Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Epigrame

| E merkure, 03.03.2010, 10:01 PM |


PILO  ZYBA

Epigrame

GJYSHJA  IME

Gjyshja që fjalës ia dinte gjithë hilet,
Më thosh:  - Ki kujdes me fjalën dhe trillet
Se është një mushkë xanxare që s’lidhet.


ÇMIMI  POETIK

Çmim i dhanë poetit, çmim me vlerë,
Sa një potkua kali një dekoratë.
Poeti ecte me kokën lart nëpër erë,
Çmimi kokë varur si i ngratë.


SYRI

Syri i pa ngopur
Që lodhet duke baritur,
Gjithnjë flë i  uritur!


ÇOBANI  I  MËNÇUR

Fali kopenë
Për një zyrë e një karrike.
Tani mjelja,
I del me leverdi të madhe ekonomike.


FRERI

Fre për kafshët prodhon Veliu
Fre për kuaj, mushka e gomerë,
Por gojës së tij faqeziu
Fre nuk i vuri asnjëherë