Shtytje në mësim
Nga Xhevat Muqaku
Singen 06.03.2010
Në lokalin e klubit shqiptarë në Singen, me daten 28.02.2010, zotëriu Fatmir Gashi prezantoi para bashkëkombasve të tij Pilot projektin " Shtytje në mësim " i paraparë së pari për nxanësit shqiptarë që jetojnë në Zvicer.
Këtë Projekt të studjuar mirë e kanë mbështetur edhe zyrtarët e arsimit në qytezen Diessenhofen të Kantonit Thurgau.
Në fillim ai u falenderua pjesëmarrësve për interesimin e treguar dhe vazhdoi; këte projekt e kam bërë nga pasioni, është një studim nga lamitë si gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë gjermane. Shkolla plotësuese pa një qellim te caktuar nuk ka vlerë ndërsa arsimimi mundëson një integrim më të mirë.
Zotëriu, Fatmir Gashi punon me tri grupmosha të fëmijve shqiptarë. Një herë në javë ju ndihmon atyre dy orë në landët e gjuhes shqipe, matematikes dhe gjuhes gjermane. Një shkollë e qytezës e mundëson hapsiren per zhvillimin e këtij projekti.
Kam parasyshë tërë kohen përvehtësimin e fushave mësimore të lartpermendura në rrafshin global dhe njëherit mbajtjen gjallë të kultures shqiptare.
Gjithësejt jan 14 fëmijë, që klasen e 5, 6 dhe 7 e vizitojnë dhe nga ai mësohen. Këtu bahet fjalë për mësim shtesë- plotësues prej atij normal,i cili së pari do të financohet nga prindërit.
Gërshetimi i gjermanishtes me shqipen e sidomos lidhjet me të krijojnë vështirsi tek fëmijet tanë dhe kjo bënë që ata të shprehen dhe tme të jenme të nme të dialog më zbehtë. Rroli i mësimdhanësit është më shumë orientues, parapregaditja e fëmijve si dhe arsimimi i prindërve luan një rrol te madhë.
Arsimimi i vazhdueshem shqiptarëve është rruga e vetme për integrim në shoqërinë Zvicerane. Pilotprojekti i tij duhet te kaloi kohen prej gjashtë muajsh dhe poqese sukseset që ai i ka premtuar ne formen e përmirësimit të notave edhe vërtetohen, atij do ti jepet dritë e gjelbërt të punoi me tutje, dhe do te financohet pastai nga Fedarata e arsimit Zviceran. Kjo nuk ështe diqka e re per te, pasi edhe pse në Zvicer nuk e punon profesionin e mësuaesit te fizikes qe e bënte me shumë qejf para 20 viteve në Kosovë, ai për pilot projektin e tij ai ka punuar më se 10 vjet vazhdimisht.
Ai flet; arësyeja kryesore ti qasem këtij projekti ishte analiza qe kam bërë dhe mospajtimi pse vetem nje numer i vogel i nxanësve shqiptar arrijnë nje nivel me te larte shkollimi ne Zvicer?.
Një prej shkaqeve është se , fëmijet gjuhen e tyre amtare nuk e zotrojnë mirë.
Ai i cili nuk e mëson gramatiken e gjuhes se tij, e ka veshtire nje gjuhë te huaj mirë ta zotroi.
Në vazhdim ai foli edhe për aspektet e ligjërimit, pranimin e temes nga ana e nxanësve ,kyqjen në spjegimin e problemeve dhe vështirsive të mundëshme, me fjalorin ,krahasimet dhe në fund me pyetjet e mundëshme por edhe zgjidhjen e përbashkët dhe kompromisin që nuk është gjithnjë i favorshem.
Ndërmjet mësimit te gjuhes shqipe ai aktivizon një leksion te matematikes. Per trurin ai mendon se është më leht të kalohet- vazhdohet prej një gjuhe në tjetren.
Ai ka vërejtë edhe defizite te theksuara në gjuhën gjermane tek nxanësit e tijë. Një shembull: këta fëmijë nuk munden foljet si psh.; dua, guxoi dhe pëlqei t`i përdorin drejtë. Pa këto s`mundë të arrijë asnjëri te pyes dikend për diqka që atij i duhet në mënyrë të sjellëshme.
Pos kësaj ai dëshiron që nxanësve të tijë të ju lëshoi në dorë tekniken ,që të munden vetvetiu të motivohen ose të lirohen -zbërthejne nga nje bllokadë e mesimit.
E kaluara me aktualitetin dhe ardhmërinë e nje nxanësi shpeshëherë nuk përputhen në takimet e mësuesve me prindërit.
Fëmijet shqiptarë po qese e zotrojnë mirë gramatiken e gjuhes së tyre do ta kenë më lehtë arritjen e nivelit të lartë të arsimit por edhe tejkalimin me sukses.
Matematika është një lami jo e lehtë, por që me punë sistematike sukseset jan të arritëshme ndersa gjuha matematikore në drejtimet teknike me thysat së bashku tregojnë të bukuren , përshtatshmërinë dhe zgjidhjet e drejta.
Fatmiri Gashi mendon se vetem intersimi dhe përballimi i femiut me shkollen dhe shkollimin e tij nuk mjafton. Një rrol te randësishem e luan edhe arsimimi i prindërve, pasiqë shpesh prindërit nuk e njohin sa duhet sistemin shkollor te Zvicres dhe me kete qe ne start krijohen veshtiresi.
Eshtë vërtetue se fëmijet e nacinaliteteve tjera kan tregue rreth 33 vështirësi në zberthimin e informacioneve në rrugen- zhvillimin e tyre për ta përvehtësue vetem gjuhen gjermane.
Me këte rast prindërit falenderuan zotëriun Isë Bajramaj i cili informoi dhe së bashku me kryesinë e klubit shqiptarë Kosova në Singen mundësuan ligjeraten e me lartëshenuar si dhe zotriun Fatmir Gashi i cili prezantoi për mrekulli punen dhe Pilot projektin e tijë por edhe gjeti kohë që të ju pergjgjej të pranishmeve në pyetjet e tyre që nuk ishin pak. Ishin të pranishem dhe e percollen me vemendje kë te ligjeratë edhe nxanësit Mendon dhe Egzon Imeri si dhe Doruntina Bajramaj.