Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Suzana Kuqi: Sepse ne jemi kështu...

| E shtune, 06.03.2010, 07:52 PM |


Suzana Kuqi

Sepse ne jemi kështu...

Sepse ne jemi kështu
si lulet
të bukura
delikate, të brishta
të forta si legjendat
....jemi vajza, jemi gruaja
...jemi motra
...jemi nëna...

Sepse ne jemi kështu
të lehta
fluturake, të pakapshme
ushqim ëndrrash...

Jemi realiteti e fantazia
pasioni, gëzimi e qetësia
Jemi të thjeshta e të ndërlikuara
të dashura e të idhnuara...

Jemi zjarri natës
e flladi i lehtë i mëngjesit
Jemi toka, jemi ajri, jemi uji, jemi drita
jemi nata e dita e shpirtit...
Jemi...
tempulli
ku vdesin e rilindin perëndi
në emër të jetës, në emër të dashurisë...