Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muhamet Vuthaj: Fanar në Furtunë

| E shtune, 06.03.2010, 07:00 PM |


Muhamet Vuthaj

Fanar në Furtunë
 
As sot, as nesër, as kurrë
Harresa s'i zë vendin kujtesës
Me ty ëmbël fliste shqipja n'flamur
Etje e mall - flakadan i qëndresës
Ti yll i dritës - fanar i shkollës shqipe
 
Ruajte porositë e gjyshit plak
Ura mbi Ura ngrite përherë
Guximin e mbolle - vdekja trokiste nprag
O frymëzim i kombit, o burrë me nder
Vlerë mbi vlera - madhështi e kohës
Ahmet Rugova - krenaria e Kosovës
 

Per ZSH: M.Rugova