Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Një ish-mësues për"Ditën e Mësuesit"

| E hene, 08.03.2010, 09:58 PM |


Një ish-mësues për"Ditën e  Mësuesit"

(nga blloku me poezi)

Nga Përparim Hysi


1.Panja   *

Profesore Vjollca Omarit

Mbi panjën e bukur,gjelëbroshe
Befas,u lëshua një acar
Një kohë e keqe dhe kodoshe
Panjën vendosi për ta vrarë.

E shkuli nga vëndi ku mbiu
Dhe tutje e flaku:në harrim!!!
Por panja,për çudi,prapë mbiu
Dhe vëndin e mbushi  blerim.

Acari atëherë turfulloi
Mbi panjën gjelbëroshe u lëshua
Trungun zu keqas t'ia kafshojë
Por panja hiç s'u ligështua.

Trungu iu mbush me plagë
Mbi plagët buisi gjelbërim
Kjo  panjë e fortë si një thanë
Për njerëzit që e njohin,frymëzim!

Urrejtjen s'e njeh si shënjtore
Blaton kudo veç dashuri
Ta shihni!Ta shihi:sa njerëzore!
"Gjelbërimin" e ruan dhe tani.

Trungun vërtet e ka me blana
Por zëmrën e ka plot blerin
Kjo panjë e fortë si thana
E urta,fisnikja,pa harrim.

*rron.Është mbi 80-vjeç.E  diskriminuar si e motra e shkrimtarit
Mustafa Greblleshi.
Një nga mësueset më të mira të gjuhës e letërsisë.Mësuesja që më dha shkrepsen
për të ndezur zjarrin e dashurisë për letërsinë.Tani është Nderi i Fierit.

26 shkurt 2004


2.Mësuesëve të mi

Dhoksi e Sotir Meço

Ju që në shkollë më morët si në krahë
Se isha nën moshë:5-vjeç e ca!
Nderim kam për ju dhe kurrë s'ju harroj
Nga larg i shtrij krahët dhe ju përqafoj

E si mund të të harroj,moj mësuese Dhoksi?
Më qëndroje  afër si t'më kishe fëmijë
Sotiri i rrept,kërkues si asnjë
Si prind na u ngjend,në halli na zë.

Të tillë më qetë,të ëmbël si mjaltë
Si nënë Dhoksia,Sotiri si Atë
Dhe,sado që tani jam bërë unë gjysh
Njëlloj ju dua;pa si e pa qysh?

E puth dorën tënde,mësuese Dhoksi
Sotir të dua njëlloj dhe tani
Nga larg ju shkruaj;ah,sa jam larg!
Ju uroj gjithë të mirat dhe jetë të gjatë!

5 mars 2004


3.Profesorë!

Porfesorëve të mi në Normalen e Elbasanit.

Nuk di  kë  të përmënd nga ju më parë
Se ju.që  të gjithë qetë të mrekullueshëm
S'e mohoj:për të gjithë,ju,kam mall
Aq sa bëhem i parezistueshëm.


Që të vij dhe t'ju puth ato duar të rreshkura
Se qetë si shënjtorë që rrezatonit urtësi
Për mua,edhe sot,ato duar janë të shtrenjta
I puth pa  u kursyer:një dhe nga nji!


Por ç'them kështu?Shumica prej jush kanë ikur
Po unë,ama,ju kujtoj me mall
Tek shruaj, në zëmër ndjej një të krisur
Dhe nuk e ndjej fare lotin  e shkarë.

6 mars 2009

4.Uh,profesori!

Si një pasthirmë e bukur vegimesh
Kjo thirrje"Uh,profesori!" më rrëmbush
Prekem e lotohem mallëngjimesh
Nga kjo mbresë,prekem,si rrallëkush.

Kishin zbritur së bashku një  ditë në qytet
Ish-nxënëset e mia  të shkollës së meme
Oshtima e tyre,më duket,zuri qiejt
Ndaj dhe tani jam i prekur prej mbrese.

Uh,profesori!-bërtitën njëzëri
Dhe befas më pushtuan si të isha kala
Ah,se si u bëra,unë,i tëri
Më puthnin e më pushtonin pa pra.

Çlironin që të gjitha gëzim
Një gëzim të qashtër si fëmijë
As pyesnin fare për njerëzinë
Që ndiqnin këtë pamje me habi.

Se nuk ndodh gjëkund në qytet
Që vajza,si këto,me këmbë në yzengji
Të puthin e të pushtojnë me të vërtetë
Kështu,të gjitha,si "koloni".

Por puthjet ishin të çiltra
As pyesnin për rregull a moral
Ato nuk më kursyen: që të gjitha
Më puthën dhe s'kam turp që kam qarë.

Dhe mbresa më vjen parasysh
E freskët dhe  e ngrohtë siç qe
E kujtoj dhe qaj sërish
Arsyeja kuptohet,de....

6 mars 2003