Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj

| E marte, 09.03.2010, 10:56 PM |


Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj

(Mërgata shqiptare perkujtuan me dijnitet Atdhetarin Haxhi Dobrën)

Nga Neki Lulaj

Bashkëkombasit nga pjesët e ndyeshme të Evropës pikëtakim sot e kishin qytetin e Göppingenit afër Stuttgartit për ti bërë nderimët përkujtimore atdhetarit dhe punëtorit shumëvjeqar Haxhi Dobrës !. Bora, ngrica dhe acari këtë fund jave nuk kishin mundur që ta ndalin vullnetin e bashkëatdhetarëve shqiptar,nga Zvicrra,Austria Belgjika Franca Hamburgu e Müncheni që t’i bëjnë nderime përkujtimore punëtorit shumë vjeqar nga Carrabregu i Deqanit zot,Haxhi Dobrës.
.Puna e tij shumë vjeqare dhe angazhimi i tijë i pa lodhur ishin meritë qe sot Klubi i shqiptareve “Nënë Tereza” ne Göppingen,përkujtoi me nderë aktivistin dhe aktivitetin e tij gjatë viteve te mergatës shumë vjeqare ne Gjermani.Kosova hallëmadhe shpesh ju ka drejtuar mërgatës për solidaritet dhe ndihmë,ku Haxhiu ishte i pa lodhur dhe i pa kursyer karrshi mundit dhe përplasjeve me mërgimtarët e rrymave te ndryeshme të cilat kishin braktisur vatrat e tyre për strehim..?
Solidariteti në vepër .Protestat e para në solidarizim të mërgimtarëve në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës gjithëmonë me një organizim të pa shoq ishin shembull të cilat ja vlejnë të caktohën në këtë përshkrim të shkurtër për atdhetarin ,Haxhiun tha një bashkëkombas që merrte pjesë sot në Akademinë përkujtimore për Haxhiun.Protestat që nga Stuttgarti,Müncheni, Frankfuti, Bonni ,Gjeneva Brukseli dhe qendrat e tjera gjithëmonë ishin kilometra të shkurtëra për Haxhiun kur bëhej fjalë për mbrojtjen e dinjitetit të Kosovës. Ndihmat dhe mënyrat e tjera që i kërkonte vendi deri me ardhjën e 3% për Qeverinë e Republikës së Kosovës ishin vullnet i Haxhiut por edhe me kanalizimin e grumbullimit të mjeteve karrshi ndihmës për Kosovës Haxhiu një herë patë thënë “Paratë në kapuq dhe të pa kanalizuara ka drojë për keq menaxhim”Andaj duhet me çdo kusht që politika e LDK-dhe Dr. Ibrahim Rugovës, të ndihmohen dhe përkrahen .Për lirinë e atdheut mjetet materiale s`duhet kursye as sot as kurrë.
Andaj angazhimi i tijë ja vlenë të përmendët dhe të lavdërohet angazhimi i tijë i pa shoq ,andaj sot me respekt shumë bashkëkombas bënë homazhe nderi para portretit të Haxhi Dobrës, të cilit në javën e fundit të janarit,i pushoi së rrahuri zemra large atdheut dhe vdiq në një spital të Göppingenit
Dhe ndihmat e tjera në zbutjën e varfërisë,dhe ndihmë familjeve të dëshmorëve dhe familjeve të tjera nevojtare Haxhiu ishte i pa kursyeshëm dhe mu në Klubin “NënaTerezë” janë organizue dhe janë përcjellë kontigjente të tjera ndihmash për popullatën e Kosovës pa dallue trevë as regjion .Ky ishte motivi i Haxhi Dobrës, dhe një grupi bashkëatdhetarësh të cilët sot flasin fjalë miradije dhe rrespekti për Haxhiun i cili la shumë amanete që edhe në të ardhshmën Diaspora mund ta ndihmoi vendin amë Kosovën edhe pse udhehëqesija momentale diasporës vetë kryeministri Thaqi ja ka ndaluar të drejtën e lobimit për Kosovën me arësyetimin qesharak dhe banal se tani më Kosova i ka njerëzit e caktuar për lobim andaj çdo lobim tjetër është i pa vlefshëm. Ky dhe kjo është” Pehlivanlleku dhe filozofia e kësaj garde politikanësh që i ka sot Kosova”,pastajë i ka përjashtuar si nënçmim nga të gjitha format dhe mënyrat e bashkëpunimit dhe kordinimit të punëve madhore për të cilat ka nevojë sot atdheu.Në Akademi u tha se politikanët e rrallë kosovar edhe kur dalin jashtë Kosovës dhe vijnë nëpër qytetet e përendimit nuk i vizitojnë më duke i anshkaluar dhe nënçmuar mërgimtarët, sepse nuk kanë më interese që të takohën me ta. Ata flejnë nëpër Hotelet më të kushtueshme vijnë dhe shkojnë, e neve vetëm kur njoftohemi nga mjetet e informimit se takimet me bashkëatdhetarët janë të “ngira”të pa imagjinueshme ndoshta edhe pa interes nga ata.? Pastaj kryetarët e Komunave as gjatë pushimeve verore kur ne shkojmë në Kosovë nuk gjejnë kohë së paku për një Seminar një ditor ta organizojnë me mergatën shqiptare e cila nuk është e vogël dhe pa potencial.Kjo nuk bëhët sepse nuk janë të interesuar për këtë gjeneratë që po plaket jashtë atdheut dhe për fëmijët e tyre që po ju rritën jashtë Kosovës e të cilët nëse kështu vazhdon trendi i trajtimit atëherë edhe asimilimi detyrimorë ështe më i shpejtë,thanë shumë folës gjatë kësaj Akademie Përkujtimore për Haxhi Dobrën.Në fund shkruesi i këtij artikulli ngushlloi edhe një herë familjarët dhe të gjithë të afërmit njerëzit e punës të ndihmës dhe të aktivitetit të Haxhi Dobrës posaqërisht në emër të familjës Dobraj ,vëllau Esat Dobrajfalënderimit iu drejtuan Zotëri Bahri Hoxhës nga Botusha me banim të përkohëshem në Pejë dhe qendrim të përhershëm në Göppingen të Gjermanisë,i cili ishte i pa ndarë me Haxhiun deri në momentet e fundit të lamtumirësisë në varrezat e vendlindjës Carrabregut të Deçanit dhe deri në ditën e sotme ishte ndër akterët kryesorë të këtijë Organizimit dhe të kësaj ceremonije mortore.U ndamë me një porosi dhe lutje që Haxhiun, ta kujtojmë për të mirë dhe le ti pushojnë në qetësi eshtrat në vendin e shenjët të Carrabregut Dardan.Dhe në fund u falenderoi të gjithëbashkombasit nderime për pjesëmarrje.!..