Të nderur lexues e bashkëpunëtorë të ZSH!
Ditë më parë doli nga shtypi Monografia ”Abdyl Krasniqi–frymëzues brezash” e autorit Bedri TAHIRI, e cila, siç kuptohet edhe nga vetë titulli i kushtohet atdhetarit, krijuesit dhe të veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, z. Abdyl Krasniqi, babait të Heroinës Xhevë Lladrovci- Krasniqi.
Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte.
Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:
Azem Bejtë Galica, 1995
Përmendorja që mungon, 1997
Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998
Adem Jashari- legjendë e legjendave (u ribotua nëntë herë), 1999
Përjetësia, 2000
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001
Drenica- një shekull trimëire (u ribotua tri herë), 2002
Përtëritja, 2002
Flakadanët e lirisë1, 2004
Drejtësia në sprovë, 2005
Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar), 2005
Flakadanët e lirisë 2, 2oo6
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2oo7,
Flakadanët e lirisë 3, 2007 dhe
Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009
Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar.
Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe disa libra në dorëshkrim:
Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
Përmendorja që mungon (botim i dytë i plotësuar),
Përshtypje nga Franca,
Dierncimi (Tregime dhe novela)
Për Flamurin kuqezi etj.
Ditë më parë doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu.
Ky është libri i tij i shtatëmbëdhjetë.
Me autorin mund të kontaktoni përmes postës elektronike: bedri_tahiri@yahoo.com