Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahë Sadrija: Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë

| E enjte, 11.03.2010, 10:00 PM |


Një ditë në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë
 
Nga Jahë Sadrija
 
Jo rastësisht vendosa, që t’i bëja një vizitë Repartit Psikiatrik në Gjakovë, me arsyen e vetme për t}u njohur për së afermi me kushtet e punes dhe gjendjen e pacienteve k;tu.
Me të hyrë në këtë repart, v;rejta turma qytetar;sh, të rinj e të moshuar, mjekë dhe infermierë, të cillët ishin vënë në kryerjen e detyrave të veta. Një korridor i ngushtë dhe i gjatë sikur me zinte frymën, dyer dhomash majtas e djathtas. Vërejta si tinëzisht se dhomat e këtij Reparti ishin të mbushura me pacientë. 
Kurreshtja ime sa vinte e shtohej për të takuar shefin e këtij Reparti, kështu edhe veprova.
Në pjesën e korridorit, në krahun e djathtë të hyrjes, vërejta disa punime posteresh të punuar nga infermieret e këtij reparti, që në vete përmbënin mesazhe kunder dukurive negative që po e godasin shoqërinë tonë. Formula e këtyre mesazheve ishtë stop alkoolit, stop pirjes së duhanit, stop dhunës në familje, stop përdorimit të substancave narkotike dhe të tjera.
 
Në fund të Repartit në krahun e djathtë verejta këtë shkrim në derë
Në fund të Repartit në krahun e djathtë verejta këtë shkrim në derë
Shumë shpejt u gjenda përballë Dr. Ilir Grezda në ordinancën e tij dhe zhvillova një bisedë konstruktive . E tëra ajo që më interesonte ishte: kushtet, rrethanat dhe llojet e sëmundjeve që trajtohen në këtë Repart.
Shefi e Repartit Dr. Ilir Grezda, i lindur më 01.11.1965, në Gjakovë, shkurtimisht e dha në fillim një biografi me sa vijon: 
Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer me sukses në Gjakovë. Fakultetin e mjekësisë e ka përfunduar në vitin 1992 në Prishtinë, ndersa ka specializuar psikiatrinë në QKU në Prishtinë, në vitin 2006. Ka Përvojë pune 18-vjeçare si mjek dhe si psikiatër, tani gjendet para magjistraturës në drejtimin-Farmakologji Kimike.
Buzëqeshja e Dr. Ilirit shumë shpejt ndryshoi, jo pse zhvilloja një bisedë me të, por dhembja e tij shpirtrore për të vertetën që do ta rrëfente.
-Kushtet e vështira të punës në këtë objekt të stërvjetëruar na jan bërë penges e madhe në punën tonë të përditshme për të trajtuar dhe shëruar më me sukses pacientët tanë, numri i të cilleve nuk është i vogel, mesatarisht ndihmë mjeksore kërkojnë 15-20 klient në ditë 

 Fjalët janë të tepërta, sepse kjo foto flet vetë, Megjithatë, shton Dr. Iliri se edhe në këto kushte vizitat dhe hospitalizimin e pacientëve nga të gjitha sëmundjet mendore e kryejmë me sukses. Shërimi i plotë i të sëmurëve, padyshim- shton doktori- se gjithësesi varet nga vetë vullneti i pacientit.
Ajo që për ne është shqetësuese dhe e tmerrshme, janë konsumuesit e substancave narkotike, që, për fat të keq, sa vihet e shtohet. Të tillët rrallëherë kërkojnë vetë ndihmë. Të tillët, në të shumten e rastëve, i sjellin prindërit e tyre dhe, për fat të keq, edhe nga policia. 
Në këtë repart, për të sëmuarit kujdesen 10 infermiere dhe infermierë  dhe 3 mjekë specialistë të psikiatrisë: Dr. Ilir Grezda psikiater, Dr. Henrijeta Pula, Dr. Bleta Çaushi- Këkuska, të cilët njëzërit kërkojnë bashkëpunim me të shtuar të qytetarëve me mjekët, me shkollat, me policin dhe me të gjitha instuticionet në parandalimin e dukurive shkatërruese të shëndetit.
Bashkpunimi i stafit medicional të këtij Reparti është ngushtë i lidhur me stafin e shëndetit mental dhe atë të shtëpisë përmisuse.
Tradita e punës në këtë Repart është filluar dhe për një kohë të gjatë është zhvilluar në përkujdesjen nga Dr. Mahmut Lila, neuropsikiatër, tashmë i pensionuar, vazhduar nga Dr. Ajet Bunjaku, psikiatër dhe sot me stafin e lartëshënuar.
Në Repartin e tanishëm ka shumë mungesa, si: Nyjet sanitare të demoluara, nuk ka ujë të ngrohetë, nuk ka nxemje të mjaftushme dhe ajo që është me e keqja as ujë të pijshëm të nevojshem.
Infermierët Gezim Dreni dhe Butrint Kusari, që atë ditë bënin kujdestari. kishin vërejtje të shumta për kushtet e punës dhe për rrogat e ulta.
Dhoma e ngrënies ishtë e vogël, mungonin enët për ngrënie, ndërsa ushqimi është i mirë, u shprehen pacientet.  
                                     
Është koha e fundit shprehet Dr. Iliri, që të bashkuar dhe të koordinuar t’i themi ndal përdorimit të substancave narkotike, sepse në të kunderten numri i klienteve të till, që kerkojnë ndihmë mjeksore çdo ditë po shtohet. 
U ndam me shpresë se së shpejti ky objekt do të ndertohet i ri.
Posteret e infermierëve të trajnuar me përmbajtje mesazhi
Posteret e infermierëve të trajnuar me përmbajtje mesazhi
Gjakovë, 09-03-2010