Cikël poezish: Dallgët e jetës
VASHES
Merre rrugën kah bredhin sytë e ardhmërisë
Mbi ylberin me ngjyra që derdhet mbi ne
Mjaft i ushqeve damarët e vetmisë
Sot, për ne lindi dita me këngë të re.
NUK E DI
Nuk e di kujt ia fala
Fjalën e ëmbël
Bebëzat e syrit
Qe si vullkan zjarri
Shpërthen nga shpirti
D a s h u r i n ë
Dhe sot mallkoj veten
Ditën qe kam lindur
Djepin qe jam rritur
Atë qe me ka bindur
Te bëhem ure e jetës
Kështjellë e vetmisë
Si lypësi zotërisë
Ti përkulem dashurisë
NATA E MATURËS
Nuk po kam fuqi me këndua ketë këngë
Me kapluan djersët e po i fshi me mangë
Si me pranua faktin se kemi me u nda
Këta shokë e shoqe ma s’kam me i pa
Ndarjen me përjetuar qenka vështir
Zemra me thyhet kur them lamtumir
Me dalin lotët nga sytë, e përmallohem
Për katër vite shumë gjera me kujtohen
Shumë kujtime ne zemër me kanë mbet
E të harrohen nuk do jen shumë lehtë
Lojërat qe i behshim në pushim të gjatë,
Do të me kujtohen çdo ditë e natë
Sonte, mos ti kujtojmë ato brenga e halle
Atmosfera kërkon qe të gjithë te bëjmë valle
Të lozim e vallëzojmë të gjithë me dëfrim
Kjo natë letë mbetet për ne një kujtim
Të gjithë me duar lartë e ti cingërojmë gotat
Mos te mërzitem për profa si na mbyllen notat
Por të mërzitem që kaluam shumë aventura
Pas katër vite bashkë, sot na ndan matura
Terë jetën s’kam me harrua ketë klasë
Nuk do ti harroj simpatitë qe i kam pas
S’do harroj çastet me shok që i kam kalua
S’do harroj ketë natë sa mirë është shkua
Sonte të gjithë na thërrasin neve maturant
Jemi mbledhë së bashku në ketë restorant
Të gjithë të buzëqeshur por syri na loton
Se vitin tjetër shtatori ma s’do na bashkon
S’do na bashkojnë gëzimet as hidhërimet
S’do na bashkojnë as testet e provimet
Tash të hedhim valle e të bëjmë shaka
Edhe pse përpara një vijë na ka nda
Shpejt erdh qershori mësimi përfundoi
Gëzimi ynë i përbashkët për ne shkoi
Katër vite të lumtura tani kaluan
Së bashku në shkollë i përjetuam
Sonte të gjithë me qeshë e me qa
Të ruajmë çdo njërin mos me e sha
Katër vite kemi marrë mjaft njohuri
Të mirën me të keqën mos me përzi
Mësuam shumë libra e mësime
Që do mbeten në mendjen time
Ketë natë të kalojmë sa më mirë
Të gjithë do të kemi një lamtumirë
Lamtumirë i nderuari Drejtor
Ma s’do takohemi ne korridor
Lamtumir të dashurit Profa
Se për ne ma s’do veni nota
Lamtumir ju banka e dritare
Lamtumir edhe Ty kujdestare
Lamtumir shkumësa e tabele
Lamtumir dhe ty kecele
Lamtumir o ju korrila
Se për ne ma s’do bie zilja
Lamtumir o shokët e mi
Se nga mendja s’do ju fshi
Lamtumir edhe ti moj klasë
Që të kam deshtë pa masë
Lamtumir oj shkolla ime
Që ne ty lashë shumë shkrime
PRANVERA
Gjelbërimi erdhi
Lulet në çdo vend
Bilbili çmallë këngën
Në çdo lis me rend
Prej gjembi në gjemb
Fluturon me krenari
Jeta ringjallet
Pranvera ka mbërri
DIMRI
Dhuratë të bukur po na bien
Ti o dimër me kënaqësi
Me thuaj Lecit çdo t’i sjellë
Në këto ditë të Vitit të Ri
Do t’ia sjellë një sajë të re
Të rrëshqas me shokët e tij
Do t’ia ngri lumin mbi shtëpi
Leci i vogël të rrëshqas me ski
ZOG MENGJEZI
Ciu ciu ciceron
Në dritaren time
Zgjohu me thotë
Nga këto mendime
Diç jam i menduar
Dhe shumë i pikëlluar
Se vargjet për Kosovën
Nuk do mi sjellë mua
Armiku i shkatërroi
Revistat shqiptare
Mësimin e ndaloi
Në shkollat Kosovare