
Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës
Nga prof. Hilmi Saraçi
Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun e hartuar kohë më parë ka një rëndësi të veçantë, prandaj duhet të implementohet dhe të realizohet sa më pare në praktikë, kështu, më në fund, do të zbatohen dhe do të ndërtohen instucionet shtetërore në terë teritorin e Republikës së Kosovës. Mjaft kemi qenë tolerantë dhe të durueshëm ndaj krimit të organizuar, kontrabandës, strukturave paralele në veriu të Mitrovicës, respektivisht ndaj veprimtarisë destruktive të Beogradit në teritorin e Kosovës.. Kjo strategji më në fund është mirëpritur nga qytetarët e Kosovës (shqiptarët) edhe pse e vonuar, sepse është dashur më herët të ndërmirrën masat e nevojshme , menjëherë pas mbarimit të luftës, respektivisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, komfor ligjëshmërisë dhe kushtetutës së aprovuar. Kjo vonesë ka reflektuar vështirësi dhe telashe të papritura në realizimin e ligjëshmërisë dhe kushtetushmërisë në veriu të Mitrovicës dhe në terë teritorin e Kosovës.Prandaj Kuvendi i Kosovës është dashur më herët ta shtrojë në rend të ditës dhe të diskutojë me kohë për veriun e Mitrovicës, për strategjinë e Qeverisë së Kosovës. Megjithatë në kuvend u rrahen shumë probleme me rëndësi të veçantë për srategjinë e Qeverisë së Kosovës dhe për realizimin e saj duke aprovuar një deklaratë të veçantë…
Pa fjalime të panevojshme
Megjithatë ne nuk duhet të lëshohemi shumë në të kaluarën dhjetëvjeqare të pas çlirimit të vendit dhe të humbasim kohë në sqarime dhe fjalime të panevojshme si deri me tash , por të shikojmë, konkretisht në implementimin dhe zbatimin e Straregjisë dhe të kërkojmë rrugë dhe zgjedhje të mira dhe të mënqura . Më parë të mendojmë : ç’mund të bëjmë tani pas strategjisë dhe në ç’mënyrë të fillojmë realizimin në praktikë ? Me rëndësi është që pa hezitim (vendosshmërisht), sa më parë të fillohet në implementimin dhe në realizimin e strategjisë për veriun . Vonesa (zhagitja) e strategjisë do të krijojnte dilema dhe probleme të papritura dhe më të mdha , në të ardhshmen, prandaj duke analizuar strategjinë për veriun në disa këndvështrime, sidomos në atë politike dhe të sigurisë do të konstatojmë se Qeveria më në fund ka parë se ka ardhë koha e fundit për të ndërmar masa konfor ligjëshmërisë dhe kushtetutës - për eleminimin e paligjëshmërise, anarkisë, kontrabandës dhe strukturave paralele të Serbisë në veri , ku është bërë cenushmëria teritoriale të Kosovës si shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarish nga 65 shtete të Botës .Si duket Qeveria në strategjinë për veriun ka analizuar me kujdes dhe njohuri gjendjen egzistuese në këtë pjesë të vendit tonë si anarkia, kontrabanda , kaosi institucional etj. duke treguar, njëkohësisht pafuqinë në kohen e duhur për të ndërhyrë në shuarjen e strukturave paralele, krimit të organizuar, kontrabandës, pa një përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare…
Serbia dëshiron të krijojë situatë konfliktioze në teritorin e shtetit të Kosovës
Serbia sikur nuk di të ndalët nga veprimtaria destruktive dhe nga instrumentalizimi i minoritetit serb për të kundërshtuar institucionet shtetërore të Kosovës në këtë pjesë të vendit, respektivisht pavarësinë e Kosovës. Serbia dëshiron që të krijojë situatë konfliktioze në këtë pjesë të teritorit të Kosovës dhe më gjerë duke u përpjekur që të pengojë pavarësinë e Kosovës, sidomos me deklarata të pamatura dhe konfizioze. Por të gjitha këto përpjekje nuk kanë vlerë të veçantë për ta penguar ndërtimin instucional dhe shtetëror në terë teritorin e shtetit të Kosovës, në të ardhshmen. Kurfarë bisedimesh nuk do të pranohen me Serbinë për çështjen e statusit të Kosovës siq mendon (aludon) Serbia. Kjo çështje ka marrë fund dhe nuk ka këthim prapa…
Mendoj se strategjia për veriun nuk është punë e lehtë të realizohet, prandaj kësaj pune duhet shkuar me kujdes , mënçuri dhe me vendosshmëri. Të provohen ( afrohen) forma të ndryshme të shpiegimit dhe të analizes se kjo është në dobi të minoritetit serb dhe në fund , pranuan apo nuk pranuan do të zbatohet strategjia dhe në këtë fushë nuk do të ketë luhatje, në të ardhshmen. Serbia më në fund do ta sheh se nuk ka lojë me terësinë teritoriale të Kosovës. Mirëpo në këto veprime është e nevojshme angazhimi i faktorit ndërkombëtar: EULEX-it , KVOR-it, ICO-së . Kjo e fundit është deklaruar qartë për inplementimin e strategjisë, për zhbërjen e strukturave paralele dhe për eleminimin e krimit të organizuar, kontrabandës, në veri. Ndersa KFOR-i dhe EULEX-i vënë në dyshim strategjinë e Qeverisë. Përfaqësuesit e tyre deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e strategjisë për veriun e Kosovës , kanë krijuar hapsirë dyshimi se kjo “platformë” që në fillim do të jetë e dështuar për faktin se dy mekanizmat më të fuqishme ndërkombëtare janë distancuar. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës janë skeptik në inplementimin e Strategjisë, duke theksuar se ka qenë e nevojshme që strategjia të hartohet në bashkëpunim me këshillin e sigurisë së Kosovës. Kjo është e arsyeshme, sipas mendimit tim, sepse këshilli i sigurisë për Kosovën kishte për të ndihmuar me disa vërejtje dhe propozime. Nderisa ata të bllokut të pozitës mendojnë se strategjia shumë shpejtë do të nisë së zbatuari, edhe pa KFOR-in e pa EULEX-in dhe pa të tjerët.
Projekti i Qeverisë së Kosovës është përkrah nga shtetet më të fuqishme në botë
Nese vërtetë ndodh tërheqja e ndërkombëtarëve nga strategjia, siq edhe po deklarohen kohët e fundit, atëherë partitë opozitare mendojnë se një veprim i tillë është i qellimshëm i cili tregon nigligjencën dhe paaftësinë e Qeverisë, ndërsa gatitshmërinë e faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur problemin e strukturat paralele në veri, ashtu siq mendojnë ata .Prandaj rrjedh dyshimi në suksesin e kësaj strategjije, nese mendohet për një afat të shkurtër të realizimit, edhe pa përkrahjen nga komuniteti ndërkombëtar. Strategjia si projekt do të mbetet vetem i Qeverisë . Mendoj se ky projekt do duhej të jetë paralelisht edhe i faktorit ndërkombëtar, pasi që atë e kanë përkrahur shtetet më të fuqishme të BE-së.ICO-ja tashma e ka pranuar strategjinë si të veten dhe në takimin e fundit në Vjenë, grupet e shteteve më të forta demokratike e kanë përkrahur strategjinë . Në këtë fushë duhet ICO-ja të ndikojë në EULEX-n dhe KFOR-in që të jenë pjesë e përbashkët e strategjisë për Kosovën.
Misioni i EULEX-it në Kosovë nuk filloi mbarë
Reputacioni i EULEX-sit në Kosovë është gjithnjë në rënje sikur paraardhësi i saj UNMIK-u, pikërisht për faktin se kjo organizatë ndërkombëtare e filloi mbrapsht misionin e saj që në fillim, prandaj përderisa shoqëria civile anashkalohet dhe pengohet turpshëm në pjesëmarrje në proceset politike , atëherë vetvetiu mund të konstatojmë se edhe ky mision është duke shkuar kah dështimi sikur ai , iashtuquajturi United Nacional in Kosova... EULEX-si ushtron aktivitet të dyfishtë:civilo –policor që ka dëshmuar se në disa raste ishte kontradiktor me veprimet dhe misionin që ushtron në këtë vend. Mirëpo ky fakt nuk duhet të ketë vlerë të veçantë para politikës vendore . Megjithatë bisedimet e faktorit ndërkombëtar në Beograd, i komandantit të EULEX-it , Kërmavo sqarojnë disa çështje të rëndësishme . Kërmavo për situatën në veri angazhohet më tepër, për gjetjen e një rruge që qon kah përmirësimi i gjendjes në veri në bazë të pajtimit reciprok, prandaj deklaron se nuk e përkrah strategjinë për veriun e hartuar nga Qeveria e Kosovës , prandaj gjatë këtyre bisedimeve është përqendruar më tepër në hapjen e gjykatave në veri të Mitrovicës…
Ambasadori amerikan në Kosovë ,Kristofer Dell deklaron se koha ka ardhur që t’u thuhet stop strukturave paralele të Serbisë , krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Mitrovicës, prandaj kjo është me rëndësi për ne, për lidershipin dhe Qeverinë e Kosovës ,për implementimin dhe realizimin e strategjisë për veriun. Në këtë fushë duhet të jemi unikë, në rend të parë faktori vendor për realizimin e stratëgjisë së Qeverisë së Kosovës…