Agim Gashi - Drenica
TE VARRI I KOMANDANTITI
Tek qëndroj gatitur
te varri i Adem Jasharit,
më bëhet se e dëgjoj
një zë që del prej varrit.
- Nëse dëshironi
te na nderoni vërtetë,
tregonju brezave që vijnë
- për çka kemi vdekë.
Duane njëri - tjetrin
ndihmonie n'kohë t'liga,
mos lejoni kurrë -
qe t'u përçajë shtriga.
Shtrija dorën mikut
shtrija dorën vëllaut,
për hatër t'Kosovës
- për inati t'shkaut.
Harroni mes veti
Inatet e hasmërit,
vetëm të bashkuar
iu do të dilni n'dritë.
Ndaleni hakmarrjen
- ndërpreni gjaqet,
- le të rritën fëmijët
le të tymojnë oxhaqet.
Kur ju jeni të lumtur
dhe të gëzuar në jetë,
edhe ne të rënët -
do t'prehemi të qetë.