Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Yllka Sheqiri: Shpirti ynë – dritare e hapur (Poezi)

| E diele, 14.03.2010, 09:23 PM |


Yllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion dramaturgji dhe film. 
Si fëmijë ka ilustruar disa libra fëmijë,  por vallja dhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.
Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.
Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.
Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). 
Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë  botuese Verbum ndërsa më 2008  është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.
Yllka Sheqiri, poete, studente  e dramës,  filmit dhe skenarit është një krijuese që premton  shumë  jo vetëm në fushën e  letërsisë,  por  edhe  të  dramës  e të filmit. 
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë.  Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj “Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn filmi “Në pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut.

 
Yllka Sheqiri 
Shpirti ynë – dritare e hapur


*   *   *

Nganjëherë qanë njeriu për jetën
Ankohet
Që është i vetmuar

Fati ju ndodhë të tjerëve
Befasishëm
Por 
Kjo s’na ndodhë
As ty as mua 

Ne i takojmë grupit
”Njerëz të dështuar”
Thellësinë e ndajmë
Dhe hapim një dritare
Pas çdo dështimi
Ne jemi të sprovuar
Për të shpresuar
Ndoshta fati që vjen nganjëherë
E gjenë shtëpinë në të paharruarin shpirtin tonë 
Dritare të hapur

©Yllka Sheqiri

 

*   *   *

Të gjitha lojërat përfundojnë
Disa janë më të gjata nga të tjerat
Mirëpo përfundojnë
Me fitues dhe humbës

Pse je aq i befasuar
Që  ka përfunduar loja dashuri 
Dhe që humbës je ti?!

©Yllka Sheqiri
 
*   *   *

Princesha deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje 
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye 
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi

©Yllka Sheqiri

 
*   *   *

Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.

Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!

©Yllka Sheqiri


 
*   *   *

Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes. 

©Yllka Sheqiri

Shënim: 
Këto pesë poezi janë marrë nga libri në gjuhën suedeze ”Men” ( ”Por”)  i Yllka Sheqirit.