Dita e verës
Nga Përparim Hysi
1.Dita e verës
Kam shkuar me mëndje,natën,në fshat
Se të nesërmen,Ditën e verës,do festoj
Në mëngjes heret e ndez topilën me kashtë
Me tym t'më përgjigjen,vërsnikët i ftoj.
E ndeza dhe këndellem se shoh tymin në qiell
Ta shohin shokët;Zalua,Myftari
Jam ngritur që ta ndez,pa dalë ende diell
Se,si gjithmonë,fëmijërisë kështu e ndizja,i pari.
Pastaj të vegjëlit do derdhen si tufë
Në dyerët e amvisave do zënë të trokasin
Dhe vezët e ziera do thyejnë çak-çuk
Se,ndryshe,po s'u dhanë,me këngë zënë i ngasin.
Mnadej vjen dreka dhe qingji në hell
(Ç'e piqte për qejf.,im atë,ndjesë pastë!)
Kujtoj këtë çast dhe një lot më del
Se malli për babanë,tak-fap m'u qas.
E Dita e verës,o gëzim i fëmijërisë
Ç'ma more mëndjen,ma shpure në fshat
Po,kur kthiellem,ofshaj prej mërzisë
Se,sa afër jam,aq dhe larg.Shumë larg...
13 mars 2001
2.Dita e verës,në Elbasan.
Gati 40-vjet që jam ndarë nga Elbasani
Por ja që shpesh,shumë shpessh atë e kujtoj
Se kam shumë kujtime(ku më ndahet xhani?)
Nga ky qytet i dashur me mbresa lloj-lloj.
E kjutoj qytetin siç ishte atëhere
Me rrugë me kalldrëm dhe me pak asfalt
Por ç'pamje festive merrte për Ditë vere
Si mund të harroj atë festë-mjaltë?
Kam kaq dekada që atje s'kam qënë
Po me mënd e zëmër sa herë jam atje
Katër vjet me radhë atje bukë kam ngrënë
Epo si mund të ndahem,pa më thoni,de?!
Kam ngrënë ballokume dhe bogaçe me gjalpë
Që aq mirë di t'i bëj veç Elbasani
I kujtoj tani dhe gati më zënë djajtë
Për Ditën e verës veç atje bëhet nami.
E kanë për traditë dhe gjithmonë e festojnë
Dhe e bën beli dhe në kohë të diktaturës
Dita e verës mua fluturim më çon
Të shoh Elbasanin;atë të dikurës.
Tani,pleqërisë,me mënd shkoj atje
Ja,hajde më shihni,mu në Elbasan!
Takoj miq e shokë se aq mall,kam, de,
Sa gati mëdysh ndahet imi xhan
13 mars 2003 -13 mars 2010
________________________
"Puplat" e pushtetit
Nga Përparim Hysi
1. Përse?
Në qiellin e bardhë të shpirtit tim
Ca re të zeza kanë ngritur limer
Përse,moj re],zezuat shpirtin tim
Dhe shpirtin e bardhë ma zhytët në terr?!
29 janar 2003
2.Përballë jetës
Jeta...sa rrugë e shkurtër
Dhe në këtë udhë(kushedi sa kilometra?!)
Të gjithë jemi shtegëtarë:
Hyr nga një derë...e dil nga tjetra.
29 janar 2003
3.Nuk më pëlqen
Nuk më pëlqen që të ha në një restoran luksoz
Ku takëmet janë që të gjitha:të argënda!
Më pëlqen,më shumë,një tavernë që tymos
Se aty gjej gatime siç m'i bënte nëna.
Në restoran luksoz jam si një zog ndër leqe
Dhe bëhem nervoz se duhet "politesë?!"
Jam si një elefant në një pallat me qelqe
Ndaj s'i dua luksozët:për të ngrënë do"licencë?!"
30 janar 2003
4.Dashuria dhe urrejtja
Dashurinë e kam të madhe:të përjetshme!
Urrejtjen si një piskamë apo si një teshtitje!
E nxjerr dhe e harroj...
Tamam si jashtëqitje....
30 janar 2003
5.Për të besuar
Për të besuar s'dua premtime
As betime dhe prova në një kohë të gjatë
A je i zoti që mos m'u shmangesh syve
Se sytë tregojnë në je ditë apo natë.
30 janar 2003
6.Poetët hermetikë
Poetët hermetikë që kam njohur në kohëra
Ma mbushën kokën me shumë të panjohura
S'lexova poezi,po më shumë bëra algjebër
Mos janë "Ufo" që vijnë nga planet tjetër?
* * *
E lexoj poezinë e iks Poeti
Dhe bëhem pak rrëmujë
Se ndodh si me atë punën e mullirit
-Mulliri mirë prej ere,po nga i vjen ujë?!...
1 shkurt 2003
7.Flokët dhe krëhëri
Flokët e mi?Më të ashpërit në botë
Kurrë nuk iu nënështruan krëhërit
Po koka?Ç'made in kokë:
Sa herë me të i kam rënë shkëmbit...
8.Në se...
Nëse lëvizja është jetë
Unë jam më i fortë se një shkëmb
A nuk kam ndërruar kontinet? *
Shkëmbi atje... në vënd.
*kam ardhur në Amerikë
9.RRëkeza
Rrëkeza që çan gurin atje mbi një shkëmb
Më bën që ta dua( e them me tërë mënd)
Se është kryengritëse,rrebele që nuk trëmbet
Dhe çan rrugës së vetë,krenare sa s'bëhet
1 shkurt 2003
10."Puplat" e pushtetit *
"Puplat" e pushtetit nuk i dua
(jam ngrohur prej tyre dikur!)
S'ka dreq që më mbush mëndjen mua
Pushtet nuk dua më ,kurrë...
Se është kalë i rëndë që më hipën
Dhe pesha e tij-elefant!
Halleve të njerëzve s'u përgjijgem
Këto"pupla" më mbushin me inat.
Ma shpojnë trupin si me gjëmba
Trroç e them:nuk ndjehem rehat!
Për këto"pupla" kurrë nuk më shkon mëndja
Kam alergji dhe bërtas:-Larg nga unë!Larg...
*Kam qenë kryetar pluralist ku përfaqësoja PD në rajonin Qëndër,në
Fierdhe dhashë dorëheqje.
16 mars 2003
11.Mos më bëj karshillëk!
Më thuaj që di shumë gjuhë:je poliglot!
Gjasme je i zoti dhe kokën e ke plot?!
Kur ty të pillte kau,mua më ngordhte lopa
Lufta e klasave mua më"vrau",ti bridhje nga Evropa.
Ndaj mos më bëj mua karshillëk
E di mirë ç'mall je!E ke pak,të them:-Jazëk!
4 shkurt 2003
12.Qerrja
E kini vënë re që qerrja veç qan
Këlthet rrugëve dhe bën krriu-krriu
Qetë e tërheqin,po ajo veç"vuan"
Për çudi që qerrja më ngjan si njeriu
Jo me çdo njeri,po me "specie të veçanta"
A i kini parë pushtetarët që zbritën nga kali?! *
Krriu-krriu si qerrja(sikur janë nën pranga?)
Sado që,prapë janë mirë,nuk, mbahen së qari.
*aludohet për elitën e diktaturës që vazhdon të jetë mirë.
4 shkurt 2003
13.Do mënd biznesi?!!!
Një bashto(nga ata që u majmën papandehur?!)
Më thotë mua,"të humburit",do mënd biznesi
Zverkun të trashë mu si dem pa tredhur
Dhe shtriqet e shtriqet,e shqyhet së qeshuri.
Domethënë,sipas tij,unë jam kaqol
Që nuk dikam asgjë nga bota e biznesit
Dhe nuk ka si mos nxehem me kët horr
Që akoma nuk di se ç'është rregulla e treshit
Po ja nuk më pëlqeu kjo punë e pistë:
-O burra të hidhemi të marrim gjënë e tjetrit
Bëra kështu,pa mbeta në bisht
Kjo kohë e pistë është e mirë për dreqërit,
4 shkurt 2003
14.Një stafetë që e urrej
Ka një stafetë që unë e urrej
E urej si vdekjen a dhe ca më shumë
Si plaçkë të bjerrun dua ta flak tej
"Stafetën" e gjakmarrjes ku gjaku derdhet lumë.
M'i ngre kacabujtë dhe më bën të këlthas
Sikur një dreq i zi tinëz me afrohet
Ç'është kjo stafetë?Më vrave?!Do të vras!!!
Jo.Ky është një turp që hiç nuk durohet.
Dhe këtë trup si damkë e kemi mu në ballë
Unë,ti,ai tjetri dhe ca më shumë:shteti
Që ka mbyllur sytë si të jetë bullar
Dhe vazhdon "harikirin" mileti.
5 shkurt 2003
15. 6 shkurt 1967*
Jo.Nuk qe fjalë,po qe anatemë
Si piskamë e madhe-apokalips!!!
Ra mbi objektet e kultit dhe gjithë fenë
Dëm më të madh s'bën dot sa ky përbindsh.
Plugun ideologjik si pjellë satanai
E nguli mbi kokat dhe ato i shkallmoi
Jo.Nuk gjeni kënd që atij t'i ngjaji
Që 6 shkurtin'67 në pranga e gjak "pagëzoi".
*Fjalimi i Enver Hoxhës kundër fesë .
6 shkurt 2003
16.Kronikë e zezë
E kur do të sosesh,moj kronikë e zezë
E zezë si vdekja ! Ma shpall,ma shpif
Kur një kronikë si ti do ta futë në varrezë
Do ngopem me gaz,me jetë,me dritë.
6 shkurt 2003
17.Deputeti i zonës
Deputetin e zonës aspak nuk e njoh
Më mirë që s'e njoh,se bojën s'dua t'i shoh.
Vetëm kur do zgjidhej:-Në zëmra ju kam!
Më nga ne s'u pa(pse dua t'i shoh surranë?!)
7 shkurt 2003
18.Aq "mirë"jam në mërgim
Aq "mirë" jam në mërgim
Sa shpirtin kot s'e kam zeher.
Kafen që pi e dua pelin
Se zeheri a nuk del me zeher?!
7 shkurt 2003
19.Alternativat e ngjyrës së kuqe
I kuq është gjaku,gjenerator i jetës
I kuq është faji që skuq faqen time
I kuq është flamuri ku bëj besa -besën
Në se dikush,papritur,prek tokën time
I kuq është dhe trëndafili i madh i dashurisë
E kuqe është lulëkuqja ë mbinë ndër ara
Por si e kuqja që më vë përballë fajësisë
Nuk ka.Ndaj këtë vë përpara.
7 shkurt 2003
20.Lufta
"Luftën që prish njerëzinë
Nuk do ta doja kurrë
Por në më prekëshin kufinë
Do të vdisja si burrë.
Çajupi
Lufta e padrejtë,mua ma shpall
Shkakëtarët dua që t'i ha të gjallë
Le të thonë për mua:qenka kanibal!
Kurrë ndërgjegja për ta s'ka për t'më vrarë.
12 shkurt 2010