Nehat Jahiu
Dy poezi:
Jam rritur
Jam rritur me kryet në gji të nënës,
me kafshatën e bukës në fund të magjes.
Buzën ma lagu molla e ruajtur në gji
në djep druri më përkundi ajo dorë me ëmbëlsi.
Në atë djep druri që më përkundi
me ninulla hyjnore më zuri gjumi…
Një Kujtim
Shumë opinga në ferra kam lënë
me vrap delet për ti zënë.
Një janxhik në shpinë kam mbajtur
tufën e deleve shumë e kam dashur.
Shpesh kam bredhur shpat më shpat
nën hije ahesh pushoja pak.
Kur shpesh në mal më zinte nata
ma shtrinte dorën nëna, e ngrata…