Xhenc Bezhi
NENAVE GJAKOVARE
Me se një dekade
Gurrat e ballit tuaj
Nuk shteruan
Me se një dekade
Shpresë-shterur
Pritja
Vendet bosh
Rreth tryezës
Me se një dekade
Zëri juaj shesheve
Ne vesh te shurdhër
Dere te hapur
As derë-dalje nuk gjetet.
Mes se një dekade
Loke mëdhatë
Dhe fëmijët jetim
Luftojnë me jetën
Për jete
Një thes eshtrash presin.
Eshtrat qe toka huaj
Si tret
Toka e jone
I pret
Prapë se prapë
Marrin force e thonë
As armiku mos e paste
Fatin tone