES PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Shkruan: Skënder Ibishi
LPK
LËVIZJA PËR PAVARËSINË E KOSOVËS
( 28. IX.1968 - 26. III. 1981 - 17. II. 1982 - 17. II. 2008 )
Nga publikimet e deritanishme në këtë ë temë, po duket se për brezat e ri, kontiuniteti historik i themelimit dhe veprimtarisë të Lëvizjes për Republikën e Kosovës ...(LPK) akoma nuk është qartësuar në tërësi. Është vërejtur se ka pas dhe ka përpjekje që mbi këtë pjesë të historisë tonë kombëtare, të shkruajnë edhe njerëzit që nuk kanë pas qasje të drejtpërdrejtë në ngjarjet kryesore zhvillimit të kësaj Lëvizje, pa mbështetje në faktografi e dokumentare dhe pa dashje apo me te kanë sjellë paqartësi të pa nevojshme. Prandaj, këtu do të bëhet një përshkrim i shkurtër kronologjik i këtyre ngjarjeve historike!Tema është bashkimi në LPK, andaj do ndalemi në detalet kryesore në këtë temë! Por, në përshkimin e detaleve nga të gjitha anët do të jemi të detyruar të përsërisim disa fjali disa herë nga këndet e ndryshme se si u arritë ai dhe cilat ishin rrjedhat e më vonshme deri në ditë e sotme! Me që shkencat historike e kanë trajtuar dhe ndriçuar periudhën e mes 28 nëntorit 1912 deri me 28 nëntor 1968, kur nga LPK u vazhdua të zhvillohej luftë tradicionale për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë shkrim do të merremi me ndryshimet kualitative politike që erdhën pas 1968 për LPK! Mund të thuhet se në tërësinë e historisë së Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës (LPK), e cila vazhdon të vepron pas 28 nëntorit 1912, kur shpallet pavarësia e Shqipërisë londineze, me siguri se Lëvizja për Republikën e Kosovës, e cila fillon të vepron nga 1968, zë pjesën më të rëndësishme të saj në gjysmë shekullin që kaloi.
II
NGADHËNJIMI POLITIK I LËVIZJES PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
MBI PUSHTETIN AUTONOMISTË TITIST DHE MBI
FORMACIONET TJERA
Pavarësisht se demonstratat e vitit 1968 u shuan me dhunë, kjo ishte një fitore politike e LPK! Sepse kërkesa për Republikën e Kosovës ngadhënjeu historikisht e politikisht mbi politikën autonomiste të titizmit, pushteti autonomist, si i tillë, u lëkund dhe gradualisht shkoi drejt fundosje se vet. Nga ana tjetër me shpërthimin e demonstratave të Pranverës 1981, kërkesa për Republikën e Kosovës, që ishte shtruar për realizim nga PKMLSHJ para autoriteteve te ish RSFJ, u shndërrua një Lëvizje të përgjithshme për Republikën e Kosovës e cila do të shënon fillimin e fundit të ish RSFJ! Gjatë demonstratave të 1981, Lëvizja masive për Republikën e Kosovës, praktikisht u përkrahet pa rezerva edhe nga baza e organizatave tjera ilegale. Pasi demonstratave të 1981 me kërkesës për Republikën e Kosovës i erdhi përkrahja edhe nga Tirana zyrtare. Kjo ndikoi që në fillim të 1982, që udhëheqjet nga organizatat më të rëndësishme ilegale, që deri atëherë kanë veprua me programet e veta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të bashkohen me kërkesën për Republikën e Kosovës. Kjo u kurorëzua me 17 shkurt 1982 edhe me aktin formal të bashkimit të tyre në LRSSHJ (LPK), kur Lëvizja e përgjithshme për Republikën e Kosovës u shndërrua në Lëvizje të organizuar për Republikën e Kosovës! Emërimi i ri lëvizjes erdhi me miratimin e propozimit të përfaqësuesit të PKMLSHJ! Natyrisht se edhe për Lëvizjen për Republikën e Kosovës, si edhe për tëra forcat tjera ilegale frymëzim i veprimit në këtë pjesë të re të historisë tonë ishte dhe është simboli ynë i rezistencës Adem Demaçi!
III
SI U ZHVILLUA PROCESI KRONOLOGJIK I LËVIZJES
PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Me 17 shkurtit 2010, u shënua 2 vjetori i shpalljes së pavarësisë që u realizua me 17 shkurt 2008, 28 vjetorit të themelimit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës (LPK) dhe në këtë vit shënohet edhe 42 vjetori i demonstratave të vitit 1968 me kërkesën për Republikën e Kosovës. Lëvizjes për Republikën e Kosovës, ku do të përfshiheshin tëra viset dhe pjesët e Popullit Shqiptar nën sundimin e republikave të ish RSFJ fillon me fillimin e diskutimeve për amendamente kushtetuese në vitin 1967. Pasi pushteti i ish LKJ refuzon realizimin e kërkesës për Republikën e Kosovës në rrugë të rregullt, nga forcat progresive rinore nën prirjen e Osman Dumoshit organizohen demonstratat e 27 dhe 28 nëntorit 1968 me këtë kërkesë. Pushteti i ish LKJ refuzon kërkesën dhe i burgos dhe dënon organizatorët e këtyre demonstratave me dënime të gjata kohore. Pjesëmarrësit e demonstratave të 27 dhe 28 nëntorit 1968 të gjeneratës së radhës e rigjenerojnë kërkesën për Republikës së Kosovës duke e bërë atë Platformë Politike dhe pastaj Program të bërthamës së parë të PKMLSHJ në vitin 1975 në prirje të Abdullah Prapashticës. PKMLSHJ, krahas organizimit të vet të brendshëm vepron intensivisht edhe në përgatitjen e demonstratave më kërkesën për Republikën e Kosovës të vitit 1981. Pas shpërthimin e protestave të studentëve për kushtet e këqija në Universitetin e Kosovës, PKMLSHJ ndërhyn dhe ato i shndërron në demonstrata me kërkesën për Republikën e Kosovës. Jehona e atyre demonstratave bëri që shumica dërmuese e shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut, të mbështesin kërkesën për Republikën e Kosovës.
IV
HAPAT KONKRET DREJT BASHKIMIT NË LËVIZJEN
PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Menjëherë pas kësaj, PKMLSHJ intensivon aktivitetin e vet në drejtim të bashkimit në platformën e kërkesës për Republikën e Kosovës, edhe të organizatave ilegale të LNÇKVSHJ dhe OMLK, që deri me 17 shkurt dhe 15 maj 1982 kanë vepruan në Programet e veta për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për këtë, PKMLSHJ formon Komisioni për Bashkimin e organizatave ilegale në përbërje të Abdullah Prapashticës, Osman Osmanit dhe Faton Topallit. Ky Komision morri iniciativën dhe ju drejtoi Thirrjet për Bashkim Jusuf Gërvallës për LNÇKVSHJ dhe Kadri Zekës për OMLK. Ndërkohë ndodhi atentati i 17 Janarit 1982 dhe përfaqësimin e këtyre Organizatave e morën përsipër përfaqësues të tjerë që vazhduan punën e tyre drejt bashkimit i cili edhe u realizua në kohën e lartpërmendur. Ky ishte një bashkim në program, sepse bashkimi fizik në kushte të ilegalitetit ishte i pamundur! Prandaj LPK e vazhdoi aktivitetin e vet në formacionet e më parme ilegale si pas programit të përbashkët dhe herë pas herë edhe me koordinime të unifikuar të veprimit. Lëvizja për Republikën e Kosovës... (LPK) u themelua me 17 shkurt 1982 me bashkimin e PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ në program të kërkesës për Republikën e Kosovës. Ajo u emërua fillimisht LRSSHJ dhe synimi i saj ishte bashkimi i të gjitha pjesëve të popullit dhe të territoreve etnike shqiptare brenda një Republike Socialiste Shqiptare (të Kosovës) në Jugosllavi. Me rastin e themelimit të saj u murr vendim që nëse autoritete jugosllave refuzojnë të e përmbushin këtë kërkesë, LPK do të deklaron pavarësinë e vet nga RSFJ dhe do të bashkohet me shtetin Amë Republikën e Shqipërisë. Me atë rast u murr Vendim që Republika e Kosovës të ketë një organizim të brendshëm politik sikur edhe Republikat tjera të ish RSFJ. Pra, të gjithë nënshkruesit e bashkimit në LESSHJ, pa përjashtim u pajtuan për krijimin e tëra organizatave politike e shoqërore që i kanë Republikat tjera, që nga Partia Komuniste (LK) e Kosovës e deri te organizata e pionierëve! Sepse nuk mund të kërkohej ndonjë zgjidhje tjetër brenda ati sistemi të asaj kohe! Po ashtu u murr vendimi që procesi i bashkimit të mos përfundoi pa bashkimin edhe të OMLK, gjë që u realizua pikërisht si pas këtij vendimi.
V
DATAT KRONOLOGJIKE DHE PJESMARRËSIT KONKRET
Procesi i bisedimeve për bashkim në platformë dhe program të krijimit të Republikës së Kosovës mes PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK, në tërësi, filloi me 20 Nëntor 1981në Adapazar të Turqisë dhe u përfundua me 15 maj1982 në Biel Bienne të Zvicrës. Për shkak të largësisë së madhe mes tyre ky proces zgjati mbi 6 muaj. Në mes të PKMLSHJ e LNÇKVSHJ procesi i bashkimit filloi me 20 nëntor 1981 dhe u arrit me 17 shkurt 1982. Në bisedimet për bashkim, nga ana e PKMLSHJ merrnin pjesë Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli, ndërsa nga ana LNÇKVSHJ të pranishëm ishin edhe Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi. Procesi i bashkimit përfundoi me bashkimin edhe të OMLK 15 Maj 1982 në Lëvizjen për Republikën e Kosovës…(LPK)! Në bisedimet për bashkim në Biel Bienne të Zvicrrës nga ana e LRSSHJ prezent ishin Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi ndërsa nga ana e OMLK të pranishëm ishin Xhafer Shartri e Hasan Mala. U murr Vendim se nga tre (3) përfaqësues të tri udhëheqjeve të organizatave të bashkuara të e krijojnë Komitetin Drejtues të LRSSHJ, ndërsa përbërja e KQ të tyre të hynë në përbërjen e Kuvendit te LRSSHJ (LPK). Për shkak të kushteve dhe rrethanave nuk u realizuan disa nga këto parashikime! Veprimtaria e Lëvizjes për Republikën e Kosovës u zhvillua pa ndërprerje dhe në kontiunitet gjatë këtyre viteve nga 1982, dhe do të pushoi vetëm pasi të jetë realizua program i saj hartuar në bazë të Vendimeve të miratuara në Mbledhjen Themeluese të LRSSJ me 17 shkurt 1982. LPK gjatë këtyre dekadave ka përjetua ndryshime në përbërjen e strukturave udhëheqëse në zgjedhjet e rregullta të brendshme. Lëvizja gjatë rrugëtimit të vetë ka mundur dhe mundet të pëson ndryshime në emërtime, por as njëherë në Programin e vet! LPK është e hapur për të gjithë shqiptarët që pajtohen me programin e saj. Ata që nuk u pajtuan me programin e LPK u ndan nga ajo dhe vazhduan rrugët e veta! Aktiviteti i pareshtur i LPK qoi deri te themelimi i UÇK nën prirjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, dhe deri te lufta e UÇK’ës. Kjo pastaj e solli edhe shpalljen e pavarësisë të Republikën e Kosovës 17 shkurtin 2008 me plebishit popullor, pavarësisht nga deklarata zyrtare. LPK edhe para edhe pas 17 shkurtit 2008 e vazhdoi rrugë drejt realizimi të programit të vetë në kushte të reja me metoda të reja dhe me lider të ri individual dhe kolektiv! Pavarësisht nga rrjedhat nëpër të cilat ka kalua dhe do të kaloi LPK, ajo ishte dhe mbeti pronë e masave popullore që morën pjesë zhvillimin e saj. Me LPK mundet të personifikohet secilin pjesëtar i sajë që vepron në realizimin e programit të sajë!