Të mos keqkuptojmë fjalët e Dom Anton Kçirës
Nga Ekrem Bardha * Detroit (MI)
Gjatë një takimi në Michigan me bashkëatdhetarët tanë para disa vitesh, Dom Anton Kçira pasi ishte shume i revoltuar me shqiptarët, të cilët u gjykuan për vepra terroriste në Fort Dix në New Yersey, mbajti një fjalim emocional dhe fjala e tij e thënë në një moment të tillë, këto ditë është keqkuptuar nga një numër bashkëatdhetarësh.
Kush e njeh Dom Antonin e di se kush është ai: njeri fetar e kombëtar, që nuk ka pushuar gjithë jetën e tij, për të mbjellë harmoni, bashkëpunim, pa asnjë dallim fetar. Në Kishën që drejton ai, kanë qenë mysafirë shqiptarët të të gjithë besimeve, delegacione nga më të ndryshmet, të cilët i ka pritur me zemër e u ka ndihmuar kurdoherë që i kanë kërkuar ndihmë.
Ai ka qenë mik i ngushtë i të madhit Imam Vehbi Ismailit e Baba Rexhepit, me të cilët ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës që i ka njohur.
Dom Antoni KA PËRKRAHUR LEVIZJEN e Presidentit Dr. Ibrahim Rugovës, por ka PERKRAHUR edhe LUFTEN E USHTRISE ÇLIRIMTARE të KOSOVES si dhe Levizjet Demokratike në Shqipëri dhe është angazhuar për të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë në Ballkan.
Vazhdimisht ka marrë pjesë në demostratat e shqiptarëve të Amerikës për LIRINË E KOSOVËS, SHUMË PREJ TË CILAVE I KA BEKUAR VETË AI.
Mua më vjen keq, që këto fjalë të tij janë bërë objekt sulmi nga një pjesë e shqiptarëve si në mërgim, ashtu edhe në atdhe.
Në këto moment, u bëj thirrje shqiptarëve, që të RESPEKTOJNË PUNËN E TIJ FETARE E ATDHETARE dhe të mos marrin shkas nga kjo ngjarje për të mbjellë përçarje fetare, që e duan vetëm armiqtë e kombit tonë.
Shqiptarët, janë të njohur në botë për harmoninë fetare. Ne kemi akoma shumë për të bërë për pajtimin kombëtar. Në forcimin e harmonisë fetare të shqiptarëve Dom Antoni ka dhënë një kontribut të madh. Këtë askush nuk mund t’ia mohojë, ashtu siç nuk mund t’ia mohojë askush KONTRIBUTIN E TIJ TE MADH për çështjen KOMBËTARE.
Linderët e Kosovës, kanë kontaktuar këto ditë Dom Antonin dhe E KANE MBESHTETUR në punën e tij fetare e atdhetare.
Ata i kanë thënë atij, se nuk i kanë keqkuptuar fjalët e tij, duke shprehur konsideratat e tyre më të larta, për ROLIN QË KA LUAJTUR DOM ANTON KÇIRA PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE.
Detroit (MI), 9 Mars 2010
*Ekrem Bardha is an Albanian American businessman, leader of the Albanian National Front in Michigan (Balli Kombëtar), co-founder of the National Albanian-American Council (NAAC), and former owner of Illyria Newspaper. He is currently serving as Albania's Honorary Consul in Michigan, Ekrem Bardha was born in the village of Radanj in Kolonja, Albania. He is among the most successful Albanians in America. Having escaped from Albania in 1953, after one of his brothers was jailed for political crimes, he settled in Detroit and went into the restaurant business. He eventually became the owner of 18 McDonald's fast-food franchises, which gross about $25 million a year. Ekrem Bardha along with congressman William Broomfield and other have contributed to the saving of the arrested political activist in Montenegro Pjeter Ivezaj and was the reason for the change of policy of the U.S. in the relationship with Yugoslavia. Ekrem Bardha has met with 10 of the U.S. presidents for the Albanian cause. President Ronald Reagan assured him after a meeting that he will refuse the Greek Epirus ambitions in Albania at any cost. Bardha also met with President Bill Clinton before the bombing of Serbia by NATO and was assured that Kosovo will be freed from the Serbian oppression.