Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Kur feston atdheu - Çel lulja nga dheu

| E merkure, 17.03.2010, 10:55 PM |


Nxënësit në Festën e Pavarësisë me mësuesin Azem Xhafolli
Nxënësit në Festën e Pavarësisë me mësuesin Azem Xhafolli

Shkolla me mësim plotësues në Bucholz,Tostedt,Hollenstedt dhe Buxtehude festoi Diten e Pavarësisë së Kosovës

KUR FESTON ATDHEU-ÇEL LULJA NGA DHEU

-Kështu recitoi një vogëlushe si një lule fushe.Në ditën e madhe të Pavarësisë ata i kënduan lirisë.Në gjuhë e nënës kur ligjëruan si bilbila cicëruan.

Nga Dibran Demaku

Ripublikim

Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Bucholz,Tostedt,Hollenstedt dhe Buxtehude së bashku me mësuesin e tyre dhe me prindër,ditë më parë festuan Ditën e Pavarësisë së Koasovës.Lokali i hotelit“zum Estetal“ ishte i vogël dhe nuk i zinte pjesëmarrësit e shumtë në këtë festë.Andaj shumë pjesëmarrës më këtë manifestim  ishin të detyruar që programin festiv ta ndiqnin në këmbë.Por edhe kështu ata ishin të kënaqur me programin që kishin përgatitur nxënësit e shkollës nën përkujdesjen e mësuesit të tyre Z.Azem Xhafollit.Pjesëmarrësit në këtë manifestim kishin ardhur edhe nga qytete të tjera të Gjermanisë si nga Hamburgu,Bremeni,Ulzeni etj.
Programi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe atij të Kosovës.Pastaj mësuesi i shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe të qyteteve në fjalë,z.Azem Xhafolli e mbajti një fjalë rasti për luftërat dhe përpjekjet njëshekullore të popullit shqiptarë deri në arritjen e Pavarësisë së Kosovës.Ai në mes të tjerash tha:-U deshtën shumë përpjekje dhe sakrifica të kombit shqiptarë deri në arritjen e kësaj pavarësie që e gëzojmë ne sot.Shumë luftëtarë në epoka të ndryshme kohore ranë në altarin e lirisë për këtë pavarësi.Por të gjitha përpjekjet dhe sakrificat shekullore u kurorëzuan me me paraqitjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantit të saj legjendar Adem Jasharit.Nga gjaku i derdhur i shumë dëshmorëve dhe martirëve çeli lulja e lirisë dhe e Pavarësisë së Kosovës!-tha në fund të fjalës së tij mësuesi z. Azem Xhafolli dhe nga të pranishmit u duartrokit gjatë.

Pastaj filloi programi i pasur kulturor-artistik i nxënësve të shkollës.Mësuesi i shkollës ishte përkujdesur që edhe programi në tërësi t`i përshtatej kësaj feste.Këngët,recitimet dhe vallet e nxënësve ishin zgjedhur në atë mënyrë që të gjitha lidheshin me këtë Festë madhështore.Programi filloi me „Vallën e pavarësisë“ që u luajt nga grupi i vajzave.Pastaj u recituan shumë poezi që bënin fjalë për. Skënderbeun,Adem Jasharin,Ushtrinë çlirimtare,atdheun,dëshmorët,shkollën shqipe etj.
Përveq kësaj u luajtën edhe vallet“Moj lule“,“Moj e lindur“,“Moj e mira e diasporës““Shpirt magjike“ e deri tek „Vallja e dasmës“ e që në njëfarë mënyre e simbolizonte vallen e dasmës së madhe të pavarësisë.
Do t`u hynim në hak këtyre nxënësve,përndryshe recitues,këngëtarë e valltarë shembullor,sikur mos T´i përmendnim me emër e mbiemër.E ata ishin:Flamur Veseli, Mevlane Veseli, Arberesha Selmani, Elmedine Veseli, Blinera Gërvalla, Blerta Voca, Dafina Brati, Albin Emini, Besarta Jaha, Ardiana Imeri, Blerta Hajrullahu, Marigina Emini, Qëndresa Imeri, Arianit Pllana, Arnisa Xhafolli, Betim Selmani, Leoni Duraku, Endrit Gërgjaliu, Klaudia Laqaj, Egzon Syla, Dion  Syla, Valentina Duraku, Albinot Syla, Leonis Kamberi, Vendlira Qyqalla, Ledijana Asllani, Egzon Hajrullahu, Azize Pllana, Bleona Gërvalla.
Ndërkaq si sponzor kryesor i këtij manifestimi edhe këtë vit ishte Bekim Duraku.Ai manifestimin e ndihmoi me një shumë të konsideruar parashë.Dhe krejt ëtë e bëri vetëm e vetëm për nxënësit dhe shkollën shqipe.
Dhe krejt në fund duhet përmendur edhe shoqërinë kulturore-artistike”Dardanët“ nga qyteti i Kilit që edhe këtë vit festën e Pavarësisë e bëri edhe më madhështore.Nën tingujt e gëzuar të këngëve të zgjedhura dhe të këngëtarëve të talentuar të kësaj shoqërie,pjesëmarrësit e këtij manifestimi kërcyen e kënduan gjerë në orët e hershme të mëngjesit.
_________

Me kërkesën e nxënësve,prindërve dhe mësuesit të shkollës me mësim plotësues në Bucholz,Tostedht,Hollenstedt dhe Buxtehude bëhet ripublikimi i këtij reportazhi.Arsyeja e vetme e ketij ripublikimi është se në publikimin e parë nuk janë përmendur emrat e katër nxënësve pjesëmarrës në programin e shkollës për Festën e pavarësisë së Kosovës.
Shpresojmë se redaksia e „Zemrësshqiptare“ do ta marrë parasyshë këtë kërkesë dhe do ta ripublikojë këtë reportazh.Autori i tij me këtë rast kërkon falje nga nxënësit emrat e të cilëve në publikimin e parë pë një arsye apo për një tjetër nuk janë përmend. (Autori)