Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Rruga integrimit

| E premte, 12.03.2010, 10:36 PM |


Xhenc Bezhi

RRUGA INTEGRIMIT

Rrugët e ikjes 
Zgjatën 
Deri në pa kthim

Asfalti i zi 
Deri në pa mbarim 
Lustruar gjarpëron

Sanqo Panqos
Në këtë shekull
Gomari i çalon

Pranë portës së premtuar
Presim ngushëllim

Një mirë se ardhje
Një përqafim

Të përbuzur 
Në agullimë
Ëndrrat u ngrinë

Trupin harruam zbuluar
Mërdhimë


Mars 2010