Nga Halit Bogaj
Ishin vitet shtatëdhjeta kur kishte filluar komunikimi ndërvëllazëror midis Kosovës dhe Shqipërisë. Ishin vitet më të lumtura të jetës sonë kur edhe ne kishim mundësi të komunikonim me vëllezërit tanë andej kufirit të mbyllur tri dekada të tëra nga një mur i tmerrshëm ndarës në mes të popullit të njetë.Filluan të qarkullonin njerëzit tanë nga të dy anët e atdheut të ndarë padrejtësisht nëpër konferenca dhe kongrese të ndryshme antishqiptare në dobi të armiqtve tanë të cilët e rrethonin qenjen tonë kombëtare si hienat dhe në mënyrë të pamëshirshme.Kishin kaluar vite e vite të tëra kur ne as që kishim guxuar ta përmendnim fjalën Shqipëri, por më në fund kishte lëvizuar diçka pozitive për t’i shijuar disa kënaqësi kombëtare recuiproke mes vëllezërve të ndarë ..Njerëzit që shkonin në Shqipëri nga Kosova rrëfenin tregime të ndryshme rreth takimeve që kishin pasur me të afërmit e tyre dhe vëllezërit e tjerë nga Shqipëria të cilët ishin shumë të gëzuar që kishin ardhur ato ditë aq të lumtura për të gjithë ne që shkonim atje ose që ata vinin tek ne.Ndodhte shpeshherë që populli ynë të ndalej dhe të bisedonte edhe me vozitësit nga Shqipëria të cilët herëherë ishin edhe si tranzitë në Kosovë ,për ta shprehur mallin dhe dashurinë tonë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më kujtohen disa raste të tilla, por ekzistonte edhe frika reciproke nga oragnet hetuese të dy vendeve komuniste të cilat ishin vigjilente deri në skajshmëri radikale se çka bisedohej.
Shkuarje ardhjet filluan të shpeshtohen edhe me këmbime të ndryshme kulturo artistike dhe arsimore. Kush mund ta harrojë paraqitjen e Ansamblit shtetëror shqiptar në Stadiumin e Prishtinës kur këndonin yjet më të mëdhenj të muziës shqiptare si Fitnete Rexha, Vaçe Zela, Bik Ndoja, Avni Mula, dhe shumë të tjerë?!Kush mund t’i harrojë ndezjet e këmishave dhe rrobeve të ndryshme në Stadiumi /?!Kush mund ta harrojë zërin bombastik të Finete Rexheës e cila na ngriste të gjithëve në këmbë dhe na përvetësonte me sharmin e saj dhe embëlsinë karakteristike të melodive të veta?!Pra, ishin ditët më të gëzueshme për të gjithë ne kur e kuptuam se edhe e kishim një nënë diku e cila ishte e njejtë për të gjithtë shqiptarët. Ishin ditët dhe vitet e pashpiegueshme të cilat rridhnin me një dashuri të papërshkruar që buronte nga thellësitë e zemrave tona.Krahas të gjitha atyre katrahurave që i pësonim në një shtet të huaj dhe në një sistem politiko shoqëror, kur shqiptarët e Kosovës ishin qytetarë të dorës së dytë, ne filluam t’i ndienim edhe gëzimet e para në drejtim të bashkimit kombëtar ndërshqiptar ngase kontaktet bëheshin gjithnjë e më të dendura, saqë, po të mos ndodhnin ngjarjet e vitit 1981, midis shqiptarëve do të kishte qarkullim shumë më të madh dhe këmbim vlerash të ndryshme kulturore dhe arsimore të cilat ishin shumë të dobishme, sidomos për ne në Kosovë kur akoma ishim larg zhvillimit të duhur në këto dy sfera shoqërore.Ardhja e këngëtarëve nga Shqipëria na ndihmonte që t’i shijonim sa më afërsisht të gjitha të arriturat kulminante të krijuara në Shqipëri pas Luftës së dytë botërore. Krahas këngëve popullore që këndoheshin para autditoriumit kosovar, rol të veçantë kishte edhe Teatri dhe Kinematografia të cilat filluan të na prezentohen në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës.Siç e kemi theksuar edhe njëherë tjetër, një bujë të madhe atëbotë e kishte bërë edhe filmi’’Skënderbeu’’i cili shfaqej tek ne dhe shikohej në të gjitha viset e vendit tonë, por edhe disa pjesë teatrore të cilat i mbushnin sallat me spektatorë të uritur për të shijuar kryevepra kulminante teatrore me aktorë të një formati të lartë artistik me tituj të ndryshëm që ua kishte dhuruar shteti për meritat e tyre të posaçme, nga të cilët duhet përmendur aktorët si Ndrekë Luca, Besa Imami, Sandër Prosi dhe shumë të tjerë të cilët krijonin emocione të shumta tek ne dhe na bënin kurreshtarë se si ishte e mundur që ta arrinin një nivel aq të lartë shprehimor?!
Në vitin 1978 në qytetin historik të Prizrenit më ra që t’i takoja edhe dy këngëtarë eminentë shqiptarë, Luan Zhegun dhe Fatma Zyberin me të cilët komunikoja me një dashuri të madhe që buronte nga dëshira e akumuluar për një ditë të tillë të papritur dhe të imagjinuar por që për mua ishte bërë një realitet i vërtetë.Me dy këngëtarët e shquar shetisja qytetit dhe i pyesja për të gjitha ato që më intersonin, sidomos për letërsinë dhe shkrimtarin tonë kolosal Ismail Kadarenë.Ajo ishte një ditë shumë e lumtur dhe e paharruar për mua të cilën e kujtoj me admirim të madh edhe sot dhe po më duket se po i shoh edhe ata se sa me vullnet shetisnin me muaa nëpër rrugët e qytetit të bukur kosovar ku 132 vjet më parë ishte mbajtur Lidhja e famshme e Prizrenit së cilës i kishte prirë kolosi Abdyl Frashëri.Edhe dy këngëtarëve tanë të mironjohur nga Shqipëria u intersonte të dinin shumçka për Kosovën tonë të cilën , ashti si edhe unë Shqipërinë, e kishin ëndërruar në jetën e tyre ,por që dinin fare pak për të!