BJESHKËT E LLAPIT ME PLOTË BUKURI NATYRORE DHE KUSHTE IDEALE PËR TURIZËM
Nga Milazim KADRIU
Bukurit natyrore të bjeshkëve të Llapit janë mëdha dhe ato donë një përkujdesje më ët madhe nga shoqëria. Kjo pjesë është mjaft atraktive për zhvillimin e turizmit malor,por edhe zhvillimin e aktiviteteve sportive e sidomos gjatë stinës së dimrit ku ka shtigje të bukura për skijim. Shijimin e këtyre bukurive natyrore e shijuan gjatë një dite edhe Shoqëria bjeshkatare alpiniste “Prishtina”. Fillimisht 22 anëtarët e kësaj ekspedite(16-nga Prishtina,3-nga Podujeva dhe 3-nga Mitrovica), bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek lapidari i ngritur në Rrafshnaltën mbi Gegaj apo si njihet Qafa e Kaqanollit, aty ku bashkohet Llapi me Shalën. Ky lapidar është i ngritur në vendin ku u zhvillua beteja e njohur e UÇK-së kundër forcave të okupatorit serb më 15,16 dhe 17 shtator 1998. Më pas filloi marshimi drejtë Majës së Madhe të Logut të Lupçes. Koha ishte me erë,ku frynte erë me shpejtësi rreth 40-50 km/h. Ekspedita vazhdoi ngjitjen,duke shijuar ato bukuri të rralla natyrore,si ishin Bjeshkët e Llapit dhe Bjeshkët e Shalës së Bajgorës. Ekspeditës i printe Rifat Zeka nga Pakashtica e Llapit që njihte mirë terreni. Ndërkaq Gani Syla udhëheqës I Bordit të SHBAP-së na tha se asnjëherë nuk ishte në këto anë dhe kurrë nuk kishte menduar se bjeshkët e Llapit kanë gjithë këtë bukuri natyrore dhe kushte ideale për zhvillimin e turizmit malor. Derisa ekspedita qëndronte në majën e quajtur Otërg që është në një lartësi mbidetare 1535 metra. Nga këtu shihet një pjesë e madhe e Kosovës. Këtë ditë ,u vrenjtë se nga era që frynte dhe tymi i oxhakëve të termocentralit në Kastriot arrinte dhe mbulonte qytetin e Podujevës. Arritja e këtij tymi nuk vije shpesh deri në Podujevë. Ajo që vërehej në këto anë ishte se luadhet e shumta në këtë lartësi punohen nga fshatarët e këtyre anëve. Ndërsa një dukuri që prish gjithë këtë bukuri është dëmtimi i madh i drunjve të maleve të Llapit që bëjnë pjesë në malet e Albanikut. Të gjithë anëtarët e kësaj ekspedite arritën që të pushtojnë majën më të lartë në këtë pjesë që ishte Maja e madhe e Logut që ka një lartësi mbidetare 1550 metra. Edhe në këthyerje ekspeditën e përcolli një erë e fuqishme që sipas tyre tani arrinte shpejtësinë rreth 70-80 km/h,por që ata ishin të kënaqur se ia arritën qëllimit. Gani Syla dhe të tjerët anëtar përpos që ishin të kënaqur me realizimin e pushtimit të Majës së madhe të Logut ishin falënderues edhe në mikpritjen e vendasve dhe ndihmën për realizimin e këtij turneu.
Sipas Sylës kjo shoqëri gjatë verës do të vizitoi edhe pjesët tjera të bjeshkëve të Llapit që shtrihen në pjesën e Grykës së Llapit, prej burimit të Llapit e deri tek Kërshi i Uglarit në kufi më Serbinë. Po ashtu kjo shoqëri ka edhe shumë plane për pushtimin e bjeshkëve të Kosovës,Shqipërisë,Malit të Zi, Maqedonisë e vende tjera për të arritur edhe në pushtimin e Kilimanxharos në Tanzani të Afrikës.