GËZUAR DATËLINDJEN, NAUM PRIFTIT!
Festa e mësuesit, 7 marsi 2010, këtë vit, na jep edhe një simbol bashkësish, numrin 77, përvjetorin simbolik të mësuesit patriot, tregimtarit, humoristit dhe publicistit të spikatur, krijuesit të 100 librave, penës së artë të letrave shqipe, sekretarit të Shoqatës Panshqiptare VATRA, Naum Priftit.
Duke i uruar përvjetorin e lindjes e përshëndesim me respekt dhe dashuri, shkrimtarin e madh, duke i dëshiruar “rini” dhe krijimtari të pashtershme.
O, i madhi Rehovar,
Këto numrat 7-7
Po ti nxjerrësh bararabar,
Do duket se je në fshat,
këmbëkryq, rrëzë Gramozi.
Kush mendonte atëherë,
se kishte lindur kollozi?
Rrofsh e qofsh i ri, përherë!
LUAN ÇIPI,
nga Vlora