Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Jasharajt

| E shtune, 06.03.2010, 07:58 PM |


Dibran Demaku


J A SH A R A J T

Ato po vinin nëpër shekuj kaluar
po hynin në histori me automatik në dorë
ne shekujt që vijnë këngë e kënduar
Lulëkuqe Kosove-Emblemë në kraharor...


USHTIMË SHEKUJSH

(Adem Jasharit)

Pranverën e donte më shumë se çdo stinë
n`malet e Drenicës gjakonte lirinë
Netët ballkanuike gur i rëndë në zemër
Kosovës martire një këngë një emër.

Shtatin ballë furtunash Lis-vertikalisht
anë e kënd atdheut një gjuhë arbërisht
Kullat e vendlindjes legjendë në gur
sot e n`histori Shqiponjë në flamur.

Ushtimë shekujsh Trim-Adem Jashari
agimet i ndizte me shkëndija zjarri
N´gjerdanin e lirisë një lule më shumë
n`djepa të fëmijërisë ëndrrat rrjedhin lumë...