Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë

| E merkure, 10.03.2010, 11:00 PM |


KUSH DUHËT TA LUFTOJË KORRUPSIONIN NË KOSOVË

(Fjala e kryeministrit Thaqi në takim me Task Forcën Anti Korrupsion)

Nga Neki Lulaj

Në disa Gazeta ditore që botohën në Kosovë dhe jashtë saj,si dhe në faqët elektronike të internetit,çdo ditë shkruhët dhe kritikohët Qeverija e Republikës së Kosovës, kryeministri,kryetari i Kosovës dhe kryeparamentari për nepotizëm ,padrejtësi dhe dukuri të tjera negative që ndodhin anembanë Kosovës.Kritikohën me plotë të drejtë, se problemet dhe hallet qytetarëve me,të cilët nuk mirret as kush dhe as që i intereson kujt,kritikohën për shkallën tejët të lartë
të korrupsionit ,në të gjitha lemitë dhe segmentet e përditëshmërisë kosovare.
Flamurin për këto dukuri negative më rritje të pëditëshme si” shtati i foshnjës së posalindur” i paraprinë mjekësija, shpeshë e prononcuar si “kasap “ i ryshfetit pastaj gjyqësija ,policija, prokurorija,administarta civile dogana,postëtelekomunikacioni.KEK-u etj.
Të gjitha këto janë, një përditshmëri e shëmtuar që e vështirësojnë jetën e qytetarëve në vend,pastaj propaganda zë madhe dhe kërrcënuese “shko ankohu,n`paqë ku me u ankue”? dhe “kulufet “ e tjera të zyrtarëve thërrasin në ndonjë pakënaqesi të padëshiruar të sovranit i cili po i përcjellë në heshtje dhe me cinizëm,situatën shantazhet dhe veprimet e tyre por me një durim që frikësohem se do ti vije fundi.?.
Mos funksionimi i duhur,abuzimi me ligjet,korrupsioni i lartë,humbja e besimit të qytetarët për këtë udhëheqësi-pastaj ndërhyerja e qeverisë dhe politikës në gjyqësor,zvarritja e riemrimit të gjyqëtareve dhe prokurorëve,po shkakton telashe jo vetëm në Gjykata por edhe në të gjitha institucionet,tjera anembanë Kosovës.
E për të gjitha këto që i përmenda ka fakte me ”thasë “ose me bollëk por edhe akterët e këtyre dukurive negative kanë emër e mbiemër besa kanë edhe tituj dhe janë krahë i rreshtuar i partisë në pushtet-PDK-së Dr.ose prokuror e gjyqëtar me namë që diku hala gëzojnë autoritet dhe benifinicione, deputet, që ulën në tempullin e vendimmarrjës dhe ,nxjerrjës së ligjeve dhe vendimeve të shejta për shtet ,. ka, punëtor të administratës civile të cilët pa ndonjë ryshfet as që ta hapin derën e zyrës e le më që të bisedojnë me palën..Punëtorët e KEK-ut të cilët,me abuzimet dhe mjeshtrinë e tyre bëjnë maliverzime të pa imagjinueshme me Matësit e rrymës elektrike e pastaj e gjobisin qytetarët më shuma të pa përballueshme dhe marramëndëse parash. .(edhe këtu kam emra dhe materjal sa të doni-për të interesuarit-ju jap disa raste në Vushtrri).Për këto dukuri të përditshmërisë kosovare vetëm mjetet e informimit Televizioni Shtetëror, i cili do të duhej që ti publikojë rastët me emër dhe mbiemër ai vetë i fshehë nuk merrët me këto punë me arsyetim se ja prishë imazhin me të vërtetat e publikuara ,e prishë imazhin e “shkëlqyeshëm” të qeverisë”kukull “,dhe këtyre deputetëve e ministrave andaj nuk duhët publikuar?
Deputetet e parlamentit të Kosovës janë njërëzit më grykësa që ka pasë ndonjë shoqëri gjatë historisë ,të cilët mendojnë vetëm në jetë gjatësinë e kësaj gjendje të tendosur dhe ne pagat e veta të majme atje!
. Çuditërisht pata përcjell një seancë parlamenti kur bisedohëj për rritjën e pagave ?Si nuk doli edhe as një deputet Kundër që të shprehë qëndrimin e vetë se nuk do të ishte ide e keqe që këto rritje që po na behën neve sot këtu dhe plus rrogën e trembëdhjetë t’ua ndajmë punëtorëve të arsimit të cilët ishin dhe janë hallka e Shkollës shqipe në vend si kryesore e edukatës së gjeneratave të reja.!Të nderuar deputet ky turp do të ju përcjellë deri në amshim sepse standardi dhe ekzistenca e atyre që punojnë me ditarë në procesin edukativo arsimor është e rrezikuar buzë egzistencës minimale.
Kryeministi Thaqi,ne vazhdim deklaron se “Qeverija e Republikës së Kosovës e identifikon korrupsionin si një nga sfidat më të mëdha në procesin e zhvillimit të vendit”Zoti kryeministër,nëse keni harruar po ja u
Rikujtojë se ju në pushtet keni ardhur si mashtrues me SLLOGANIN ZERO TOLERANCË”ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në krimet politike keni arritur sukses të lakmueshëm sepse pas ardhjës tuaj dhe të garniturës tuaj në pushtet nuk ka ndodhë edhe asnjë vrasje politike në Kosovë. Por fatkeqësisht nuk është zbuluar edhe as një vrasës nga 37 vrasje faktike gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Janë zbulue dhe publikue emrat e mbiemrat e udhëheqësve të SHIK-ut por edhe ata janë miq dhe bashkëpunëtor të juaj dhe për ta është sigurija edhe më e madhe dhe të gjithë sot gjendën në liri.Janë prononcuar emrat :Azem Syla,Xhavit Haliti,Fatmir Xhelili,Ekrem Jashari,Fatmir Limaj,Sadik Abazi,Faruk Gashi,Kadri Veseli Ferat Shala,Bekim Syla Shpëtim Uka dhe Driton Hajdari të cilët Nazim Bllaca ,nga fshati Ribar i madh i Lypjanit i deklaroi publikisht si struktura të larta të SHIK-ut në Kosovë andaj ata e di se e kanë të garantuar lirinë nga Ju.?
Kurse sa i përkët krimit ekonomik,keni arritur rekordet që nuk ka mundur askush ti arrijë deri me sot,kuptohet në shtimin dhe lulëzimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Pastaj ju zoti kryeministër prononcoheni se që nga shpallja e pavarësisë 
se Kosovës keni ndërmarrë hapa kokret në luftimin e korrupsionit dhe në parandalimin e tij
.Pyetja ime e radhës do të ishte kjo”Ju përsonalisht ose cili nga ministrat e kabinetit tuaj e ka deklaruar pasurinë se nga kah i ka ardhë?.Edhe nëse ju përsonalisht dhe tërë kabineti i juaj ti kishit të ardhurat edhe më të mëdha se sa të Kancelares gjermane Angela Merkel nuk do të kishit mundur me krijue gjithë këtë pasuri edhe për pesëmbëdhjetë vite në pushtet e jo më që tri vite që keni ardhur?
Prejardhja e pa ligjshme e pasurisë ngritë vetëvetiu dyshimet në gjëra të tjera dhe në rrugë të pandershme dhe të errëta?
Pasurija e pa skajshme dhe e pa imagjinueshme me ndërtesa më luksoze që mund ti gjejsh sot vetëm ne Dubai,Kafeteri,Klube nate,Hotele,Pompa benzine,Restorante,Cafe-bare,Troje të pa numërta,buzë rrugëve dhe prespektivës.Ndërtesa shumëkatëshe, automjete luksoze të britmave të fundit të prodhimit dhe shumë marifete të tjera janë shkas i dyshimeve.
Zoti kryeminister ,Kryetar i Kosovës dhe Kryeparlamentar i Kuvendit,që të tre “shiteni” se jeni shumë patriot bile-bile kryeparlamentari Krasniqi ja shkon edhe Enver Hoxhës.A ju bjen ndonjëherë ndërmend se tokës se Kosovës akoma i vjen era gjak, barot,atje akoma dëgjohën britma ,vrasje, përdhunime , djegëje , akoma në tokën e Kosovës ka varre masive të ekzekutuar nga barbaret e karpateve ,akoma fëmijët bonjak dhe nuset presin babain ose nusja burrin që do ti kthehët ani edhe në këtë varfëri dhe në këtë vend të harruar nga udhëheqësija por me shpresë se ju kthehën të gjallë me te dashurin e tyre.A ju bjen ndërmend në bashkëluftetarët e UÇK-së,që sot familjët e tyre sfidojnë lirinë në një varfëri të skajshme. Jo ju e keni mendjen të përfitimet përsonale e jo të varfërija e qytetarëve tuaj që i ka pllakosur deri në palcë të kurrizit e përplasën me sëmundje ,skamje e përbuzje thua se prindërit e tyre ishin të rradhitur në krahun e sllavëve gjakatar e jo ushtarë të denjë dhe trima të UÇK-së.Pyes a ju shkon ndonjëherë mendja se atyre sot ju pikon çatija mbrenda (Jo se ju dhe fëmijë tuaj jetojnë në parajsë). dhe rrezikë për tu rrënuar dhe për të sjellë edhe ndonjë tragjedi të re familjare. Po këtë e di se për këtë shtresë kurrë nuk ju vete mendja me mendue dhe me e lodhë trurin se si me i rehabilitue së paku këtë shtresë të shoqërisë. Ju i keni qëllimet e caktuara për tu krijuar standarde të dyfishta atyre që na shkaktuan gjithë këtë tragjedi dhe fatkeqësi, serbëve në Kosovë se ata po don me u çmend në” merakun”që e kanë për shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit andaj ky është prioriteti i qeverisjës suaj.?.
Në vazhdim kryeministri Thaqi thotë”Kemi hartu strategji dhe plane veprimi kundër korrupsionit”Zoti kryeministër këtë do ta keni vështirë ta zbatoni apo edhe ky është një premtim i pa realizuar sikurse shumë premime të tjera sepse atë do të duhej së pari që të ja filloni prej vetëvehtës dhe më pastaj ta zgjeroni rrethin por këtë e di se nuk do ta veproni kurrë,andaj korrupsioni lulëzon e lulëzon si këpurdhat dhe “jongja” pas shiut. 

Pastaj pohoi se është krijue “Agjensija kundër korrupsionit”në mbështetje të plotë e ofruar edhe nga EULEX-si dhe të gjithë faktorët e tjerë relevant.Mendoj se me çdo kusht dhe menjëherë EULEX-i duhet të anashkalohet dhe çdo kontakt me të duhët “ngrirë” deri sa EULEX-i nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës atëherë as kosovarët nuk duhët ta njohin EULEX-in i cili nuk e ka arritur edhe as nje rezultat pozitiv prej sa ka ardhur në Kosovë.
Thaqi mes tjerash tha”Vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës është ta fuqizojë instalimin e një mentaliteti të bazuar në vlera demokratike”Unë si një qytetar i Kosovës dyshoi se është pakë sa i vonuar në instalimin e këtyre vlerave të lartëpërmendura në mentalitetet e vjetra dhe të kësaj gjenerate të punësuarish të cilët janë infektuar në mito dhe ryshfet dhe se asnjë punë e as një veprim nuk e kryejnë ata pa ryshfet.!
Kryeministri Thaqi në të përditëshmen kombëtare “Bota sot “datë 5 mars 2010 në titullin “Me rol proaktiv” pos të gjitha të tjerave që u cekën ma lartë thotë se lufta kundër korrupsionit nuk është kompetencë e ekzekutivit,edhe një herë më duhët që t’ja rikujtoi Thaqit se ai në krye të qeverisë erdhi me Slloganin “zero tolerancë” e tani thotë se kjo nuk është në kompetencë të ekzekutivit atëherë vjen në pyetje vallë në kompetencat e kujt qenka dhe kush është i autorizuar të mirret me këto punë të një rëndësie të veçantë ?
Unë mendoj se Shteti duhet ti këtë të gjitha resuret dhe segmentet e veta manovruese, kontrolluese dhe llogaridhënëse për ndryshe nëse ja hudhim njëri tjetrit kompetencat sikur topin në një fushë futbolli vështirë se do të identifikohët golashënuesi në një stadion futbolli.
Pastaj u tha në përshkrimin e tijë se është krijue edhe një departament i veçantë për anti korrupcion ,duke angazhuar hetues dhe policë të specializuar në luftë kundër korrupsionit .Mendoj se këta ekspert të policisë do të ishte detyrë parësore që ti zbulojnë hajdutët që vodhën drogën dhe dosjet sekrete shumë të rëndësishme mu në stacionin e policisë në Prishtinë në mënyrë që ata ta gëzojnë autoritetin dhe mbështetjen edhe të qytetaret e tjerë në zbulimin e rasteve dhe sukseseve në punë për ndryshe ata nuk do ti përfillë askushi sot në Kosovë. Kjo ështe një e vërtetë sa do që e hidhur por kështu qëndron.
Ose kjo hajni është bërë me urdhër të SHIK-ut dhe të ndonjë zyrtari qeveritar për të humbur gjurmët e krimit e gjithë kjo pastaj shkakton një huti dhe një pasiguri tek të gjithë qytetarët kosovar të cilët mendojnë ndryshe, dhe janë kundër kësaj udhëheqësije dhe qeverije “kukull”.